Thashethemet të bëjnë mirë

Thashethemet të bëjnë mirë

78
0
SHPËRNDAJE

Ja si na ndihmojnë të shpëtojmë jetën

Nuk duhet mohuar që një pjesë e thashethemeve janë vërtet të këqija, por sërish janë të rëndësishme, sidomos kur kemi nevojë të shkëmbejmë informacione me të tjerët

Një sagë e shkruar nga dy profesorë të Universitetit të Berkeley-t lartëson thashethemet. Përmes tyre mund të njohim rrezikun që na kanoset nga të tjerët. Veç të tjerash thashethemet janë baza e bashkëjetesës sonë

Kush flet keq për të tjerët të helmon edhe ty që e dëgjon, kështu që bëni kujdes me llafazanët. Edhe pse thashethemet nuk para vlerësohen nga njerëzit që nuk merren me llafe, sipas antropologëve dhe psikologëve, janë të dobishme dhe të nevojshme për njerëzit. Për këtë qëllim është bërë edhe një studim që është aprovuar edhe nga “Journal of Personality and Social Psichology”. Në të thuhet se thashethemet janë shkëmbime informacionesh që i ndihmojnë personat, të cilët merren nëpër gojë, të njohin veçanërisht rrezikun. Mesa duket thashethemet nuk na nevojiten vetëm për të shkarkuar tensionet, por edhe për t’u informuar rreth të rejave më të fundit. Përveç kësaj, i bëjnë edhe më tërheqëse faqet e gazetave. Pra me fjalë të tjera në bazë të bashkëjetesës sonë qëndrojnë thashethemet: janë arma e domosdoshme e shoqërisë që lejon mbrojtjen e individit dhe të grupit nga elementi destabilizues. Është pikërisht ajo që Universiteti i Berkeley-t e quan “pro-social gossip”: thashethemet që na shpëtojnë jetën.

“Virtytet e thashethemeve”, kështu titullohet saga e realizuar nga grupi i drejtuar prej Matthee Feinberg. “Natyrisht që të gjithë ne e shohim thashethemin si diçka negative dhe të keqe. Nuk duhet mohuar që një pjesë e thashethemeve janë vërtet të këqija, por sërish kanë rol të rëndësishëm, sidomos kur kemi nevojë të shkëmbejmë informacione me të tjerët për një person të tretë për shembull që nuk është i pranishëm në bashkëbisedim”, thotë autori tjetër Robb Willer për “New York Times”. Gjëja që të çudit vërtet nga ky studim, është funksioni i vetëm pedagogjik i thashethemeve. “Nuk mund të themi se të gjitha thashethemet janë të virtytshme, por nga pikëpamja e interesave të grupit funksionojnë”, thotë Feinberg.

“Unë jam i çmendur pas shoqërisë dhe çdo natë dua të dal”, thoshte Andy Warhol. “Nëse qëndroj në shtëpi do të filloj të bëj thashetheme me qentë e mi”. Profesorët e Berkeley-t, me të tyren janë përpjekur të shpjegojnë atë nevojë urgjente: e njëjta që e detyroi berberin e mbretit Mida ta tregonte në një gropë sekretin që kishte zbuluar, gjë që edhe para se të vdiste nuk e tregoi.

Nga miti në shkencë, studiuesit morën në studim 50 vullnetarë dhe u kontrolluan rrahjet e zemrës teksa shihnin një grup personash që merrnin pjesë në një lojë shoqërore. Kur një lojtar fillonte të mashtronte i shtoheshin rrahjet e zemrës. Pulsi ngadalësohej sapo njëri nga lojtarët lajmëronte të tjerët se një i tretë po gënjente. Thashetheme mbi atë lojtar hileqar i bënte të tjerët të ndiheshin mirë. Grupi ishte i njoftuar: lojtarët e tjerë mund ta kishin shmangur.

Por si mund të bëhet dallimi mes thashethemeve të mira dhe të këqija? Në këtë pikë loja fillon të nxehet. Antropologu Robin Dunbar e ka shpjeguar thashethemin si evolucionin e “grooming”. Dihet që e folura ka favorizuar komunikimin mes njerëzve dhe i ndihmoi ata të ndanin miqtë nga armiqtë. Kështu nga “grooming” lindi gjuha në formën e thashethemeve, për shembull: “E di që ai zotëria atje shoqërohet me dy vajza të reja, ose më saktë ka dy të dashura njëkohësisht?”.

Thashethemet mund të tregojnë edhe anë të pazbuluara të njeriut, për shembull që Hillary Clinton ishte shumë e lodhur dhe e palyer gjatë një udhëtimi diplomatik në Azi, ose që kishte kthyer një shishe të madhe me birrë gjatë një misioni në Afrikën e Jugut?

Thashethemet për të ndenjurat e Pippa Middleton nuk kanë fund. Por ç’vlerë ka një muhabet kur përsëritet vazhdimisht? Me të vërtetë, peripecitë e Lindsay Lohan, që një ditë paraqitet në gjyq, një ditë tjetër e sheh në burg, apo në qendër rehabilitimi mund të kenë ndonjë vlerë pedagogjike? Shkrimtarët këshillojnë të mos bëni shumë thashetheme, edhe pse si gjithmonë çdo gjë e keqe e ka edhe një të mirë. Në këtë rast e mira e thashethemeve është paralajmërimi: që mund të ruhesh nga dikush, pikërisht nga ai që i ka përhapur këto fjalë.

 

Studimi është aprovuar edhe nga “Journal of Personality and Social Psichology

Protagonistët

Në shkretëtirë – E akuzuar për përgjimin e VIPA-ve nga maja “News of the world

Aktorja e shqetësuar – Lindsay Lohan në objektiv për sjelljet e saj të pahijshme me drogën, alkoolin dhe të tjerat

Pa grim – Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, e kritikuar nga shtypi rozë për heqjen dorë nga grimi

Modelja – Dashuritë e Belen, nga futbollisti te fotografi, balerini e me radhë. Ky mund të konsiderohet një thashethem i vërtetë