|
Zhduket familja e Ilir Kumbaros nė Shqipėri Prokuroria: Nga verifikimet rezultoi se edhe i vėllai i ish-shiksit ndodhet jashtė shtetit Ekstradimi i Ilir Kumbaros,
i pandehur me akuzat
e rrėmbimit tė Remzi
Hoxhės, Ziso Kristopulit
dhe Avdyl Loshajt vihet nė rrezik,
pasi nė Shqipėri nuk ka asnjė
pjesėtar tė familjes. Nga verifikimet
paraprake tė Prokurorisė
sė Pėrgjithshme ka rezultuar se
familjarėt e Kumbaros janė larguar
nė vendet perėndimore.
Por askush nuk ka dijeni pėr
vendndodhjen e saktė tė tyre.
Familja e tij prej vitesh jetonte nė
qytetin e Rrogozhinės. Mėsohet
se Kumbaro kishte vetėm njė
vėlla. Nga tė dhėnat ka rezultuar
se edhe ai ėshtė larguar jashtė
Shqipėrisė. Por fqinjėt e tij nuk
u kanė dhėnė detaje oficerėve
tė policisė, pėr shtetin ku mund
tė ndodhet. Duket se e vetmja
provė e organit tė akuzės pėr tė
vėrtetuar identitetin e tij ėshtė njė
fotografi, pra as shenja gishtash
dhe analiza tė ADN-sė tė bėra
me tė afėrmit. Por prokuroria
mund tė pėrdorė edhe njė citim
tė tė ndjerit Bashkim Gazidede,
sipas tė cilit "Ilir Kumbaron e kam
njohur kur mė ka kėrkuar lirim
nga puna nė vitin 1996. Nuk e di
se ēfarė pune ka bėrė, por mė ka
thėnė se do ikte nė Angli dhe unė
e kam liruar".
Mėsohet se Prokuroria Shqiptare
nuk ka dėrguar asnjė gjurmė
apo provė qė tė vėrtetojė se personi
i arrestuar disa javė mė parė nė
Angli, i vetėquajturi Shaqa Shatri,
ėshtė Ilir Kumbaro. Nė Drejtorinė
e SHIK-ut nė Tiranė apo nė zyrat e
regjistrit tė gjendjes civile nuk ka
asnjė "dosje" me prova qė mund
tė pėrdoren pėr njohjen e tij, nė
gjykatėn londineze. Madje, prova
e vetme e drejtėsisė shqiptare
ėshtė vetėm njė foto e disa viteve
mė parė, ku transformimi i tij,
pėr togat e zeza nė Angli, mund
tė hedhė poshtė gjithēka. Burime
zyrtare nga akuza qendrore thanė
dje se kanė pėrpiluar dosjen me
kėrkesėn pėr ekstradim tė Ilir
Kumbaros nė Shqipėri. Provat e
akuzės shqiptare janė dėshmitė
e personave tė rrėmbyer nga
SHIK-u nė vitin 1995, por ato nuk
mund tė pėrcaktojnė se personi i
arrestuar nė Angli ėshtė i akuzuari.
Hetuesit i kanė depozituar njė
kėrkesė SHIK-ut pėr gjurmė gishtash
tė tij nėpėr dokumentet qė
ka "kaluar nėpėr dorė", nė kohėn
qė ka qenė drejtues pėr Tiranėn.
Por, pėrgjigjja ka qenė e prerė:
nuk ka asnjė provė apo gjurmė tė
Ilir Kumbaros nė dosjen e tij, gjatė
kohės qė ka punuar. Madje, ka
informacione se tė gjitha shenjat
janė zhdukur nga ish-zyrtarėt e
Shėrbimit Inteligjent Shqiptar.
Zyrtarisht, Prokuroria e Pėrgjithshme
Shqiptare tha dje se tė
vetmet prova, qė janė nisur pėr
njohjen e Kumbaros nė Angli, janė
dėshmitė e bashkėpunėtorėve tė
tij tė ngushtė dhe njė foto e realizuar
vite mė parė. Por, ajo ēfarė
kėrkonte drejtėsia angleze ėshtė:
ēfarė ka tė pėrbashkėt personi
i vetėquajtur Shaqa Shatri dhe
Ilir Kumbaro? A ka elementė tė
pėrbashkėt tė arrestuarit nė Angli
me ish-zyrtarin e lartė tė SHIKut
shqiptar? Ku ka banuar dhe a
rezulton i regjistruar nė ndonjė
gjendje civile? Po gjurmė gishtash
dhe nga sa pjesėtarė pėrbėhet
familja e tij? Vetėm disa ditė mė
parė akuza i ėshtė pėrgjigjur
drejtėsisė angleze se nga krahasimi
i fotografive rezulton se ėshtė i
njėjti person dhe se Kumbaro ka
banuar nė qytetin e Rrogozhinės
dhe mė pas nė Tiranė. Por drejtėsia
shqiptare nuk ka mundur
tė kthejė njė pėrgjigje se nga sa
pjesėtarė pėrbėhet familja e tij,
pasi tė gjithė tė afėrmit ndodhen
jashtė Shqipėrisė, tė emigruar qė
nė vitin 1996.
|


|