|
Krimi, edhe dy tė vdekur e katėr tė plagosur nė njė ditė Lezhė, vrasje nė dasmė. Atentat nė Fier e njė i vdekur nė Krujė Njė ēifte e shkrepur pa dashje ka kthyer nė mort njė dasmė qė zhvillohej dje nė fshatin Rabosh tė Rrethit tė Lezhės. Njė grua ka gjetur vdekjen e bėrė shoshė nga saēmat e lėshuara prej njė distance tė afėrt, ndėrsa dy persona tė tjerė janė plagosur rėndė. Autori i krimit, qė sipas policisė ėshtė krejtėsisht aksidental, ėshtė shoqėruar nė komisariat, por pastaj ėshtė dashur tė ēohet nė spital, pasi tronditja e rėndė i ka shkaktuar komplikacione tė shėndetit.
Gjithēka ka ndodhur sa hap e mbyll sytė, nė mes tė njė gėzimi nė fshatin Rabosh, qė bėn pjesė nė Komunėn Balldre tė Lezhės. Rreth orės 15:00, kur dasma e nisur nė mesditė kishte filluar tė ndizej, njėri nga dasmorėt ka shkrehur pa dashje ēiften dhe saēmat janė derdhur mbi njerėzit qė po vallėzonin. Leze Hila, 50 vjeēe, ėshtė ndodhur nė drejtimin e grykės sė ēiftes dhe ka rėnė menjėherė pėrtokė e pajetė. Me pak mė shumė fat kanė qenė Hile Caka, 45 vjeēe, dhe Sandėr Jaci, 45 vjeē, tė cilėt janė transportuar menjėherė nė spitalin e Lezhės e mė pas drejt Spitalit Ushtarak tė Tiranės. Mjekėt nė kėtė spital thanė se dy tė plagosurit janė ende nė gjendje kritike dhe vetėm sot do tė mund tė thuhet me saktėsi nėse ata kanė shanse tu mbijetojnė plagėve.
Ndėrkohė, Policia e Lezhės, qė ka mbėrritur nė vend vetėm pak minuta pas ngjarjes sė rėndė, i ka vėnė prangat 44-vjeēarit Roland Ēupit, i cili konsiderohet autor i krimit. Ēupi ishte i afėrm i familjes qė bėnte dasmėn dhe kishte marrė ēiften me vete pėr ta shkrehur nė ajėr siē e do zakoni i dasmave shqiptare. Ai ka shkrehur njėherė ēiften nė ajėr, por kur ka qenė duke e ulur armėn, nė mėnyrė tė pavullnetshme i ka mėshuar edhe njėherė kėmbėzės. Arma ėshtė shkrehur kėsaj radhe me grykėn tė ulur poshtė, duke i lėshuar saēmat nė drejtim tė dasmorėve.
Burime nga Policia e Lezhės thanė se 44-vjeēari ėshtė prangosur dhe ėshtė dėrguar nė dhomat e paraburgimit. Por, ndėrsa policėt e shoqėronin, Ēupi ka shfaqur probleme shėndetėsore dhe ėshtė ēuar nė spitalin e qytetit. Mjekėt aty thanė se ai kishte kriza depresioni, qė i janė shkaktuar nga tronditja.
Incidentet me armė nėpėr dasma nuk janė njė ndodhi e rrallė pėr Shqipėrinė, ku gėzimi nuk konceptohet pa pushkėn.
Fier, atentat kushėririt tė Ben Qimes
Policia dyshon se autori ėshtė nga Vlora. Nuk pėrjashtohet ndonjė konflikt i vjetėr i familjes
Dy persona janė plagosur rėndė nė njė atentat me armė tė ndodhur dje nė mbrėmje nė qytetin e Fierit. Policia tha se njėri nga viktimat e atentatit ėshtė kushėriri i parė i Arben Isufajt, i cili njihet nė Fier me nofkėn Ben Qimja dhe ėshtė arrestuar si i dyshuar pėr njė vrasje. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, mėsohet se dy tė plagosurit janė nė gjendje tė rėndė nė sallėn e kirurgjisė tė Spitalit Rajonal Fier, ndėrkohė qė autor i dyshuar i atentatit ėshtė njė person me banim nė Vlorė, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 20:30 nė lagjen "Sheq i Vogėl", ku banon dhe ka ngritur bizneset e saj familja Isufaj. Amarildo Isufaj, 22 vjeē, dhe Tomor Jarua, 27 vjeē, kanė qenė nė katin e parė tė njė kompleksi tregtar, pronė e familjes Isufaj qė ėshtė nė ndėrtim e sipėr. Sipas policisė, qė ka shkuar menjėherė nė vendin e ngjarjes, mėsohet se tė dy personat kanė qenė tė ulur nė njė tavolinė brenda kėsaj ndėrtese. Autori i plagosjes sė tyre mėsohet se ka qėlluar nga afėr. Arma e zjarrit, e cila ėshtė pėrdorur, ka qenė njė pistoletė. Ndėrkohė qė i gjithė karikatori i saj ėshtė shkrehur nė drejtim tė Amarildo Isufajt dhe mikut tė tij Tomor Jarua. Burimet e policisė bėjnė tė ditur se zhurma qė ka lėshuar pistoleta ka bėrė qė drejt ndėrtesės ku ndodhi atentati tė shkojnė banorė tė zonės, tė cilėt janė tė afėrm dhe tė besuar tė fisit Isufaj. Por, autori i krimit ka arritur tė largohet, ndėrkohė qė dy tė plagosurit janė dėrguar me tė shpejtė drejt spitalit tė Fierit. Mjekėt deklarojnė pėr gazetėn "Shqip", se gjendja e tyre ėshtė mjaft e rėndė, ndėrkohė qė saktėsojnė se shumė plumba kanė pėrshkuar trupin e 22-vjeēarit Amarildo Isufaj. Spitali dhe vendi ku ndodhi atentati janė rrethuar nga policia. Kjo e fundit po mban nėn kontroll tė plotė edhe familjarėt, si dhe tė gjitha hyrjet e daljet e qytetit. Sipas burimeve zyrtare tė Policisė sė Fierit, autori i kėtij atentati mendohet tė jetė njė banor i qytetit tė Vlorės. Nuk bėhet i ditur emri i tij, ndėrsa drejt qytetit bregdetar ėshtė nisur njė grup agjentėsh operacionalė. Motiv i kėtij atentati mendohet tė jetė ndonjė pėrplasje e kohėve tė fundit, por policia nuk hedh poshtė edhe dyshimet se motiv mund tė jetė bėrė edhe ndonjė ēėshtje e vjetėr. Amarildo Isufaj, me arsim tetėvjeēar, ėshtė djali i xhaxhait tė Arben Isufajt, Ahmetit. Ky i fundit ka qenė i dyshuar pėr trafikimin e njė sasie droge tė kapur teksa transportohej me njė ambulancė tė spitalit tė Fierit. Ndėrkohė qė Arben Isufaj ėshtė vėnė nė prangat e Policisė sė Tiranės nė verėn e kėtij viti, si njė ndėr autorėt e dyshuar tė vrasjes sė Pirro Koēiut. Avokati i Isufajt ka hedhur gjithmonė dyshimet se arrestimi dhe provat e ADN-sė qė ēuan nė arrestimin e Arben Isufajt kanė qenė tė rreme.
Krujė
Ekspertiza mjekoligjore zbuloi pėrqindje tė lartė alkooli nė gjakun e viktimės
Bie nga shkėmbi, vdes 45-vjeēari
Trupi i njė 45-vjeēari ėshtė gjetur i pajetė nė malėsinė e Krujės. Mungesa e Bajram Temės prej disa orėsh nė shtėpi kishte shkaktuar shqetėsim te familjarėt, ndėrkohė qė trupi i tij ėshtė gjetur nė afėrsi tė vendit tė njohur nga banorėt e zonės si "Shkėmbi i Vajeve". Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Noj tė Rrethit tė Krujės. Kufoma ėshtė pikasur nga banorėt e zonės, tė cilėt mė pas kanė njoftuar rreth mesditės sė djeshme policinė lokale. Identifikimi i saj ėshtė bėrė shpejt dhe familjarėt kanė shpallur zinė pėr humbjen e parakohshme tė Temės.
Humbja e ekuilibrit, ndėrsa kalonte nė zonėn shkėmbore, dyshohet ti ketė shkaktuar vdekjen, ndėrsa orėt e mungesės sė tij kanė shqetėsuar familjarėt. Nga veprimet e para hetimore ėshtė konstatuar se viktima mund tė ketė qenė i dehur kur ka gjetur vdekjen.
Disa banorė tė zonės dėshmuan se e kishin parė nė gjendje tė dehur pak kohė pėrpara se tė vdiste, ndėrkohė qė kėto dėshmi janė konfirmuar edhe nga ekspertiza mjekoligjore. Ekspertėt qė kėqyrėn kufomėn dhe morėn mostra pėr tė kryer analizat thanė se nė gjakun e viktimės kishte pėrqindje tė lartė alkooli.
Burime nga policia lokale bėnė tė ditur se hetimet pėr kėtė rast vdekjeje nuk do tė mbeten thjesht nė njė aksident tragjik, po do tė pėrqendrohen dhe nė mundėsinė e pėrfshirjes sė ndonjė personi tė dytė nė tė. Hetimet do tė zbardhin nėse vdekja i ka ardhur nga humbja e ekuilibrit pėr shkak tė tė qenit i dehur, apo dikush tjetėr e ka "ndihmuar" nė rėnie.
Tropojė
Sipas policisė, bėhet fjalė pėr njė sherr tė rastėsishėm
Shtiu mbi fqinjin,
arrestohet 21-vjeēari
Njė i ri 21 vjeē nga fshati Geghysen i Komunės Bujan ėshtė arrestuar nga policia lokale, pasi kishte tentuar tė vriste njė bashkėfshatarin e tij pėr motive tė dobėta. Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Geghysen rreth orės 20:00 tė sė shtunės, kur Florian Rexha 21 vjeē, gjatė njė sherri, tė cilin policia e cilėson si tė rastit, ka qėlluar me breshėri nė drejtim tė bashkėfshatarit Rifat M., banor i sė njėjtės lagje. Fatmirėsisht plumbat e nisur nga automatiku i 21-vjeēarit nuk e kanė prekur bashkėfshatarin. Disa dėshmitarė kanė pohuar se pas grindjes qė lindi mes dy komshinjve, Rexha ka hyrė nė shtėpi nga ku kishte marrė automatikun dhe ka qėlluar disa herė. I kėrcėnuari ka shpėtuar edhe falė errėsirės sė mbrėmjes, ndėrsa policia i ka vėnė dje prangat agresorit rreth orės 09:00, duke sekuestruar edhe armėn, si dhe tetė gėzhoja si provė materiale. Rexha do tė pėrballet tashmė me dy akuza, atė tė kanosjes me armė, si dhe armėmbajtjes pa leje sipas neneve 84 dhe 278 tė Kodit Penal. Armėmbajtja pa lejė pėrbėn sfidėn mė tė vėshtirė pėr policinė lokale nė verilindje, pasi shėrbejnė si burim vrasjesh tė njėpasnjėshme. Vrasja e fundit nė Tropojė ndodhi pak javė mė parė nė njė pritė nga autorė qė ende nuk janė identifikuar.
|


|