|
Zbulohen prapaskenat e dėshtimit nė Hungari
Kuman, ja si nxėnėsi e mundi mėsuesin Ari Han
Humbja 2-0 pėrballė njė kundėrshtari direkt i objektivave tona nė kėtė eliminatore tė Botėrorit 2010, siē ishte Hungaria, ka lėnė njė shije tė hidhur nė opinionin sportiv shqiptar. Njė gjė e tillė u ka prerė krahėt tė gjitha fantazive, tė atyre qė guxuan qoftė edhe pėr njė moment tė vetėm tė mendonin se Shqipėria mund tė bėjė diēka mė ndryshe, mė tė bukur nė kėto eliminatore. Ndėrkohė qė triumfi ndaj kuqezinjve i ka dhėnė krahė rivalit tonė, Hungarisė, e cila dje ka glorifikuar atė fitore 2-0, duke ia atribuuar trajnerit tė saj, holandezit Ervin Kuman, atij qė fitoi "derbin" me bashkėkombėsin e tij Ari Han. E thėnė ndryshe, nxėnėsi i urtė Kuman mundi mėsuesin e tij Han. Pikėrisht kjo ėshtė ajo qė ndodhi mbrėmjen e sė shtunės nė stadiumin "Ferenc Pushkash" tė Budapestit. A ishte vėrtet meritė e trajnerit tė hungarezėve triumfi ndaj kuqezinjve? Pikėrisht kėtė tentoi tė vėrtetojė dje shtypi hungarez, i cili ka ngritur nė qiellin e shtatė Ervin Kumanin. Gazetat vendase shkruajnė se protagonisti kryesor i ndeshjes ėshtė padyshim tekniku holandez, i cili atė qė nuk bėri gjatė 5 ditėve e bėri gjatė pushimit mes dy pjesėve. E pėrditshmja "168 Ora" ka zbuluar nė faqen e saj njė pjesė se ēfarė ndodhi nė dhomat e zhveshjes, nė ndėrprerjen 15 minutėshe tė pushimit dhe pse djemtė e Ervin Kumanit ndryshuan gjithēka nė 45 minutat e dyta. "Nuk kemi pse tė frikėsohemi nga Shqipėria. Ne luajmė nė shtėpinė tonė dhe kemi mbėshtetjen e tifozėve, duhet tė ecim pėrpara dhe jo tė presim, pasi vetėm kėshtu mund tė fitojmė", shkruhej nė kėtė gazetė. Pikėrisht kjo ndėrhyrje e trajnerit Kuman i karikoi hungarezėt, tė cilėt ngritėn ritmin e lojės dhe zhbllokimi i rezultatit nuk vonoi mė shumė se katėr minuta. Por qė tė arrinim deri kėtu do tė duhej tė gabonte Shqipėria dhe ajo atė bėri. Pėr njė moment besoi se mund tė zotėronte lojėn dhe me dėshirėn pėr tė gjetur golin, la hapėsira prapa. Nė sulmin e dytė Hungaria shfrytėzoi pėrgjumjen e njė mbrojtjeje tė pa rreshtuar mirė dhe Torghelle shėnoi nė minutėn e 49. Ky moment rezultoi vendimtar pėr rrjedhėn e ndeshjes. Edhe nė golin e dytė u pėrsėrit i njėjti defekt. Gazeta "168 Ora" nuk ka lėnė pa pėrmendur edhe traversėn e Ervin Skelės nė pjesėn e parė. Sipas tyre, nėse ajo gjuajtje do tė ishte gol, sot mund tė ishin shqiptarėt duke festuar dhe jo hungarezėt. Sfida e sė shtunės mes Hungarisė dhe Shqipėrisė, ose ndryshe pėrballja mes dy trajnerėve holandezė, ka zėnė njė vend tė veēantė edhe nė mediat holandeze. Kryeartikulli i sportives "Sportweek" ėshtė: "Kuman i tregon Ari Hanit se si fitohet. Nė shkrimin e kėsaj gazete theksohen aftėsitė e nxėnėsit pėr tė menaxhuar skuadrėn taktikisht, gjė qė solli edhe fitoren e tij tė parė nė aktivitetet ndėrkombėtare".
Batuta
"Nuk kemi pse tė frikėsohemi nga Shqipėria", u tha Kuman nė pushimin e ndeshjes. "Ne luajmė nė shtėpinė tonė dhe kemi mbėshtetjen e tifozėve, duhet tė ecim pėrpara dhe jo tė presim, pasi vetėm kėshtu mund tė fitojmė"
|


|