|
Vijon nga numri i kaluar E vėrteta mbi shqiptarėt e Maqedonisė dhe shtrembėrimet e Enciklopedisė sė Shkupit Prof. Kristo Frashėri Te kjo tezė e re ne shohim njė nonsens, pėr tė mos thėnė njė absurditet. Por, disa akademikė sllavė tė Shkupit duket se nuk duan tė dinė fare pėr saktėsi historike. Pėr ta, maqedonėt e ditėve tona, vėllezėrit e bullgarėve apo kushėrinjtė e serbėve, kur e do puna janė sllavė, kur nuk e do puna nuk janė sllavė. Kur flitet pėr autoktoni ata nuk janė sllavė, por pasardhėsit e maqedonėve tė Filipit tė Maqedonisė e tė Aleksandrit tė Madh. Pėrkundrazi, kur takohen me vėllezėrit e familjes sė tyre etnogjuhėsore me rusė, bullgarė, serbė, ata shndėrrohen nė sllavė.
Rreth 30 vjet mė parė, erdhi nė Tiranė profesori maqedon, Hristo Andonov Poljanski, i cili mbajti nė Universitetin e Tiranės nė Fakultetin e Historisė njė ligjėratė mbi marrėdhėniet shqiptaro-maqedone. Ai e nisi ligjėratėn afėrsisht me kėto fjalė: Marrėdhėniet maqedone-shqiptare kanė rrėnjė tė lashta nė histori. Ato fillojnė, tha ai, qė nė kohėn e Aleksandrit tė Madh. I nderuari profesor i Shkupit kujtoi se me kėtė lashtėsi qė ai na atribuoi, ne, shqiptarėt e Shqipėrisė sė sotme duhej tė krenoheshim, sepse duke na trajtuar si fqinjė tė lashtė nuk ishim ardhacakė, por banorė tė viseve tona tė paktėn qė nė kohėn e Aleksandėrit tė Madh. Nė tė vėrtetė, gjithė auditori u step kur e dėgjoi kėtė profesor tė nxirrte nga goja xhevahirin e padėgjuar se maqedonėt e sotshėm ishin stėrnipėr tė Lekės sė Madh. Ca mė tepėr, auditori u ēudit kur profesor Poljanski tha se Heroi Kombėtar i shqiptarėve, Skėnderbeu, nuk ishte shqiptar, por maqedon, sidomos kur shtoi se nė ushtrinė qė ai udhėhoqi nė luftė kundėr Perandorisė Osmane bėnin pjesė kryesisht luftėtarė maqedonė dhe pak shqiptarė. Ne e pėrmbajtėm veten, por e pyetėm: Profesor, pėr cilėt maqedonė flisni, sepse pėr ne historianėt, nė kohėn e Aleksandėrit tė Madh, juve bridhnit ende nė stepat e Rusisė, kurse nė viset e Aleksandėrit tė Madh ju keni ardhur dhjetė shekuj mė vonė. Ai u pėrgjigj afėrsisht nė kėtė mėnyrė: Kam respekt, tha, pėr kulturėn tuaj dhe pėr dijenitė tuaja. Por ju, ende nuk e keni mėsuar historinė e vėrtetė. Ne, tha ai, maqedonėt, me tė vėrtetė kemi ardhur shekuj mė vonė, por pėrderisa u vendosėm nė trojet e maqedonėve tė lashtė, ne jemi pasardhėsit e tyre, jo vetėm pasardhėsit e tyre kulturorė, por edhe gjenetikė. Ne kemi tė drejtė tė krenohemi me Aleksandėrin e Madh dhe tė pėrdorim flamurin e tij. Pranojmė, i thamė, se nuk e dimė mirė historinė, prandaj u pyesim tė na sqaroni ēfarė do tė thoshit ju nėse turqit osmanė, tė cilėt u vendosėn nė viset e Perandorisė Bizantine dhe patėn tė njėjtin kryeqytet, Stambollin, do ta quanin veten e tyre pasardhės gjenetikė tė bizantinėve dhe shtetin e tyre do ta emėrtonin nė bazė tė kriterit tuaj, jo Perandori Osmane, por Perandori Bizantine? Deri sot nuk kemi marrė ende pėrgjigje.
Ne kujtuam se profesor Poljanski ishte njė pjellė e rrallė e nacionalizmit maqedonomadh, por tani po shohim se paskemi qenė tė gabuar. Paskemi qenė tė gabuar, sepse mė 1991, kur ish-Republika maqedone e Jugosllavisė u bė republikė e pavarur nė Ballkan, udhėheqėsit e saj adoptuan pėr flamur kombėtar tė tyre flamurin e Aleksandėrit tė Maqedonisė. Tė adoptosh emrin e lashtė tė Maqedonisė si emėr kombėtar tė republikės sė krijuar nė shekullin XX dhe tė adoptosh pėr kėtė republikė tė re flamurin e Aleksandėrit tė Maqedonisė, kjo pėrsėri ėshtė punė e tyre. Ne nuk kemi tė drejtė tė ndėrhyjmė kundėr vullnetit tė njė kombi. Megjithatė, si qytetarė tė njė vendi qė synon tė integrohet nė Bashkimin Europian dhe ca mė tepėr, si historianė qė pėrpiqen tė pėrvetėsojnė standardet e metodologjisė moderne tė historiografisė, nuk mund tė rrimė pa vėnė nė dukje se kėtu kemi tė bėjmė me njė ndryshim tė rremė, fals tė identitetit kombėtar. Ja, nė veprėn e kėtij profesori tė mbushur me "madhėrinė e vet" (shprehje e Migjenit) ėshtė mbėshtetur zėri shqiptarėt e Maqedonisė, qė botoi Akademia e Shkupit. Si mund tė ndryshohet tri herė identiteti kombėtar brenda njė shekulli? Ēfarė kombi ėshtė ky, pjesėtarėt e tė cilit janė sllavė dhe si tė tillė njė shekull mė parė quheshin bullgarė, pastaj e shpallėn veten maqedonė, por pėrsėri sllavė, kurse pas vitit 1991 e quajnė veten maqedonė antikė, pra jo sllavė? Na vjen me tė vėrtetė keq qė fqinjėt tanė janė ende nė kėrkim tė njė identiteti pėrfundimtar kombėtar, kėrkim i cili nuk dimė se ku do ti ēojė mė tej.
Tani le tė kthehemi nė faktet historike.
2
Struktura etnike nė Maqedoninė e sotme nė
shek. VI, nė pragun e dyndjeve sllave
Para se sllavėt tė vendoseshin nė Gadishullin Ballkanik, pra para Mesjetės sė hershme, maqedonėt e sotshėm, si pjesėtarė tė etnive sllave, banonin nė stepat e Rusisė. Nuk dimė tė ketė historianė qė ta kenė ndriēuar parahistorinė e sllavėve, pra historinė kur ata jetonin nė atdheun e tyre tė hershėm, e cila ėshtė ende thellėsisht e errėt. Nė fakt, etnogjeneza e maqedonėve tė sotshėm fillon me dyndjet e tyre nga stepat ruse dhe me ngulitjen e tyre nė trevat ballkanike. Pra, fillon kur ata u bėnė fqinjė me popullatat ilire, tė cilat banonin nė Gadishullin Ballkanik qė nga agimi i historisė e kėtej. Megjithatė, procesi i formimit tė etnisė maqedone apo i paraardhėsve tė tyre bullgaro-sllavėve nuk u krye menjėherė pas vendosjes sė tyre nė Gadishullin Ballkanik. Ai pushton shekujt e Mesjetės sė hershme.
Mesjeta e hershme ėshtė njė nga periudhat mė tė rėndėsishme tė historisė sė kombėsive tė Gadishullit Ballkanik. Si kudo nė kontinentin europian, edhe kėtu, gjatė kėsaj periudhe ndodhėn shndėrrime tė thella nė fushėn ekonomike dhe shoqėrore, politike dhe kulturore. Shkakun themelor kėto shndėrrime e patėn te kriza qė mbėrtheu rendin skllavopronar dhe te vala e gjatė e dyndjeve barbare qė pėsoi Gadishulli Ballkanik nė fund tė Antikitetit dhe nė fillim tė Mesjetės sė hershme. Nė kuadrin e kėtyre dy fenomeneve, shoqėria antike skllaviste nė kėto troje u pėrmbys. Mbi gėrmadhat e saj lindi shoqėria feudale e Mesjetės sė hershme. Nė tė njėjtėn kohė, nė pėrfundim tė dyndjeve barbare nė Gadishullin Ballkanik ndodhėn ndryshime tė rėndėsishme edhe nė hartėn etnike tė Europės Juglindore. Disa kombėsi antike u zhdukėn, disa rezistuan. Vendin e kombėsive qė u zhdukėn e zunė popullata tė reja qė u dyndėn nga veriu dhe nga verilindja e gadishullit.
Dihet se Mesjeta e hershme ėshtė jo vetėm pėr trevėn shqiptare, por pėr mbarė Europėn Juglindore, njė periudhė thellėsisht e varfėr nga pikėpamja e burimeve dokumentare. Kėtė varfėri tė burimeve historike e kanė shfrytėzuar historianėt e interesuar sllavė pėr tė krijuar pėrshtypjen fiktive, sikur nė Antikitetin e vonė, nė fillim tė dyndjeve barbare, trojet e Maqedonisė dhe tė Dardanisė kishin mbetur pa banorė dhe se ato u mbushėn, sipas tyre, me banorė tė rinj sllavė, tė cilėt vėrshuan nė kėto vise nė pjesėn e parė tė shekullit VII. Me njė fjalė, sipas tyre, banorėt sllavė nuk janė uzurpatorė, por popullata qė mbushėn toka tė zbrazura pa banorė, duke fituar kėshtu tė drejtėn e pronėsisė mbi kėto vise. Por, pėr tė dyja kėto ēėshtje me rėndėsi kapitale - pėr asgjėsimin e popullatave tė mėparshme ilire dhe pėr vendosjen e popullatave tė dyndura sllave - historianėt qė pėrkrahin kėtė tezė tė re nuk kanė sjellė pėr asnjėrėn prej tyre argumente historike.
Me kėtė rast dua tė pėrsėris atė qė kam pohuar nė konferencėn organizuar nė Shkup nė dhjetor tė vitit 1991, me titull "Shqiptarėt e Maqedonisė". Aty kam thėnė:
"Nuk ėshtė e fshehtė se ėshtė mohuar prania e shqiptarėve nė viset e tyre tė Ballkanit gjatė kėsaj periudhe (gjatė Mesjetės sė hershme - K.F.). Kjo ka krijuar atė interpretim tė shtrembėr sikur shqiptarėt nė trojet e tyre historike nuk janė tė zotėt e shtėpisė, por tė ardhur. Ėshtė temė e vėshtirė sigurisht. Mungojnė materialet dhe burimet e shkruara janė shumė tė varfra. Por, burimet mungojnė edhe pėr ata (maqedonėt - K.F.) qė pretendojnė se janė tė zotėt e shtėpisė". (Shqiptarėt e Maqedonisė, botim i Meshihati i BI nė RM, Shkup 1994, f.634).
Ndėrkohė, rezultatet e hulumtimeve tė mėvonshme kanė hedhur nga pikėpamja dokumentare mjaft dritė mbi strukturėn etnike qė kishin viset shqiptare tė Maqedonisė sė sotme nė pragun e dyndjeve sllave. Nė trajtesėn "Historia e Kosovės, vėll.I, Dardania (Kosova antike), pėrgatitur nga Kristo Frashėri, botuar nga "Dudaj", Tiranė 2008, janė sjellė me sa e ka lejuar vendi dėshmi qė provojnė se treva e gjerė e Dardanisė ka qenė qė nga agimi i historisė vazhdimisht e banuar nga popullatat e etnisė ilire. Kjo pėr tė treguar se kur filluan dyndjet e popullatave sllave, Dardania nuk ka qenė njė provincė e shkretuar, siē pretendojnė historianėt sllavė, por njė vend me popullsi tė dendur ilire, pa mohuar se krahas tyre ka pasur dhe popullata ilire tė romanizuara ose thjesht banorė romakė-latinė. Ato provojnė jo vetėm se kjo pjesė e Dardanisė, e cila ėshtė e pėrfshirė nė Republikėn e sotme tė Maqedonisė ka qenė e ngjeshur me banorė ilirė, por edhe faktin tepėr tė rėndėsishėm se kjo popullsi ilire ka qenė nė atė kohė shumė dinamike nė jetėn ekonomike, shoqėrore, politike tė Perandorisė Bizantine. Mė tej akoma, provinca dardane ka qenė kaq dinamike dhe kaq e populluar me banorė ilirė sa nga gjiri i saj dolėn gjatė shekullit VI, tre perandorė tė Bizantit me origjinė ilire. Ata qenė: i pari, Justini (518-527) nga Bederiana pranė Shkupit, nė Dardani, tė cilin kronisti bizantin i kohės sė tij, Prokopi i Cezaresė e cilėson nė veprėn e tij - me prejardhje ilire (Historia quae dicitur Arcana, Lipsiae, B.G. Teubner, 1913, vėll. III, 6,2); I dyti, Justiniani (527-565), i mbiquajtur i Madh, nipi i Justinit, i cili lindi, sipas Prokopit tė Cezaresė, nė Tauris, fshat pranė Bederianės sė Dardanisė, nė afėrsi tė Shkupit, edhe ky ilir; i treti, Justini II (565-578), i cili ishte dardan, pra ilir, posa qė ishte nipi i Justinianit tė Madh (Menandri, Historici Graeci Minores, edidit Ludovicus Dindofias, fr.25-26).
Fakti qė Justiniani ndėrtoi dhe rindėrtoi nė Dardani nė mes tė shekullit VI mė shumė se 158 kala, pra shumė mė tepėr se nė provincat e tjera (nė Epirin e Ri 58 kala; nė Epirin e Vjetėr 36 kala; nė provincėn maqedone 46 kala), tregon se kėtu popullsia vazhdonte tė ishte e dendur dhe jo e rralluar, siē pretendojnė jo pak historianė. Edhe dekreti qė nėnshkroi Justiniani mė 18 tetor 532 mbi vėshtrimin juridik tė institutit tė familjes drejtuar prefektit tė prefekturės sė Ilirikut dėshmon pėr njė jetė shoqėrore dhe sllaviste tepėr aktive te dardanėt. Jetėn shoqėrore aktive tė Dardanisė e dėshmon dhe novela XI pjesė e "Codex Justinianus", qė Justiniani shpalli nė vitin 535, me tė cilėn ai krijoi nė trevėn dardane, madje nė vendlindjen e tij, pranė Shkupit, njė kryepeshkopatė tė re nėn ombrellėn e Romės, pa pėrfshirė provincėn e Maqedonisė, pra njė institucion kishtar qė nuk do tė kishte mė lidhje me kryepeshkopatėn e Selanikut, e cila mbeti e varur nga Kostandinopoja. Pėr mė tepėr, edhe pse nėn ombrellėn e Romės, institucioni i ri nuk do tė ishte mitropoli, siē ishte ajo e Shkupit, por njė kryepeshkopatė nė njė shkallė mė tė lartė, me statusin e ekzarkatit, e cila nėnkuptonte se do tė gėzonte njė autoqefali kishtare. Vetė ngritja e njė ekzarkati nėnkupton njė popullsi mė me peshė se sa kishte njė kryepeshkopatė nė atė kohė. Fakti qė kjo kryepeshkopatė kishte nė vartėsinė e vet disa peshkopata, ėshtė njė dėshmi mė tepėr qė provon popullsinė e dendur tė krishterė tė Dardanisė.
Nė kundėrshtim me historianėt kryesisht sllavė, tė cilėt mohojnė karakterin etnik ilir tė banorėve qė popullonin brezin jugor tė trevės dardane, me qendėr Shkupin, nuk mungojnė historianė jugosllavė, tė cilėt nuk pajtohen me kolegėt e tyre tė politizuar. Midis tyre, vlen tė pėrmendet njė nga penat mė tė njohura tė historiografisė bashkėkohore jugosllave, Fanulla Papazoglu. Ajo ka shkruar se Dardania ishte "njė nga krahinat ballkanike mė pak tė romanizuara" dhe se "popullsia e saj vendase duket se e kishte ruajtur mė mirė se gjetiu individualitetin dhe vetėdijen e saj etnike". Pastaj "nuk duhet pra, pėrjashtuar mundėsia qė dardanėt, tė cilėt i shpėtuan romanizimit, tė kenė mbijetuar, pėrfundon ajo, edhe pas migracionit sllav dhe tė kenė dalė nė Mesjetė me emrin shqiptar". (F. Papazoglu, Les royaumes dIllyrie et de Dardanie. Origines et developpement. Structures, hellenisation et romanisation. Nė: "Iliri e Albanci", Beograd 1988, f. 19). Po ashtu, gjuhėtari i shquar serb, Henrik Bariē, pranon se shqiptarėt banonin nė hapėsirėn e Dardanisė dhe tė Peonisė, para se nė kėto vise tė dyndeshin sllavėt. Nė mungesė tė njoftimeve historike, shkruan ai, praninė e shqiptarėve nė kėto vise nė fund tė Antikitetit dhe nė fillim tė Mesjetės e vėrtetojnė jo vetėm emrat ilirė tė personave qė ndeshen nė mbishkrimet e varreve, por edhe toponimitė antike tė kėsaj treve, siē janė Scupi, Naissus, Astibos, Lychnis, shndėrrimi i tė cilėve nė trajtat e mėvonshme Shkup (Scupi), Nish (Naissus), Shtip (Astibos), Ohėr (Lychnid), etj., shpjegohet me anėn e ligjeve fonetike jo tė sllavishtes, por tė shqipes (H. Bariē, Hymje nė historinė e gjuhės shqipe. Prishtinė 1955, f. 49-50).
Nga sa u tha deri kėtu dalin dy konkluzione, tė cilat akademikėt e Maqedonisė duhet ti kenė parasysh: e para, se nė pragun e dyndjes sė barbarėve nė Gadishullin Ballkanik provinca e Dardanisė nuk ishte rralluar pėr nga popullsia, por kishte banorė ilirė aktivė dhe, e dyta, se kėto vise ilire ku dhe sot e kėsaj dite banojnė shqiptarė nė shumicė, tė cilėt nė shekullin VI vazhdonin ta kishin fytyrėn tė kthyer nga Roma, nuk kishin asnjė lidhje me provincėn maqedone, e cila kishtarisht mbeti e lidhur me Kostandinopojėn. Mohimi i kėtyre konkluzioneve ėshtė njė spekulim pa shije.
Tė dy kėto konkluzione na bindin se, teza e pėrhapur nė historiografinė ballkanistike se nė fund tė Antikitetit, pra para ngulimeve sllave nė Ballkan viset e sotme tė Maqedonisė ishin pa banorė, mbėshtetet nė pohime aprioristike pa dėshmi dokumentare. Kundėrshtarėt e kėtyre dy konkluzioneve citojnė jo burimet dokumentare tė Antikitetit tė vonė, por njėri-tjetrin ose shumė-shumė toponimet sllave qė ndeshen nė viset shqiptare tė Maqedonisė. Toponimet sllave, tė cilat sot janė tepėr tė pėrhapura jo vetėm nė viset shqiptare tė Maqedonisė, por edhe nė mbarė Gadishullin Ballkanik, nuk ndeshen nė shekujt e hershėm mesjetarė. Ato dalin nė fushėn e burimeve dokumentare mė vonė, duke filluar nga shekulli XI e kėtej. Nuk ėshtė pa vend tė pėrmendim kėtu njoftimin qė na jep kronisti bizantin me origjinė ilire, Marcelin Komesi, sekretari i perandorit Justinian, me origjinė dardane nė veprėn e vet "Chronicon". Shkupin ai nuk e vendos nė asnjė nga tė dyja Maqedonitė, por nė provincėn e Dardanisė (Marcellinus Comes, Chronicon, ad An. 518). Po ashtu, edhe Hierokli e quan Shkupin "Skupimetropolis", domethėnė kryeqendrėn e Dardanisė (Synecdemos 655, XVI, 8).
Si pėrfundim, nuk ėshtė e drejtė orvatja e disa historianėve, tė cilėt kur ngjarje qė kanė ndodhur nė brezin jugor tė Dardanisė antike i pėrfshijnė si ngjarje qė i takojnė Maqedonisė antike dhe mesjetare.
Tiranė, Nėntor 2009
|


|