Banjo alla japoneze për të rritur aksionet në bursë

Banjo alla japoneze për të rritur aksionet në bursë

15
0
SHPËRNDAJE
WC alla-japoneze

Banka gjigande e investimeve nga Japonia Nomura po përballet me një të ardhme të pasigurtë dhe aksionerët e saj kanë dalë me propozime nga më të ndryshmet për të rritur vlerën e aksioneve të saj në bursë. Por një aksioner ka dalë me një propozim origjinal: zëvendësimin e banjove me stil evropian me ato tradicional japonez.

“Të gjitha banjot në zyrat e kompanisë duhet të pajisen me ËC të stilit japonez pasi në këtë mënyrë ëmimet e aksioneve do të rriten përtej nivelit të katër shifrave,” propozoi një aksioner në faqen e internetit të bankës në pritje të takimit vjetor të aksionerëve që do të mbahet më 27 qershor. Sipas logjikës së propozimit, ËC-të e stilit japonez ndihmojnë bankierët të forcojnë trupin në vend që të relaksohen, gjë që mund të sjellë përmirësim të cilësisë së punës.

Ligji japonez sanksionon që një aksioner që ka nën pronësi së paku 30 mijë aksione për më shumë se gjashtë muaj, ka të drejtë të bëjë propozime në takimet vjetore.

Kompania vetë tha se qe e detyruar të pranonte dhe të merrte nën analizë propozimin.

Aksionet e kompanisë kanë rënë nën kuotën 1 mijë jen për njësi (12.75 usd) që nga viti 2008 dhe nuk janë ngritur mbi kuotën katërshifrore që nga ajo kohë.

Aksioneri i paidentifikuar ka ofruar 100 propozime, ku përfshihet edhe ndryshimi i emrit në “holldingu i Zarzavateve”, por vetëm 18 propozime plotësonin kushtet. Bordi i drejtorëve të bankës i ka hedhur poshtë që të gjitha propozimet.

Reuters 2 qershor 2012