|
Shpronėsimet, abuzime me ēmimin e tokės
Prefekti i Fierit i shkruan Berishės: Fshatarėt qė ankohen, kanė tė drejtė Afro 60 familje nė Komunėn e Levanit, nuk janė shpronėsuar ende pėr autostradėn Levan-Vlorė. Pėrcaktimi i vlerės pėr tokėn qė ka prekur gjurma e autostradės ka vonuar procesin e shpronėsimit. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, i cili thotė, pėr gazetėn "Shqip", se ankesat e shumta tė banorėve tė Levanit janė tė drejta, pasi vlera e shpronėsimit pėr tokat e vėna nė dispozicion nga fermerėt nuk i afrohet tregut tė sotėm, apo dhe ēmimeve tė shpronėsimeve tė tjera tė ndodhura pėr investime tė ndryshme publike.
Prefekti i Fierit thotė se, me gjithė vijimin e punimeve nė autostradėn Levan-Vlorė, sėrish njė pjesė e fermerėve nuk janė shpronėsuar. "Unė jam njohur nga afėr me problemin e rreth 60 familjeve nė Levan, qė nuk pranojnė vlerėn e vėnė nė dispozicion pėr shpronėsim. I jam drejtuar Kryeministrit tė vendit me njė kėrkesė zyrtare dhe tė protokolluar. Konkretisht, Kryeministrit Sali Berisha, jo vetėm qė i kam bėrė prezent shqetėsimin e banorėve, por i kam kėrkuar ritrajtim tė vlerės sė shpronėsimit", thotė prefekti Bejdaj.
Gjithashtu, prefekti ka treguar se "ekziston njė problem me ēmimin e shpronėsimit. Specialistėt e Komunės Levan dhe tė institucionit tė prefektit kanė shqyrtuar dokumentacionin e ēdo fermeri. Ata kanė kryer kontroll nė terren dhe ka rezultuar qė pėr njė parcelė toke bujqėsore, brenda tė njėjtės sipėrfaqe, tė ketė ēmime tė ndryshme shpronėsimi. Ka mjaft raste qė brenda njė parcele ēmimi i shpronėsimit pėr njė pjesė tė jetė 16000 lekė tė rinj pėr metėr katror, ndėrsa pėr njė pjesė tjetėr ēmimi i shpronėsimit tė shkojė deri edhe nė 4000 lekė tė rinj pėr metėr katror. Ky ėshtė problemi i shumė fermerėve tė Levanit, tė cilėt ende nuk janė shpronėsuar. Ky problem mė ka detyruar mua, si prefekt, qė tė mbėshtesė kėrkesėn e banorėve tė prekur nga gjurma e autostradės dhe ti drejtohem Kryeministrit tė vendit, nga i cili shpresoj shumė".
Sipas Bejdajt, i njėjti problem ekziston edhe me njė pjesė tė fermerėve tė komunės fqinje, Novoselė, qė i pėrket Rrethit tė Vlorės. Por, edhe pse ka mjaft banorė nė kėtė komunė tė pa shpronėsuar, ēmimi qė ėshtė aplikuar pėr njė metėr katror, sipas prefektit tė Fierit, ėshtė shumė herė mė i lartė se ai i Fierit. Ēmimi shkon nė 22000 lekė pėr metėr katror.
Tė 60 familjet e Komunės Levan kanė kėrcėnuar dhe kanė lajmėruar edhe prefektin e Fierit qė do tė hidhen nė protesta.
Kundėrshtim pėr vlerėn e shpronėsimit regjistrojnė edhe fermerėt e Komunės Frakull, nė rrethin e Fierit, tė cilėt preken nga dega tjetėr e autostradės, pikėrisht nga ajo Levan-Tepelenė. Nė kėtė komunė, mbi 800 fermerė kanė nė dispozicion pėr tokat qė do tė lėshojnė pėr autostradėn Levan-Vlorė ēmime tė tilla qė variojnė nga 3700 deri nė 9100 lekė pėr metėr katror. Inxhinierja e komunės dhe topografi tregojnė pėr gazetėn se toka e komunės Frakull, qė preket nga autostrada Levan-Tepelenė, ėshtė e gjitha tokė bujqėsore e kategorisė sė parė, ndėrkohė qė ēmimi pėr njė pjesė tė saj ėshtė caktuar sikur tė ishte tokė joprodhuese. Edhe ēmimi maksimal pėr njė pjesė tė fermerėve tė kėsaj komune ėshtė shumė larg ēmimit tė tregut tė sotėm, si dhe larg ēmimeve tė aplikuara deri tani. Me gjithė afishimin e ēmimeve tė shpronėsimit nė Fletoren Zyrtare, fermerėt dhe drejtuesit e Komunės Frakull kanė kėrkuar ndėrhyrje tė qeverisė pėr rivlerėsim tė tokės.
|


|