. .
  15/09/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Haxhiaj e Sejdini, dorėheqjet e para

Trajneri i Besės largohet pėr arsye personale, "xhaxhi" e lė Bylisin me zero pikė nė tabelėn e klasifikimit

Bien dy stolat e parė nė Kat
egorinė Superiore. Vetėm
pas tre javėve tė kampionatit
elitar fillon "valsi i pankinave".
Menjėherė pas ndeshjeve tė
luajtura dje, trajneri i Besės, Iljaz
Haxhia, deklaroi pėrpara mediave
se do tė largohet nga detyra pėr arsye
personale. Ky vendim u mor nė
pėrfundim tė ndeshjes, ku kavajasit
barazuan 0-0 nė shtėpi me kampionėt
e vendit nė fuqi, Dinamon.
Tė paktėn ky ėshtė versioni
zyrtar, por nė tė vėrtetė duhet pranuar
se verdhezinjtė e ardhur nė kėtė
edicion si pretendentė, nė fushėn
e lojės kanė treguar tė kundėrtėn.
Pėrpara javės sė parė tė kampionatit,
presidenti Bizhdili deklaronte
se "tė vlefshme" do tė quheshin
vetėm fitoret 3-0, ndėrkohė
qė nė 90 minutat e para Besa u
dorėzua nė fushėn e saj me Flamurtarin.
Fitorja nė fushėn e Bylisit
(e cila ėshtė kontestuar fuqishėm
nga vendasit pėr vendimet
e gjyqtarit), duket se nuk ka mjaftuar,
pasi pėr tė treguar forcėn e saj
skuadra duhej tė matej me konkurrentėt
pėr titull. Por, edhe pse njė
pikė pėrballė dinamovitėve nuk
mund tė hidhet poshtė, Haxhiaj
vendosi t‘i hapė rrugėn dikujt tjetėr.
Mė "bindėse" janė arsyet e
Faruk Sejdinit. Bylisi i tij regjistroi
humbjen e tretė nė aktivitetin e
skuadrave elitare dhe "xhaxhi"
duket i lodhur nga situata nė klubin
mallakastriot. Pasi pa tė tijtė tė
mposhteshin minimalisht nė fushėn
e Elbasanit, me golin e realizuar
nė minutėn e 34-t nga Merxha, Sejdini
pohoi se nuk mund tė punonte
mė me kėtė skuadėr, e cila nė
fushėn e lojės nuk i zbaton detyrat
qė i kėrkohen. Kampionėt e Kategorisė
sė Parė nė sezonin e kaluar
humbėn thellė nė debutim me Shkumbinin
(4-1), ndėrsa nė
ndeshjen e dytė u "dorėzuan" nė
shtėpi me Besėn. Edhe shifrat i japin
tė drejtė Faruk Sejdinit nė vendimin
e tij: nė 270 minuta skuadra
ka pėsuar 8 gola, duke shėnuar
vetėm 3 tė tillė, megjithatė ai qė
vret mė shumė ėshtė vendi i 12-tė
nė klasifikim. Nė kuotėn e zero
pikėve, Bylis renditet e fundit dhe
ėshtė skuadra e vetme qė deri mė
tani nuk ka marrė asnjė rezultat
pozitiv, qoftė edhe njė barazim.
Nė takimet e tjera tė Kategorisė
Superiore, Vllaznia e kalon pa
probleme Apoloninė. Sfida nė
"Loro Boriēi" pėrfundoi 3-1, me
dy gola tė Dhėmbit dhe njė tė Sinanit,
ndėrsa pėr miqtė shėnoi
Shoshi. Lushnja gjen tri pikėt e
para pėrballė Flamurtarit, falė rrjetave
tė Sisokosė dhe Sekserit. Nė
tė 81-ėn Veliu u jep shpresė bregdetarėve,
por barazimi nuk vjen.
Shkumbini vazhdon tė paraqitet
"i pathyeshėm" nė shtėpi. Viktima
e radhės ėshtė bėrė Teuta: pėr tė
thyer skuadrėn e Sulejman
Starovės mjaftoi njė gol i Erjon Rizvanollit
nė minutėn e 38-tė tė
takimit.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008