Nazime Visha u abuzua kur ishte e mitur

Nazime Visha u abuzua kur ishte e mitur

800
0
SHPËRNDAJE

Mjekësia Ligjore

Në prani të psikologes, kryhet ekspertiza dhe u jepen dhjetë përgjigje prokurorëve

Sipas ekspertizës mjekoligjore, 18-vjeçarja që vrau Fiqiri Muçën nuk ka qenë ndonjëherë shtatzënë

Bledi Gilaj

Mjekësia ligjore vërteton se Nazime Visha, vajza që vrau Fiqiri Muçën për arsye se ai e kishte dhunuar seksualisht që në moshë të mitur, ka thënë të vërtetën. Nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se ajo nuk ka qenë shtatzënë dhe që ka kryer marrëdhënie seksuale që para disa vitesh. Kjo vërteton thëniet e saj se Fiqiri Muça ka kryer marrëdhënie seksuale me të, që në moshë të mitur dhe një akt i tillë nuk është parandaluar, duke sjellë vrasjen e tij. 18-vjeçarja ka qëndruar dje për gati dy orë në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku i është nënshtruar një ekspertize të kërkuar nga ana e Prokurorisë së kryeqytetit. Kanë qenë tre ekspertë të këtij instituti, të cilët kanë bërë këqyrjen fizike të adoleshentes, duke i dhënë kështu përgjigje edhe 10 pyetjeve të ngritura nga ana e hetuesve të Prokurorisë, të cilët që prej datës 12 gusht janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore. Në konkluzionet paraprake, është arritur të konstatohet se adoleshentja ka një deflorim të hershëm, ndërsa për sa i përket shtatzënisë apo versionit të abortimit të fëmijës, mjekët thonë se nuk kanë gjetur shenja të kësaj natyre.

Sipas të dhënave, prokurorët kanë kërkuar të dalin në konkluzione në lidhje me rrethanat që kanë çuar Nazime Vishën drejt vrasjes së Muçës, duke qenë se ajo ka pretenduar se është përdhunuar që e vogël, ende pa i ardhur periodat, ndërkohë që më vonë, ai ka tentuar ta trafikojë për qëllime prostitucioni. Madje, në këto kushte, ai e ka mbajtur Nazimen të fshehur në pyll për disa ditë, kur ajo pretendon se është rrëmbyer, por që policia nuk ka hetuar më tej mbi këtë çështje, duke u mjaftuar me deklaratën e 18-vjeçares, se ishte larguar me dëshirën e saj. Duke qenë se Prokuroria ka kryer një sërë hetimesh, ka vendosur të kryejë edhe ekspertizën mjekoligjore të Vishës, ku ekspertët kanë deklaruar se ka një deflorim të vjetër, para disa vitesh, por që nuk përcaktohet koha e qartë. Ndërkaq, mjekët kanë shpjeguar se ndryshe nga mesazhet telefonike të publikuara në disa media, ku hidhen dyshime se ajo ka qenë shtatzënë dhe më pas ka abortuar, rezulton që nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Deri tani, hetimet e kryera nga Prokuroria vërtetojnë se Nazime Visha ka rënë pre e marrëdhënieve seksuale që në moshë të mitur dhe që historia e treguar prej saj përballë hetuesve është e vërtetë. Prokurorët kanë bërë pyetje të ndryshme për ekspertët, me qëllim për të plotësuar dokumentacionin mbi hetimin e kësaj çështjeje. Veç ekspertëve të mjekësisë ligjore, ka pasur edhe bashkëpunim me gjinekologë të spitalit civil. Ekspertiza e vajzës është kryer në prani të psikologes së caktuar nga shteti, e cila duhet të mbikëqyrë Nazime Vishën dhe që më pas duhet të përpilojë një raport që do t’i vihet në dispozicion Prokurorisë për gjendjen mendore të të pandehurës. Por ende nuk dihet nëse nga ana e tij Prokurori do të kërkojë edhe një ekspertizë psikiatrike nga mjekësia ligjore për Nazime Vishën, e cila, sipas burimeve nga paraburgimi 313, ku ajo po mbahet në masën e arrestit me afat, ka shfaqur shenja gëzimi dhe euforie që ndodhet në burg. Sipas psikologëve, këto shenja i shfaqin persona të paraburgosur që ende nuk e besojnë që ndodhen në qeli dhe që vijnë nga mjedise më të dhunshme se ai që ofron një burg.