. .
  21/09/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Shkumbini rikthen dhunėn nė Superiore

Deputeti Dashnor Sula zihet nė pushim tė ndeshjes teknikun Ilir Daja

E shtuna ka shėnuar rikthimin e dhunės nė Kategorinė Superiore. Fusha e nxehtė vazhdon tė mbetet ajo e Peqinit, ku vetėm pas katėr javėve kampionat u regjistrua episodi i parė i shėmtuar. Nė takimin Shkumbini-Besa, e cila ka qenė mjaft e tensionuar qė prej fillimit, nuk ishte e vėshtirė qė situata tė degjeneronte dhe viktima janė bėrė njė pjesė e mirė e lojtarėve kavajas dhe trajneri Ilir Daja. Gjatė pjesės sė parė tė takimit, drejtuesi i stolit verdhezi, por edhe lojtarėt nė fushė, janė ankuar sistematikisht pėr gjykimin e njėanshėm tė arbitrit Erjon Dobi, i cili favorizonte vendasit. Pas mbylljes sė 45 minutave tė para, nė hyrjen pėr nė dhomat e zhveshjes filloi edhe "ferri". Deputeti i kėtij qyteti, Dashnor Sula, trajneri i portierėve tė Shkumbinit dhe disa persona tė tjerė keqtrajtuan lojtarėt miq. Viktima e parė e dhunės fizike u bė sulmuesi Bekim Kuli, i cili ka pėsuar ēarje nė fytyrė. Pėr tė mbrojtur lojtarėt e tij, nė mes ka hyrė edhe trajneri Ilir Daja, por edhe pėr tė ėshtė rezervuar i njėjti trajtim. I rrahur nga "pushtetari" dhe personat e tjerė, Daja ka reaguar duke goditur deputetin Sula dhe kjo solli reagimin e forcave tė rendit. Pėr t‘u theksuar ėshtė fakti se fillimisht, gjatė dhunės ndaj lojtarėve miq, uniformat blu nuk kanė reaguar, por qėndronin nė rolin e spektatorit. Pas kėtij epidosi, konfrontimi i drejtuesit tė stolit tė Besės me stafin teknik tė Shkumbinit vazhdoi edhe nė fillim tė pjesės sė dytė dhe kjo shkaktoi tensionim tė situatės edhe nė shkallėt e stadiumit. Pėr tė qetėsuar situatėn u desh ndėrhyrja e trajnerit peqinas, Gugash Magani, i cili shkoi nė stolin e miqve dhe takoi Ilir Dajėn, si pėr t‘i treguar tifozėve se gjithēka ishte nė rregull. Por, nė fund tė ndeshjes, Daja u shoqėrua nė komisariatin e policisė dhe pas njė kohė tė shkurtėr qėndrimi u la i lirė. Mėsohet se pėr incidentin askush nuk ngriti padi penale. Ndėrkohė, deputeti Sula mohoi akuzat: "Unė nuk jam pėrzier fare dhe nuk mendoj se ka ndodhur diēka e jashtėzakonshme, tha ai. E vėrteta ėshtė se nė pushim tė ndeshjes kishte gjaknxehtėsi tė lojtarėve, pasi kishte pretendime ndaj gjykimit. Pas futbollistėve ngjarja pėrfshiu edhe trajnerėt, ndonėse u mbajt nėn kontroll. Unė ndėrhyra qė policia tė mos shoqėronte trajnerin e Besės". Megjithatė, Bekim Kuli konfirmoi ngjarjen dhe se ėshtė qepur tre herė nė buzė. Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 tė vendasve me golin e Erjon Rizvanollit nė minutėn e 66-tė dhe tashmė ata mbajnė vendin e dytė nė klasifikim me 9 pikė. Megjithatė, ky episod do tė shqyrtohet nga organet kompetente, tė cilat duhet tė marrin masa tė menjėhershme, pasi dhuna vetėm pas 4 javėve tė Superiores mund tė shndėrrohet nė njė precedent tė rrezikshėm. Nga ana e tij, deputeti Dashnor Sula nuk ėshtė i panjohur pėr problemet nė ambientin peqinas. Afro dy vjet mė parė ai u bė shkaktar i dėnimit tė fushės sė Shkumbinit, pasi dhunoi presidentin e Partizanit, Albert Xhani, dhe futbollistėt e kėsaj skuadre.

Tirana - Pas ndeshjeve tė djeshme Tirana mori kreun e klasifikimit. Bardheblutė e drejtuar nga Slishkoviē fituan 2-0 nė fushėn e Apolonisė, me gola tė Andi Lilės dhe Migen Memellit. Edhe pse nuk bindin me lojė, 23 herė kampionėt kanė treguar forcė nė ndeshjet jashtė fushe (3 nga 4 takimet i kanė luajtur larg Tiranės), ku kanė marrė 7 pikė. Emocionet dhe tensioni nuk kanė munguar as nė sfidėn e luajtur nė Vlorė, ku Flamurtari fitoi 1-0 me Vllazninė. Vendimtar ishte goli i Brajkoviē, nė minutėn e 25-tė, megjithatė kuqezinjtė kanė pasur mė shumė se njė rast pėr tė dyfishuar. Nė fund sfida u tensionua, mbi tė gjitha pas daljes nga loja tė Begės pėr vendasit me karton tė kuq. Me kėtė humbje shkodranėt e Agim Canajt zbresin nė vendin e tretė.


Superiore / Java 4

Ora 16:00


DJE

Shkumbini-Besa 1-0

Rizvanolli 66‘

Apolonia-Tirana 0-2

A. Lila 30‘, Memelli 35‘

Flamurtari-Vllaznia 1-0

Brajkoviē 25‘


SOT

Dinamo-Elbasani S. Ēekaj

Bylis-Lushnja K. Meta

Teuta-Partizani A. Lulaj


Klasifikimi

Skuadra N F B H gol. Pikė

1. Tirana 4 3 1 0 5-1 10

2. Shkumbini 4 3 0 1 7-4 9

3. Vllaznia 4 2 1 1 5-3 7

4. Elbasani 3 2 1 0 2-0 7

5. Flamurtari 4 2 0 2 3-3 6

6. Dinamo 3 1 2 0 3-1 5

7. Besa 4 1 1 2 3-4 4

8. Apolonia 4 1 1 2 3-5 4

9. Partizani 3 1 0 2 3-4 3

10. Lushnja 3 1 0 2 2-4 3

11. Teuta 3 0 1 2 0-2 1

12. Bylis 3 0 0 3 3-8 0




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008