Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

17 Maj 2012

Ndalohet takimi i avokatit të të drejtave të njeriut me Merkel 

2012-02-04

Kinë

Gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel në Kinë ka pasur një skandal. Avokati kinez për të drejtat e njeriut, Mo Shaoping, u pengua sipas të dhënave të veta që të merrte pjesë në takimin me Merkelin. Ai ishte ftuar për një pritje në ambasadën gjermane në Pekin, ku do të merrte pjesë edhe Merkeli, tha Mo. Policia e bëri këtë të pamundur, tha avokati. - Presidenti kinez Hu Jintao ka nxjerrë një bilanc pozitiv të bisedimeve me kancelaren gjermane Merkel në Pekin. Kjo vizitë do ta forcojë besimin dhe mirëkuptimin midis dy vendeve, tha Hu. Në bisedë me Hu Jintaon Angela Merkel theksoi që në Gjermani ka nisur viti kulturor i Kinës dhe që sivjet, Kina është vendi partner i Panairit të Hanoverit. Kancelarja e informoi Hu-në edhe për takimin e saj me kryeministrin Wen Jiabao të enjten, ku ajo pati bërë reklamë për besim në Bashkimi Europian. Me konceptet e saj për më shumë disiplinë buxhetore dhe për aftësi më të madhe konkurruese, BE-ja ka zgjedhur rrugën e duhur, tha ajo. Wen u bëri thirrje europianëve për ta luftuar shpejt krizën e huave. Kina po shqyrton një përfshirje më të madhe në fondet e shpëtimit të euros EFSF dhe ESM nëpërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pekini ka rezervat më të mëdha të valutës në botë.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2012 Gazeta SHQIP. All rights reserved.