|
Masakėr nė Laē, djali vret prindėrit Pas ekzekutimit, i hedh nė gropėn septike prapa shtėpisė. Policia: Pranoi krimin, por nuk i tregon motivet Trupat e pajetė tė dy bashkėshortėve janė gjetur dje nė mėngjes nė gropėn septike tė shtėpisė sė tyre nė fshatin Shullaz tė Rrethit tė Kurbinit. Ali dhe Gjyze Halili, 67 dhe 55 vjeē, janė vrarė me mjete tė forta dhe mė pas trupat e pajetė janė hedhur nė gropėn qė mbledh ujėrat e zeza, disa metra pas shtėpisė.
Zbulimi rrėqethės u bė dje nė mėngjes nga efektivėt e Komisariatit tė Policisė sė Laēit, tė cilėt, qė nga e enjtja, kishin nisur kėrkimet pėr dy personat qė ishin zhdukur fare papritur. Ndėrkohė, djali i viktimave, Shkėlzen Halili, ėshtė shoqėruar nė polici si i dyshuar pėr kėtė vrasje tė dyfishtė.
Zhdukja
Ali dhe Gjyze Halili jetonin prej disa vitesh vetėm me djalin e tyre, Shkėlzenin, nė fshatin Shullaz tė Kurbinit. Nė kėtė fshat jetojnė edhe tė afėrm tė tjerė tė tyre, tė cilėt tė enjten kanė dhėnė alarmin pėr zhdukjen e ēiftit. Zėdhėnėsja e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Lezhės, Eljona Nika, tha dje pėr gazetėn "Shqip" se 67-vjeēari Ali Halili dhe gruaja e tij 55 vjeēe, Gjyze Halili, ishin shpallur tė humbur pasi vėllai i Aliut kishte bėrė njė denoncim nė polici. "Ismail Halili ėshtė paraqitur nė polici pasi ka vėnė re mungesėn e gjatė tė vėllait, Aliut, dhe bashkėshortes sė tij", tha zėdhėnėsja. Ajo sqaron se menjėherė pas marrjes sė informacionit, policia ka nisur kėrkimet pėr gjetjen e dy personave, por nuk ka mundur tė bjerė nė gjurmėt e tyre, deri sa dje, teksa ka bėrė njė kontroll tė imtėsishėm tė banesės ka gjetur dy trupat e pajetė.
Vrasja
Sipas ekspertėve tė policisė, burrė e grua janė vrarė me mjete tė forta dhe prerėse. "Kur policia gjeti trupat, ata kishin tė paktėn tri ditė qė kishin vdekur", tha dje zėdhėnėsja e Policisė sė Lezhės, e cila iu referohej tė dhėnave paraprake tė dala nga kryerja e autopsisė sė dy kufomave. Ekspertėt mjekoligjorė gjetėn plagė tė shumta dhe shembje nė trupat e Ali dhe Gjyze Halilit dhe kanė pėrcaktuar se vdekja ka ardhur nga goditjet me mjete prerėse, si dhe nga trauma tė shkaktuara nga mjete tė forta. Ekspertėt gjetėn nė vendngjarje elementė tė shumtė qė provojnė se viktimat janė vrarė diku tjetėr dhe pastaj janė hedhur nė gropėn septike, e cila ėshtė hapur dhe mbyllur nė njė kohė tė shkurtėr. Shenjat e njė gėrmimi tė freskėt pranė gropės septike kanė drejtuar policėt pėr te vendi ku u gjetėn trupat e pajetė.
Djali
Policia ka vendosur tė kontrollojė shtėpinė, pasi ka vėnė re se djali i viktimave, Shkėlzen Halili, 31 vjeē, ka dhėnė deklarata kontradiktore nė lidhje me zhdukjen e tyre. Burime konfidenciale nga grupi hetimor i ngritur pėr kėtė ngjarje thanė pėr gazetėn se 31-vjeēari qė vuan nga ērregullime mendore ka qenė shumė i paqartė nė dėshminė e tij. "Kur i kemi bėrė me dije se dyshonim pėr njė vrasje tė kryer nga ana e tij, Shkėlzeni reagoi nė njė mėnyrė qė na i shtoi dyshimet, ndaj vendosėm tė kontrollonim menjėherė ambientet e shtėpisė", tha njė oficer policie qė ėshtė angazhuar prej ditėsh me kėtė ēėshtje. Vetėm disa orė pas gjetjes sė kufomave, 31-vjeēari Shkėlzen Halili ka pranuar se ka qenė ai autor i vrasjes. Krerėt e Policisė sė Lezhės e kanė arrestuar 31-vjeēarin dhe kanė filluar kėrkimin pėr prova qė e implikojnė atė nė vrasjen makabre. Ekspertėt e policisė kanė hyrė dje nė shtėpinė e Halilėve dhe kanė mbledhur prova, tė cilat, pasi tu nėnshtrohen analizave laboratorike, do tė vėrtetojnė nėse vrasja e dyfishtė ka ndodhur nė ambientet e shtėpisė.
Shkėlzen Halili, i cili kishte qenė pėr njė kohė tė gjatė emigrant nė Itali, jetonte prej tre vjetėsh me prindėrit nė fshatin e lindjes. Ai vuante nga ērregullime mendore, por kishte refuzuar tė kurohej. Shkėlzeni ka edhe njė motėr dhe njė vėlla, tė cilėt jetojnė nė Itali.
Rasti
Nė janar, djali vrau
prindėrit nė Ēikago
Njė krim i rėndė me protagonistė shqiptarė ndodhi nė muajin janar tė kėtij viti nė Ēikago tė shtetit Illinois tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Artur Shehu, 33 vjeē, lindur nė Konispol qėlloi me armė zjarri prindėrit e tij. Ata vdiqėn menjėherė si pasojė e plagėve nė kokė. Pas krimit, Artur Shehu, i cili punonte si taksist, mori nė telefon policinė dhe rrėfeu vrasjen. Nė telefonatėn e tij me policinė ai tha se "djalli me kokė tė madhe" do ta merrte. Ai kishte lėnė njė shėnim nė shtėpi, ku shkruante se do tė digjte veten, ndėrsa hiri i tij do tė hidhej nė lumė. Ai kishte shkruar gjithashtu qė nėna dhe babai tė varroseshin nė Shqipėri, nė qytetin e Konispolit, siē edhe ndodhi. Policia gjeti pak orė pas krimit makinėn e braktisur tė emigrantit, anės njė liqeni qė ndodhej nė zonėn ku ai banonte. Ditė mė pas, policia gjeti trupin e pajetė tė Artur Shehut dhe nga ekspertiza mjekoligjore u konkludua se ai ishte vetėvrarė, sikundėr edhe kishte paralajmėruar.
|


|