Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

23 Shkurt 2012 Drejtor: Besnik Myftari,   Kryeredaktor: Aleksandër Çipa

“Lëkura e qenit” botohet në gjuhën esperanto

2012-01-27

Fatos Kongoli

Romani “Lëkura e qenit”, i shkrimtarit Fatos Kongoli, është botuar ditët e fundit në gjuhën esperanto. Përkthimin në këtë gjuhë e realizuan esperantisti polak, Tomasz Chmielik në bashkëpunim me esperantistin shqiptar, Bardhyl Mezini. Në muajin prill të këtij viti, një grup esperantistësh, mes të cilëve do të jetë edhe zonja Claude Naumont, nënkryetare e Organizatës Botërore të Esperantos, do të vijë për një vizitë në Shqipëri. Në programin e kësaj vizite do të kryhet edhe promovimi i romanit "Lëkura e qenit" të Kongolit në gjuhën esperanto. Romani "Lëkura e qenit" është botuar për herë të parë në shqip në vitin 2003. Më pas u përkthye dhe u botua në disa gjuhë të huaja, mes të tjerash në frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, polonisht etj.

"Lëkura e qenit" i dha shkrimtarit Fatos Kongoli "Pendën e argjendtë" në vitin 2003. Ndërsa në qershor të vitit 2006 botimi në gjuhën gjermane i romanit "Lëkura e qenit" u përzgjodh si "Libri i muajit" nga librarët e Gjermanisë.

Lart: C
Ulet: C

C

Nesër

Lart: 17°C Ulet: C

Pasnesër

Lart: 17°C Ulet: C
© 2006-2012 Gazeta SHQIP. All rights reserved.