. .
  22/09/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



E diela e varfėr, 1 gol, pak futboll

Paqja e tė mėdhenjve lė shumė tė zhgėnjyer, vetėm dy barazime pa gola

Njė e diel e varfėr karakterizon ndeshjet e ditės e dytė tė javės sė katėrt tė kampionatit shqiptar tė futbollit. Vetėm njė gol i shėnuar nė tri takimit e luajtura dhe njė futboll qė lė shumė pėr tė dėshiruar. Megjithatė, gjithēka do tė zėrė vendin pėr nė statistikat e edicionit 2008-2009: Dinamo ndalet nė "Selman Stėrmasi" nga Elbasani, qė me pikėn e marrė ngjitet nė vendin e tretė. Partizani ka "fituar" njė pikė me barazimin pa gola me Teutėn, e cila mund tė meritonte mė shumė se kaq. Ndėrsa Bylis, pas katėr javėsh, shijon edhe fitoren e parė, pas rikthimit nė Superligė.

Dinamo dhe Elbasani janė ndarė nė paqe nė pėrballjen mes tyre dje nė kryeqytet. Ishin elbasanasit ata qė nė pjesėn e parė kanė imponuar nė lojė, duke krijuar edhe raste pėr shėnim, por edhe ėshtė mbrojtur mirė, duke e mbajtur kundėrshtarin larg portės. Dinamo e kushtėzuar ka dėshtuar edhe nė tentativėn e saj pėr tė shėnuar me goditjet nga distanca tė largėta, tė cilat nuk pėrfundonin nė kuadrat. Njė ndėrhyrje e ashpėr e Allmuēės nė dėm tė Vrapit ka shqetėsuar disi, por kampioni i ka kėrkuar falje dhe gjithēka ėshtė mbyllur aty. Nė pjesėn e dytė ėshtė luajtur njė lojė e ekuilibruar, me pak raste nė tė dyja portat. Nė fund tė dyja skuadrat nuk meritonin mė shumė se 1 pikė. Por kjo pikė ka qenė e ēmuar pėr Elbasanin, qė kapėrcen nė vendin e tretė me 8 pikė, pas Tiranės (10) e Shkumbinit (9).

Edhe Teuta e Partizani, nė "Tofik Jashari", nuk kanė mundur tė shkojnė mė tej se njė barazim 0-0, edhe pse pėrpjekjet kanė qenė tė mėdha. Ishin durrsakėt ata qė kanė ngulur kėmbė vazhdimisht pėr golin e fitores. Madje edhe e kanė gjetur atė me anė tė Vangjel Miles, por gjyqtari e ka anuluar pėr parregullsi. Ka provuar edhe Likmeta, tentativa spektakolare e tij nė njė goditje me thembėr ka gjetur shtyllėn e portierit Shehi. Teuta ka pasur njė mori rastesh, por edhe pse mund tė meritonte mė shumė i duhet tė kėnaqet me njė pikė, e cila e ka lėnė nė vendin e fundit tė tabelės. Po ashtu ka fiksuar edhe njė rekord negativ: nuk ka shėnuar asnjė gol nė 360 minuta. Pėr Partizanin rezultatet jo tė kėnaqshme vazhdojnė, tashmė edhe tifozeria po e humbet durimin.

Goli i vetėm nė tri ndeshjet e djeshme vjen nga Ballshi, ku Bylisi regjistroi edhe fitoren e parė nė kėtė sezon nė ndeshjen e luajtur ndaj Lushnjės (1-0). Bėhet fjalė pėr njė ndeshje shumė luftarake, ku nuk ka munguar edhe tensioni, pasi nė fund tė dyja skuadrat e mbyllėn me nga 1 lojtar mangėt, pėr shkak tė dy kartonėve tė kuq tė dhėnė pėrkatėsisht pėr Sisokon dhe G. Arbrin. Golin e vetėm tė ndeshjes e shėnoi Endri Bakiu nė minutėn e 56-tė, pas njė asisti tė marrė nga shoku i tij i skuadrės, Klevis Dalipi. Pas pėrfundimit tė javės sė katėrt tė kampionatit shqiptar tė futbollit, Tirana kryeson e vetme tabelėn e klasifikimit nė kuotėn e 10 pikėve. Pas bardhebluve pozicionohen Shkumbini 9, Elbasani 8, Vllaznia 7 dhe Dinamo 6. Ndėrsa Bylis shkėmben vendin me Teutėn, qė e shikon veten tė fundit.




Superiore / Java 4

Dje

Dinamo-Elbasani 0-0

Bylis-Lushnja 1-0

Bakiu 56

Teuta-Partizani 0-0


Tė shtunėn

Shkumbini-Besa 1-0

Rizvanolli 66‘

Apolonia-Tirana 0-2

A. Lila 30‘, Memelli 35‘

Flamurtari-Vllaznia 1-0

Brajkoviē 25‘




Klasifikimi

Skuadra N Pikė

1. Tirana 4 10

2. Shkumbini 4 9

3. Elbasani 4 8

4. Vllaznia 4 7

5. Dinamo 4 6

6. Flamurtari 4 6

7. Besa 4 4

8. Apolonia 4 4

9. Partizani 4 4

10. Lushnja 4 3

11. Bylis 4 3

12. Teuta 4 2




Tifozi VIP


Fatos Nano ndjek Teuta-Partizani


Ndeshja Teuta-Partizani, e zhvilluar nė stadiumin "Tofik Jashari" tė Shijakut, pėrveē tifozėve tiranas apo durrsakė qė kishin ndjekur skuadrat e tyre tė zemrės, ka pasur edhe njė tifoz VIP, pikėrisht ish-kryeministrin e Shqipėrisė, Fatos Nanon. Ish-kryetari i Partisė Socialiste, i cili prej kohėsh e ka harruar derėn e Parlamentit, deputet i tė cilit ėshtė, dje ėshtė shfaqur nė shkallėt e stadiumit tė Shijakut pėr tė ndjekur pėrballjen mes dy skuadrave. Ai ishte i shoqėruar nga zonja e tij, Xhoana Nano, por edhe nga njė ēift jo njohur pėr tė pranishmit. Momenti kur ai hyri nė stadium, ndezi entuziazmin e tifozerisė nė shkallėt e stadiumit, duke krijuar atmosferėn e njė minimitingu partiak. Gjithsesi, pėr gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tė tij nė tribunėn e "Tofik Jasharit", ish-kryeministri Nano nė asnjė moment nuk shprehu preferencat pėr njėrin apo pėr tjetrin ekip.





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008