|
BB: Kriza prek Shqipėrinė nė disa sektorė
Raporti i "Perspektivės Ekonomike Globale 2009" paralajmėron rreziqet e sė ardhmes Vendet nė zhvillim, ku bėn pjesė edhe Shqipėria, do tė jenė mė tė prekurat nga kriza botėrore, pasojat e sė cilės do tė ndihen mė shumė nė 2009-ėn. Sipas "Perspektivės Ekonomike Globale" (PEG) 2009, botuar dje nga ekspertėt e Bankės Botėrore, ekonomia globale po kalon njė tranzicion nga njė periudhė afatgjatė rritjeje, tė kryesuar nga vendet nė zhvillim, nė njė periudh ė tė madhe pasigurie, ndėrsa kriza financiare nė vendet e zhvilluara ka tronditur tregjet kudo nė botė. Ne vijim, PEG 2009 paralajmėron se rritja botėrore e GDP-sė do tė jetė nė nivelet 2.5 pėr qind nė vitin 2008 dhe nė 0.9 pėr qind pėr vitin 2009. Vendet nė zhvillim do tė shėnojnė njė rritje nė 4.5 pėr qind vitin tjetėr, ēka dėshmon njė rėnie kundrejt 7.9 pėr qind tė arritur nė vitin 2007. Nė anėn tjetėr, kjo rritje pritet tė jetė negative edhe nė vendet me tė ardhura tė larta. "Njerėzve nė vendet nė zhvillim do tiu duhet tė pėrballen me dy goditje tė mėdha tė importuara nga jashtė-rritja marramendėse nė ēmimet e ushqimit dhe karburanteve, e pasuar kjo nga kriza financiare - e cila ka minimizuar tensionet nė tregjet e mallrave, por qė po teston efektivitetin e sistemeve bankare dhe po kėrcėnon njė numėr tė konsiderueshėm njerėzish me humbjen e vendeve tė punės kudo nė botė", citohet tė ketė thėnė Justin Lin, ekonomist i Lartė pranė BB dhe zv/president i Ekonomisė sė Zhvillimit. "Masa urgjente duhet tė ndėrmerren pėr tė parandaluar efektet negative tė krizės nė ekonomitė reale dhe te shtresat e varfra, pėrfshirė edhe vėnien nė jetė tė projekteve publike nė ndėrtimin e rrugėve, hekurudhave, shkollave dhe sistemeve tė kujdesit shėndetėsor", shtoi Lin. Duke u ndalur te parashikimi i bėrė pėr vendet si Shqipėria, raporti i BB-sė thotė se, nė momentin kur volumi tregtar botėror pritet tė tkurret afėrsisht 2.1 pėr qind nė vitin 2009, vendet nė zhvillim do tė pėrjetojnė rėnie tė konsiderueshme nė nivelin e eksporteve. Kushtet me shtrėnguese tė kreditimit dhe pasiguria nė rritje, pritet tė shohin ngadalėsimin e rritjes sė investimeve si nė vendet nė zhvillim, ashtu edhe nė vendet e pasura dhe tė zhvilluara nė vitin 2009, tė cilat do tė bien nė 1.3 pėr qind pėr vendet e zhvilluara dhe do tė rriten vetėm me 3.5 pėr qind nė vendet nė zhvillim pėrkundrejt shifrės 13 pėr qind nė vitin 2007.
Vendet nė zhvillim do tė shėnojnė njė rritje nė 4.5 pėr qind vitin tjetėr, ēka dėshmon njė rėnie kundrejt 7.9 pėr qind tė arritur nė vitin 2007
|


|