|
Lista e barnave me rimbursim rrezikon bllokimin Zhvlerėsimi i lekut, projektbuxheti pėr vitin 2010 parashikon 382 milionė lekė pėr barnat Lorina Mixha Rritja e ēmimit tė euros dhe zhvlerėsimi i lekut nė tregun e kėmbimit valutor ka shqetėsuar importuesit e ilaēeve.
Pak kohė mė parė ata kanė biseduar me ministrin e Shėndetėsisė qė do i jepej zgjidhje problemit tė fitimeve tė tyre, duke qenė se ilaēet e listės sė barnave me rimbursim blihen me euro apo dollar dhe llogaritjet pėr rastin e grosistėve nuk bėhen sipas kursit aktual tė kėmbimit valutor. Ėshtė rėnė dakord qė do tė merret parasysh pėr ēdo pėrllogaritje, kursi i kėmbimit tė valutės sipas raportit tė Bankės sė Shqipėrisė me 132 lekė pėr 1 euro, tė dhėnat e gjashtėmujorit tė fundit. Kjo masė ėshtė vendosur sipas parashikimit tė Ministrisė sė Financave. Ndėrkohė qė importuesit e ilaēeve nuk bien dakord qė pėrllogaritjet pėr ilaēet tė bėhen sipas kursit me 132 lekė. Nė rast se nuk do tė shtohet fondi pėr efektin e ndryshimeve tė ēmimeve dhe kursit tė kėmbimit, atėherė grosistėt do tė refuzojnė tė lidhin kontratat me Institutin e Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor, pėr listėn e barnave me rimbursim, e cila duhet tė jetė gati deri nė fillim tė muajit dhjetor.
Kjo do tė thotė se rrezikojnė tė mbeten pa ilaēe pensionistėt, kategoritė e pacientėve qė vuajnė nga sėmundje kronike apo nga sėmundje tė veēanta.
Grosistėt
"Kemi 9 muaj qė shesim me ulje, pėr ilaēet deri tani kursi i kėmbimit ėshtė llogaritur me 123 lekė pėr 1 euro. Pak ditė mė parė kemi pasur njė takim me autoritetet shėndetėsore dhe ne si kryesi kemi bėrė prezent qė minimumi i kursit tė llogaritet me 136, 137 lekė", tha Kastriot Zotaj, kreu i Shoqatės sė Grosistėve. Sipas tij, nė rast se nuk do tė merren parasysh kėrkesat e tyre, atėherė grosistėt do tė refuzojnė lidhjen e kontratave me Institutin e Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor.
"Nė rast se do tė llogaritet me 132 lekė ne nuk do ta firmosim kontratėn pėr 2010-n dhe tregu do tė mbetet bosh. Njė shtet ka vetėm njė kurs kėmbimi, ne kemi kursin e doganės. Kursi qė na vėnė nė rimbursim ėshtė tjetėr me kursin e zhdoganimit, ne me kėtė kurs tatohemi. I blejmė me 138, 139 dhe nė Qendrėn e Kontrollit tė Barnave kur vijnė llogariten me 123. I kemi paraqitur propozimet, ndėrkohė qė kemi biseduar edhe me ministrin", sqaroi Zotaj. Sipas tij, qė me rritjen e ēmimit tė euros nė tregun e valutės dhe mosgjetja e zgjidhjes pėr ēėshtjen e tregtimit tė barnave ka shkaktuar probleme me financat e grosistėve, tė cilėt nėse nuk gjejnė zgjidhje pėr vitin 2010 do tė refuzojnė tė sjellin barna nė vend.
Projektbuxheti
Sipas projektbuxhetit tė vitit 2010, shpenzimet pėr vitin 2010 janė parashikuar tė balancuara me tė ardhurat, pra 25949 milionė lekė ose 7.18 pėr qind mė shumė se plani i vitit 2009, si dhe e barabartė me tavanet e pėrcaktuara nga Ministria e Financave.
"Shpenzimet e rimbursimit tė barnave pėr vitin 2010 tė arrijnė nė rreth 20.55 pėr qind tė totalit tė shpenzimeve tė ISKSH-sė pėr vitin 2010. Nė kėto pėrllogaritje janė marrė parasysh: efekti i ndryshimeve tė ēmimeve pėr vitin 2010 dhe kursi i kėmbimit me rreth 382 milionė lekė", thuhet nė projektbuxhet. Sipas parashikimeve tė Ministrisė sė Financave, efekti financiar nga zgjerimi i listės sė barnave tė rimbursueshme, si dhe faktorė tė tjerė duhet tė merren nė konsideratė nė planifikimin e shpenzimeve tė rimbursimit.
|


|