|
Kisha serbe kėrkon varret e ushtarėve nė Shqipėri Mitropoliti Amfilohije Radoviē, viziton papritur Shkodrėn Mitropoliti i Kishės Ortodokse
Serbe nė Mal tė Zi, Amfilohije
Radoviē, pa shumė zhurmė
ka vizituar dje disa fshatra tė
Shkodrės, qė banohen nga minoritete serbe,
nė kėrkim tė eshtrave tė ushtarėve serbė
tė rėnė nė kohen kur rajoni ka qenė i
pushtuar nga osmanėt. Ajo qė ra nė sy nė
kėtė vizitė tė mitropolitit, ishte fakti se, pėr
tė pasqyruar kėtė aktivitet, ishin lajmėruar
njė numėr tepėr i kufizuar mediash, bazuar
nė preferenca. Mitropoliti serb njihet si
kundėrshtari i madh i pavarėsisė sė Kosovės
dhe Malit tė Zi, pėrkrahės i kriminelėve tė
luftės, tė cilėt organizuan masakrat nė Kosovė.
Dje, ai shoqėrohej nga pėrgjegjėsi i
kishės ortodokse tė Shkodrės, At Nikolla
Petani, famullitari i Kishės sė Vrakės, Radojca
Nikqeviē dhe disa anėtarė tė minoritetit
sllav, qė pėrkrahin politikėn antishqiptare
tė mitropolitit. Nė fillim, mitropoliti ka vizituar
objektet e kultit dhe varrezat e ushtareve
serbė tė rėnė gjatė luftėrave ballkanike
dhe pushtimit malazez tė Shkodrės. Fillimisht,
Radoviē ka vizituar kishėn e Vrakės
dhe atė tė Rrushkullit, themelet e sė cilės i
pėrkasin shekullit IX, njė kishė katolike, e
njėjtė me atė tė Laēit pėr sa i pėrket pelegrinazhit.
Mė pas, vizita e Amfilohije vijoi nė
Bardhaj, rrėzė Liqenit tė Shtodrit, ku sipas
tij ndodhen tė groposur trupat e rreth 10
mijė ushtarėve serbė tė rėnė gjatė viteve
1912-1914. Pas riteve tė bekimit tė varreve
dhe lutjeve, Amfilohije u shpreh: "Ne jemi
pelegrinė dhe kemi ardhur tė vizitojmė vendet
e shenjta qė datojnė qė nga kohėrat e
Apostujve tė Krishtit. Kemi vizituar kishėn
nė Rrashkulle, e shekullit IX, themelet e sė
cilės i pėrkasin kristianizmit tė hershėm.
Mė pas kemi ardhur pėr tė vizituar varrezat
e ushtarėve serbė tė rėnė gjatė luftės ballkanike,
tė cilėt luftuan kundėr pushtuesit
osman. Kėta ushtarė, sė bashku me tė
tjerė, kanė sakrifikuar veten pėr ēlirimin e
Shqipėrisė. Kėtu nė Bardhaj, kanė rėnė mė
shumė se 10 mijė ushtarė serbė. Unė do
doja tė thosha edhe diēka tjetėr, se ata kanė
rėnė nė kohėn kur Shqipėria shpalli pavarėsinė,
nė atė moment vendimtar historik
pėr lirinė e vendit. E njėjta gjė ndodhi edhe
nė vitin 1941, kur serbė dhe shqiptarė sė
bashku, nė kėto vende, luftuan kundėr
pushtuesit nazifashist. Ėshtė koha qė tė
kujtojmė tė gjithė ata qė dhanė jetėn nė
rininė e tyre, pasi ata kanė qenė kryesisht
djem tė rinj dhe tė pamartuar". Duket se
pas grekėve, janė serbėt ata qė janė vėnė
nė kėrkim tė varreve tė ushtarėve nė territoret
shqiptare dhe pėrsėri ėshtė kisha
ortodokse ajo qė okupohet me kėtė mision.
Nė rastin konkret, kemi tė bėjmė me
njė figurė tė njohur tė antishqiptarizmit.
Njė nga bėmat e fundit tė mitropolitit serb
ishte mallkimi qė ai i bėri qeverisė sė Malit
tė Zi, pasi kjo njohu Kosovėn si shtet tė
pavarur. Ky veprim i mitropolitit frymėzoi
protestat e dhunshme nė Mal tė Zi, qė pėrfunduan
me dhjetėra tė plagosur.
|


|