|
Cana: E ardhmja ime te Marseja ėshtė 50-50
Largimi i mesfushorit tė Kombėtares shqiptare, Lorik Cana, nga Olimpiku i Marsejės nė fund tė kėtij sezoni ėshtė shumė i mundshėm. Njė gjė tė tillė e ka konfirmuar vetė kapiteni i skuadrės franceze nė njė prononcim pėr sportiven "Aujourdhui Sport". 25-vjeēari ka deklaruar se shanset e tij pėr tė qėndruar te Marseja edhe nė sezonin e ardhshėm janė 50 me 50. "Ka mundėsi tė largohem, edhe pse kam kontratė tė vlefshme deri nė vitin 2012. Do tė bisedoj me familjen dhe drejtuesit e klubit tė Marsejės nė fund tė kėtij edicioni. Dera ėshtė e hapur, por tė gjithė dhe nėse do dua tė largohem, askush, nuk do ta pengojė njė gjė tė tillė, por do ta respektojnė vendimin tim", ka thėnė kapiteni i Marsejės, Cana, pėr mediat franceze. "Ndoshta nuk do tė largohem menjėherė, por karrierėn nuk do ta mbyll kėtu, edhe pse kam shumė kohė me skuadrėn. Nuk e kam me nxitim largimin, pasi kam dėshirė tė fitoj diēka me Marsejėn para se tė largohem. Sot gjasat pėr tu larguar nga kėtu jam 50 me 50", u ka thėnė marsejezėve. Mesfushori kuqezi edhe njėherė nuk e ka fshehur dėshirėn e tij tė madhe pėr tė luajtur nė Premier Ligė apo Bundesligė. Ai ka pasur oferta nga Liverpuli, Evertoni, Arsenali, Bajerni i Mynihut dhe Hamburgu. "Anglia dhe Gjermania mė tėrheqin shumė. Nė Bundesligė shpesh ėshtė pėrmendur emrin i Bajernit, por nuk ka ende asgjė konkrete", ka theksuar Cana. Ai luan te Marseja qė nga korriku i vitit 2005, kur u transferua nga skuadra e PSG-sė pėr dėmshpėrblim prej katėr milionė eurosh. Sot kartoni i tij kap vlerėn e 14 milionė eurove. Cana ka regjistruar 118 paraqitje me fanellėn e kėsaj skuadre dhe ka shėnuar 16 gola. Skuadrėn e Marsejės sezonin e ardhshėm do ta drejtojė trajneri francez, Didier Deshamp, qė synon ta mbajė shqiptarin nė ekip. Megjithatė, kjo duket se do tė jetė njė nismė e vėshtirė pėr tė, pasi Cana, i zhgėnjyer nga humbja e titullit, mund tė zgjedhė tė vazhdojė karrierėn nė njė tjetėr klub tė madh evropian.
|


|