|
Dėshmi tronditėse nė gjyq: Torturat me thika e pinca Pedofilia, njė 12-vjeēar rrėfen mizoritė nė qendrėn e anglezit Devid Braun "Jani dhe Dino me kapnin mishin me pinca, dhe mė qėllonin me thika dhe pirunė". Ky rrėfim tronditės ėshtė regjistruar dje nė Gjykatėn e Tiranės, nė procesin ndaj pedofilėve me nėnshtetėsi angleze, tė cilėt, sipas akuzės, e kanė ushtruar veprimtarinė nė qendrėn bamirėse "Fėmijėt e Tij". Dje, njė 12-vjeēar, i cili dyshohet tė jetė abuzuar seksualisht para tre viteve nė qendrėn tashmė famėkeqe nė kryeqytet, ka dėshmuar pėrmes njė video-konference para gjykatės sė Tiranės kundėr dy tė pandehurve, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, tė dy shtetas britanikė. Pėrveē dy tė pandehurve qė ndodhen nė qeli, i mituri ka akuzuar edhe ish-kuzhinierin e qendrės bamirėse, Janaq Papleka, qė sipas tij e dhunonte fizikisht dhe e godiste shpesh me sende tė fora. Ish-punonjėsi Papleka ka fituar lirinė pak muaj mė parė, gjatė procesit paralel qė po zhvillohet pėr skandalin seksual. Ai akuzohej pėr moskallėzim krimi dhe pėrpjekje tė fshehjes pėr zbulimin e tė vėrtetės. "Jani dhe Dino me qėllonin me pinca, thika dhe pirun", tha i pėrlotur i mituri, i cili gjatė kohės kur keqtrajtohej kishte qenė vetėm 9 vjeē. Pikėrisht nė kėtė pikė gjyqtarja Shefkie Demiraj ka kėrkuar ndėrprerjen e seancės, pasi i mituri nuk mund tė rrėfehej mė tej pėr shkak tė gjendjes depresive dhe frikės qė shfaqi, edhe pse intervista bėhej nė njė zyrė tjetėr dhe fytyra ishte e kriptuar. Fėmija ėshtė personi i parė qė sjell dėshminė e detajuar dhe me fakte konkrete, ndaj dy anglezėve tė akuzuar pėr kryerje tė marrėdhėnieve seksuale me tė mitur. Ndėrkaq, pėr tė njėjtėn ēėshtje gjyqėsore ndaj ish-administratorit tė qendrės bamirėse "Fėmijėt e Tij", John Devid Braun, procesi po shkon drejt fundit.
Braun
I pandehuri Braun ėshtė pėrballur me dėshmi tė shumta, jo vetėm tė fėmijėve tė abuzuar fizikisht dhe seksualisht, por edhe tė familjarėve tė tyre qė i kishin besuar fėmijėt tek ai. Nė njė seancė mė parė, ka dėshmuar njė nga dėshmitarėt mė tė rėndėsishėm dhe pikėrisht drejtori i klinikės mjekėsore ABC, Guy Eshelman. Nė kėtė klinikė janė vizituar herė pas here gjatė viteve tė fundit tė miturit qė mbaheshin nė qendrėn "Fėmijėt e Tij". Ėshtė sėrish kjo klinikė qė ka nxjerrė edhe raportin e parė tė impotencės pėr Braun.
"Pėrveē problemeve shėndetėsore, nė klinikėn tonė janė sjellė edhe fėmijė qė shfaqnin probleme me sjelljen dhe probleme fizike tė shkaktuara nga abuzimi seksual", ka deklaruar Eshelman kėtė herė ndryshe nga ēka deklaruar nė dėshminė e parė. Sipas mjekut anglez, gjithsej kanė qenė 12 fėmijė, te tė cilėt ishin konstatuar abuzime seksuale. Gjithsesi, ai ka marrė nė mbrojtje britanikun 51-vjeēar, duke deklaruar se ai sillej mirė me fėmijėt, tė cilėt i vishte, i ushqente dhe kujdesej pėr ta. Po ashtu, mjeku Eshelman ka thėnė pėrpara togave tė zeza se edhe fėmijėt e ekzaminuar nė kėtė klinikė ishin sjellė aty pas kontakteve qė Braun kishte pasur me stafin e klinikės. Madje, ky i fundit i kishte ēuar vetė fėmijėt pėr kontroll mjekėsor. Nė vijim tė fjalės sė tij, mjeku anglez ka treguar procesin e vizitave mjekėsore qė u bėheshin fėmijėve. Prokuroria ka kundėrshtuar dėshminė dhe raportin e klinikės pėr impotencėn e Braun. Sipas akuzės, referuar ekzaminimeve tė kryera nga mjekėt shqiptarė i pandehuri vuan nga sėmundja e fimozės (sėmundje qė vėshtirėson kryerjen e marrėdhėnieve seksuale), e cila gjithsesi nuk e pengon atė tė kryejė marrėdhėnie seksuale apo homoseksuale.
|


|