. .
  18/09/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Lorik Cana: Na mposhti talenti i Xherard

Kuqeziu, qė shėnoi nė portėn e Liverpulit, i zhgėnjyer pėr humbjen

Lorik Cana shprehet i zhgėnjyer pėr humbjen nė takimin e parė nė Ligėn e Kampioneve, edhe pse pėrballė Olimpiku i Marsejės kishte Liverpulin. Pėr shqiptarin, meritat pėr triumfin e skuadrės sė Rafa Benitez i shkojnė Stiven Xherardit, qė realizoi dy gola. "Po tė vėzhgoni golin (e parė tė mesfushorit anglez, qė barazoi rezultatin nė 1-1), pėr ta realizuar ishte i nevojshėm i gjithė talenti i Xherard", deklaroi ai nė konferencėn pėr shtyp pas ndeshjes. "Megjithatė, Liverpuli ėshtė njė ekip i madh dhe shumė mirė i organizuar. Ėshtė e jashtėzakonshme tė shohėsh se asnjėherė ata nuk luajnė duke u mbrojtur. Kėtu flas pėr Dirk Kuijt, qė nė aksionin ku ata fituan 11-metėrsh, pėrshkroi 40 metra fushė me sprint pėr tė mbėshtetur aksionin. Kėta lojtarė janė tė admirueshėm pėr atė qė bėjnė dhe janė shembuj nga tė cilėt duhet tė mėsojmė pėr tė ecur pėrpara".

Kapiteni i francezėve pohoi se pėrpara sfidės e parandjeu se do tė shėnonte gol nė portėn e "Reds"-ave. Cana kishte paralajmėruar babanė e tij, Agimin dhe nė minutėn e 23-tė tė ndeshjes pėrshėndeti rrjetėn e portės sė mbrojtur nga Reina, duke sjellė avantazhin e pėrkohshėm 1-0 tė Marsejės. "Gjėja mė e pabesueshme ėshtė se pėrpara ndeshjes kisha paralajmėruar babanė tim se do tė shėnoja. Unė jam njė lloj futbollisti qė nuk shėnoj shumė, e pėr kėtė arsye ky gol ėshtė i rrallė, sqaroi 25-vjeēari. Nė detyrat qė na kishte caktuar trajneri Gerets, unė dhe Benua Sherju duhej tė ndiqnim aksionet sulmuese dhe tė ishim sa mė tė rrezikshėm nė zonėn e kundėrshtarit". Megjithatė, zhgėnjimi pėr humbjen ėshtė i madh. Cana shtoi: "Kur dėgjuam fėrshėllimėn finale tė takimit u zhgėnjyem shumė, pasi e gjithė puna qė kishim bėrė pėr tė pėrgatitur kėto 90 minuta dhe ajo qė treguam nė fushė i humbėn vlerat pėr shkak tė rezultatit. Do tė ishim tė kėnaqur nėse do tė barazonim apo fitonim, pasi nė futboll rezultati ėshtė ai qė vlen mė shumė. Nė kėtė mėngjes (dje), nuk mund tė jem veēse shumė i zhgėnjyer".

Pėr mesfushorin e Kombėtares shqiptare, tė dy golat ishin tė shmangshėm dhe po tė tregohej mė e vėmendshme, skuadra nuk do t‘i kishte pėsuar. "Mendoj se nuk duhej t‘i kishim pėsuar tė dy golat e Liverpulit, qė mė pas i dhanė edhe fitoren kėsaj skuadre, pėrfundon Cana. Pėrpara ndeshjes, tė gjithė e dinim se duhej tė tregoheshim tė kujdesshėm, por ndonjėherė nuk mund ta parashikosh se ēfarė do tė ndodhė gjatė njė aksioni. Ai gol (i pari i anglezėve) mund tė evitohej fare lehtė, por rrjeta tė tilla mund tė pėsohen kur luan pėrballė njėrit prej lojtarėve mė tė mėdhenj nė botė. Nėse Xherard nuk do ta kishte shėnuar atė gol, qė solli barazimin e shpejtė, Liverpuli do ta kishte shumė tė vėshtirė tė rifutej nė lojė. Ndėrsa nė episodin e penalltisė u befasova, pasi topi qė u nis nga zona kundėrshtare ishte pa pretendime. Pėrveē njė rasti tė Stiv Mandanas nė fund tė pjesės sė dytė, nuk mbaj mend qė kundėrshtarėt tė kenė pasur ndonjė tjetėr rast tė mirė pėr shėnim".




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008