|
"Kryeziu", zbardhet borxhi 40 mijė euro Fakte tė reja pėr zhdukjen e aktivistit tė UĒK-sė kosovar. Ndėrmjetėsimi pėr paratė qė i mori hua njė biznesmeni kosovar dhe hetimet nė Prishtinė Zbardhet borxhi i marrė
nga Ismet Kryeziu, duke
hedhur kėshtu mė shumė
dritė mbi faktet qė
mund tė lidhen me zhdukjen e tij.
Aktivisti pėr ēėshtjet kombėtare ka
marrė njė borxh prej 40 mijė euro
nga njė biznesmen nė Prishtinė,
ndėrkohė qė ky fakt ka detyruar
policinė shqiptare tė shtrijė hetimet
edhe tej kufijve. Ndėrkaq,
policia shqiptare ka marrė nė dorė
edhe telefonatėn e fundit tė zhvilluar
nga Ismet Kryeziu, tė cilėn e
ka kryer me Dritan Goxhajn. Pėr
kėtė, policia ka thirrur disa herė
Goxhajn, i cili ka dhėnė deklaratat
e tij nė lidhje me kontaktet e tij me
personin e zhdukur. Por, pavarėsisht
se sot, pikėrisht nė orėn
18:00, Ismet Kryeziu mbush njė
javė nga zhdukja, ndėrsa misteri
pėr fatin e tij vazhdon tė thellohet,
policia nuk ka mundur tė gjejė
asnjė gjurmė pėr vendndodhjen
e tij. Mėsohet se janė
thirrur edhe gjithė personat e
tjerė, me tė cilėt ai shoqėrohej zakonisht
nė kryeqytetin shqiptar.
Telefonatat
Duke u nisur nga faktet e reja
tė zbardhura nga grupi hetimor,
ēėshtja e zhdukjes sė kosovarit Ismet
Kryeziu, i ka kaluar pėr kompetencė
sektorit tė personave tė
humbur nė Drejtorinė e Policisė sė
Tiranės. Kėshtu, dosja e tij, e regjistruar
nė Komisariatin nr. 4, pas
denoncimit tė bashkėshortes
Anila Leli pėr largimin dhe moskthimin
e Ismet Kryeziut, tashmė
ndodhet te godina
e Komisariatit
nr. 1, pas Ministrisė
sė Jashtme,
ku ėshtė instaluar
prej disa kohėsh
edhe sektori i personave
tė humbur.
Nė lidhje me
denoncimin e
gazetares Leli,
policia ka kėrkuar
gjithashtu ndihmėn
dhe bashkėpunimin
e policisė
kosovare pėr
zbardhjen e kontakteve
tė tij tė
fundit qė ka pasur
atje. Ndėrkohė
pas verifikimit tė
tabulatėve telefonikė,
ėshtė zbuluar
se telefonata
e fundit, para se telefoni tė fikej,
ėshtė kryer me shtetasin Dritan
Goxhaj, i cili ėshtė njė nga
luftėtarėt e parė tė UĒK-sė dhe qė
ka marrė pjesė edhe nė luftėn e
Maqedonisė. Nė kėto kushte, sektori
qė ka marrė dosjen, e ka thirrur
Goxhajn pėr tė dėshmuar dy
herė, i cili ka shpjeguar pozicionin
e tij nė kėtė ēėshtje. Sipas tė
dhėnave, Goxhaj ka deklaruar nė
polici se mėngjesin e ditės sė shtunė,
ai ndodhej nė Rinas pėr njė
punė tė tij personale, kur ėshtė
kontaktuar nga Kryeziu dhe pas
njė telefonate tė shkurtėr, kanė
lėnė takim po pasditen e asaj dite.
Deklarata dhe borxhi
Mė tej, Dritan Goxhaj ka
shpjeguar pėr oficerin e policisė
gjyqėsore, se atė ditė, rreth orės
17:15, ashtu siē ėshtė vėrtetuar
edhe nga tabulatėt e telefonit, i
ka telefonuar pėr takimin e
lėnė qė paradite. Por, Kryeziu
i ka thėnė se do takohen
shumė shpejt dhe qė nga ai
moment nuk ka kontaktuar
mė me tė. Gjithashtu, ai
ka shpjeguar pėr policinė se
kohėt e fundit kishte pasur
shumė pak kontakte me tė
dhe ato vetėm pėr shkak tė
njė borxhi, qė Kryeziu kishte
nė Kosovė. Ish-ushtaraku
i UĒK-sė ka shpjeguar
se Kryeziu kishte marrė 40
mijė euro borxh te njė biznesmen
kosovar nė Prishtinė
dhe i kishte mbaruar
afati pėr dorėzimin e
parave. Nė kėto kushte,
Kryeziu kishte kėrkuar ndihmėn
e Goxhajt. Ky i fundit,
i cili kishte njohje me huadhėnėsin,
ka ndėrhyrė pėr
tė shtyrė afatin e dhėnies
sė borxhit, e cila ėshtė arritur pas
disa kontakteve. Pikėrisht duke
marrė shkas nga huaja e pashlyer
e Kryeziut, dyshimet e policisė
janė fokusuar edhe nė kėtė pistė
hetimi, pėr zhdukjen e tij. Policia
shqiptare, nėpėrmjet oficerit
tė kontaktit nė Prishtinė, ka
kėrkuar ndihmėn e policisė kosovare,
pėr tė marrė nė pyetje biznesmenin
qė disa herė ka
kėrkuar me kėmbėngulje kthimin
e borxhit. Por, gjithmonė sipas
burimeve brenda policisė,
gjatė marrjes nė pyetje nuk ka
dalė asnjė fakt i ri, veē konfirmimit
tė borxhit qė kishte marrė Ismet
Kryeziu prej tij. Biznesmeni,
emri i tė cilit nuk ėshtė publikuar
pėr arsye hetimore, ka deklaruar
se me ndėrhyrjen e Goxhajt,
kishte pranuar shtyrjen e afatit
tė borxhit tė dhėnė dhe nuk kishte
lidhje me zhdukjen e tij. Kėshtu,
policia ka mbetur sėrish nė
vendnumėro pėr gjetjen e tė zhdukurit
54-vjeēar.
Prokuroria e Tiranės
Pavarėsisht nga faktet e
mbledhura kėto ditė, prokuroria
nuk ka mundur tė regjistrojė
ndryshe kėtė ēėshtje, veēse njė
largim nga banesa. Prokuroria
ka ngurruar pėr ta cilėsuar atė tė
zhdukur, pėrderisa nuk ka fakte
pėr rrėmbim tė tij, kėshtu qė e
ka regjistruar si njė dosje pa
akuzė. Burimet nga Prokuroria e
Tiranės bėnė tė ditur se do tė
verifikohet veprimtaria e tij nė
Shqipėri dhe do tė merren nė
pyetje tė njohurit, qė mund tė
kenė tė dhėna nė lidhje me zhdukjen
e tij dhe nėse do tė ketė
fakte tė reja, atėherė kjo dosje
mund tė ndryshojė emėrtim. Nė
denoncimin e bashkėshortes,
Anila Leli, ėshtė shėnuar ora
18:00 e sė shtunės, kur i shoqi
ėshtė larguar nga banesa, me
justifikimin se do takonte dy
miq. Ismet Kryeziu ėshtė i identifikuar
pėr policinė edhe si mik
i Remzi Hoxhės, biznesmeni i
zhdukur vite mė parė nga
agjentė tė SHIK-ut. Njohjen mes
tyre e ka konfirmuar edhe e shoqja,
e cila deklaroi se ata tė dy janė
njohur nė Kosovė shumė vite mė
parė, kur kanė kontribuar sė
bashku nė Frontin e Rezistencės.
Kryeziu, mė sė fundmi, ishte aktivist
nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė
e Kosovės.
|


|