. .
  25/05/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Kuzhe nis nga puna pėr anti-Portugalinė

Sot, konsultime me FSHF-nė pėr programin e Kombėtares

Altin Manallari

Emocionet e kampionatit pėrgatitet pak nga pak t‘i lėnė vendin atyre tė impenjimeve tė Kombėtares sonė, e cila pas rreth dy javėsh (mė 6 qershor do tė duhet tė zbresė nė fushėn e stadiumit "Qemal Stafa" pėr t‘u ndeshur me "Brazilin" e Evropės, Portugalinė. Janė pjekur kushtet tashmė. Shqipėria e ka trajnerin e saj qė prej tė martės sė kaluar, i cili prej 48 orėsh ka zbarkuar nė kryeqytet nė pėrmbushje tė misionit tė tij tė ri nė krye tė kombėtares kuqezi. Josip Kuzhe, tė shtunėn nė mbrėmje ėshtė shfaqur nė tribunėn VIP tė "Qemal Stafės", pėr tė ndjekur pėr herė tė parė me vėmendje njė ndeshje tė kampionatit shqiptar, atė tė "finales sezonale" mes Tiranės dhe Vllaznisė. Njė takim i shumė pritur nga tė gjithė, por qė do tė mund t‘i shėrbente edhe trajnerit tė ri tė pėrfaqėsues pėr tė evidentuar ndonjė element tė vlefshėm pėr Kombėtaren e tij. "Ishte njė ndeshje shumė e bukur dhe mund tė them se Tirana e meritoi kėtė fitore". Kėto ishin fjalėt e pakta tė Kuzhesė pėr ndeshjen e cila u fitua 2-1 nga bardheblutė, por ai nuk preferoi tė evidentojė momente tė veēanta apo emra tė veēantė lojtarėsh. Megjithatė, mendon se zyrtarisht do ta nisė punėn vetėm sot, kur edhe do tė ulet rreth njė tavoline me drejtuesit e FSHF-sė pėr tė pėrcaktuar procedurat e para tė programit tė Shqipėrisė anti-Portugali. "Pėr sa i pėrket detyrės si trajner i kombėtares, mendoj se do tė fillojmė zyrtarisht ditėn e hėnė (sot), kur do tė nis diskutimet me drejtuesit e FSHF-sė pėr tė pėrcaktuar datėn e grumbullimit pėr ndeshjen e radhės ndaj Portugalisė", pohon tekniku kroat, i cili pritet tė kėrkojė njė grumbullim sa tė shpejtė tė skuadrės, gjė qė do t‘i shėrbente pėr tė krijuar njė ide sa mė tė qartė rreth potencialit tė pėrfaqėsueses. Nė javėn e fundit ai thekson se ka marrė shumė informata pėr lojtarėt shqiptarė qė luajnė nė kampionatin vendas, por edhe ata qė aktivizohen nė kampionatet e huaja. Ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr vėshtirėsitė e ndeshjeve tė mbetura nė grupin 1 tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010, dhe shpreh keqardhjen pėr daljen e Shqipėrisė jashtė objektivit. "Na presin tri ndeshje tė vėshtira pėr eliminatoret e Botėrorit 2010 nė grupin 1. Sigurisht, nuk mė vjen mirė qė nuk kemi shumė pikė dhe nuk jemi nė lojė pėr kualifikim", sqaron Kuzhe. Por ai e di se kėto sfida do tė duhet t‘i shfrytėzojė mė sė miri pėr tė nderuar Kombėtaren e tė ardhmes, tė cilės do t‘i besohen objektivat pėr eliminatoret e Euro 2012. "Kėto do tė jenė ndeshje tė rėndėsishme dhe ne duhet tė bėjmė paraqitje tė mira, pėr tė qenė nė gjendje tė formojmė njė skuadėr tė mirė pėr eliminatoret e Evropianit tė ardhshėm", pėrfundon trajneri kroat i Shqipėrisė, qė gjatė gjithė ditės sė djeshme ka qėndruar nė hotel "Rogner", duke studiuar materialet filmike tė vėna nė dispozicion nga FSHF.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008