. .
  06/11/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Kapet "kasapi" i bandės sė Altin Dardhės

Policia arreston pėr vjedhje Ilir Ponoēin, por deklaron se ėshtė i dyshuar pėr krime makabre

Njė tjetėr anėtar i bandės famėkeqe tė Altin Dardhės, ka rėnė nė prangat e Policisė sė Beratit. Drejtoria e Policisė sė Qarkut Berat bėri tė ditur se shėrbimet e Komisariatit tė Beratit kanė arrestuar shtetasin Ilir Ēuman Ponoēi, 37 vjeē, banues nė lagjen "Ēlirimi" tė qytetit. Nė fakt, ndalimi i tij ėshtė bėrė pasi ėshtė autor i vjedhjes sė lokalit tė shtetasit Arjan Kanani, por policia deklaron se ky person dyshohet si autor i disa krimeve tepėr tė rėnda tė ndodhura nė Berat, nė vitin 1997. Burime tė brendshme tė Policisė sė Beratit bėjnė tė ditur se Ponoēi ka qenė njė nga pjesėtarėt mė tė rrezikshėm tė bandės sė lagjes "Ēelepias", qė drejtohej nga Altin Dardha. Sipas burimeve policore, nė dosjen e tij janė renditur njė numėr i madh krimesh tė rėnda tė ndodhura gjatė vitit 1997. Ndėr kėto krime pėrfshihen qė nga grabitjet me armė, gjobėvėniet, rrėmbimet e personave e deri te vrasjet makabre. Ponoēi njihej nė vitin 1997 si "i tmerrshmi" i bandės famėkeqe, pikėrisht nė atė kohė kur gjysma e qytetit nga hyrja e Beratit e deri tek Ura e Goricės u izolua nga banda e Altin Dardhės. Gjithsesi, burimet policore pohojnė se ende duhen mbledhur prova dhe informacione pėr tė vėrtetuar akuzat e rėnda qė bien mbi kėtė person dhe kjo do tė bėhet nė saj tė bashkėpunimit edhe me komunitetin. Drejtori i Policisė sė Qarkut Berat, Bernard Caushaj, thotė se policia do tė hetojė pėr tė gjitha vrasjet qė ka kryer kjo bandė, qė nuk ka kursyer edhe foshnjat, gratė dhe pleqtė. Nga informacionet e deritanishme, policia ka arritur tė zbulojė se Ponoēi kishte njė rol tė rėndėsishėm nė bandėn kriminale, mbi tė cilėn rėndojnė dhjetėra vrasje. Ponoēi pėrdorej nga Altin Dardha pėr tė torturuar pengjet dhe pėr tė ekzekutuar personat qė kundėrshtonin bandėn.

"Gjithsesi, kjo ėshtė vetėm maja e ajsbergut", thotė kreu i policisė sė Beratit, pasi, sipas tij, do tė ketė tė tjera arrestime tė bujshme tė anėtarėve tė bandės mė tė egėr tė vitit tė mbrapshtė. Disa ditė mė parė, policia e Beratit arrestoi njė tjetėr tė dyshuar si anėtar tė bandės sė "Ēelepiasit", Artan Taren. Edhe ky i fundit u arrestua pėr krime qė nuk kanė lidhje me aktivitetin e bandės, por policia deklaroi se ėshtė person nėn hetim pėr krimet e vitit 1997 dhe se shumė shpejt do tė pėrgjigjet edhe pėr kėto.

Vėnia pėrpara drejtėsisė e anėtarėve tė mbetur gjallė tė bandave famėkeqe tė vitit 1997 ėshtė prioritet i punės sė policisė sė Beratit. Nė fund tė muajit shtator, pak ditė pas emėrimit tė tij nė krye tė Drejtorisė sė Policisė sė Beratit, Bernard Caushaj tha, nė njė prononcim pėr gazetėn "Shqip", se zbulimi i krimeve tė vjetra do tė ishte nė qendėr tė vėmendjes sė punės sė tij. Sipas Caushajt, vendosja e drejtėsisė pėr krimet e vjetra do tė rikthente besimin e popullit te Policia e Shtetit. "Ajo periudhė e zezė nuk mund tė shlyhet lehtė nga memoria e kėtij qyteti, ku mbi 500 djem e vajza u vranė dhe u masakruan, dhe ende sot e kėsaj dite, nėnat e veshura me tė zeza presin drejtėsi", tha Caushaj. Janė 106 dosje ngjarjesh tė vjetra pa autor, qė presin tė shpluhurosen nga Policia e Beratit. Megjithėse qytetarėt i njohin kriminelėt e vitit tė mbrapshtė, ata mbeten tė pandėshkuar dhe shėtisin tė lirė, madje po shtojnė pasurinė e fituar me grykėn e armės 11 vjet mė parė. Drejtues Bernard Caushaj tha se ishin pėrzgjedhur dosjet e para pėr rihetim dhe se bėhej fjalė pėr vrasje, pėrdhunime, pengmarrje dhe vėnie gjobash, qė ende janė tė pazbuluara. Caushaj e vuri theksin te krimet e bandės sė lagjes "Ēelepias", nė krye tė sė cilės ka qenė i famshmi Altin Dardha, i cili nuk jeton mė.


Bandat


Ish-tė burgosurit

qė terrorizuan Beratin


Bandat e Beratit pėrbėheshin kryesisht nga ish-tė burgosur pėr vrasje e trafiqe, tė gjithė tė arrestuar pas operacionit tė bujshėm tė vitit 1996. Gjatė trazirave tė vitit 1997, tė gjithė ish-tė burgosurit u kthyen nė Berat pėr t‘u "hakmarrė", duke krijuar dy banda kryesore, qė e ndan qytetin nė dy pjesė, njėra me qendėr nė lagjen "Vakėf" dhe tjetra nė "Ēelepias". Grabitjet me armė, gjobat, vrasjet e atyre muajve nuk fshihen kollaj nga memoria e qytetarėve tė Beratit. Kėto banda operonin nė fshatra e nga muaji maj dhe brenda nė qytetin e Beratit gjithēka ishte nėn kontrollin e tyre. Banditėt grabisnin fillimisht me maska, por mė pas edhe zbuluar dhe filluan tė vinin gjoba, madje e tė merrnin pengje. Nė krye tė bandės sė "Ēelepiasit", lagje nė hyrje tė Beratit, ka qenė Altin Dardha. Disa nga anėtarėt mė tė egėr tė kėsaj bande kanė qenė vėllezėrit Ponoēi, tė cilėt kanė kryer krime nga mė monstruoze. Kjo bandė nuk ka ngurruar tė vrasė nėna me foshnja nė bark, apo tė murosė e betonoj tė gjallė tė rinj e pleq. Kanė qenė me dhjetėra dhe nga mė tė ndryshmet krimet e kryera nga anėtarėt e kėsaj bande. Megjithėse njė pjesė e bandės u eliminua nga konfliktet me bandat rivale, ende ka anėtarė tė saj, tė cilėt rrojnė tė qetė.





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008