|
Sot, dita e parė e shkollės, 50 mijė vogėlushė nė klasėn e parė Ministri i Arsimit, Beja: Interneti do tė jetė shok edhe nė fshatrat e humbura Gjyshėrit, prindėrit, motrat
dhe vėllezėrit mė
tė mėdhenj sot do tė
pėrcjellin mė tė vegjlit
nė shkollė. Do tė jetė dita e parė
e shkollės pėr 50 mijė fėmijė, tė
cilėt do tė bėjnė mėsim dhe do
tė ulen nė bankė pėr herė tė parė.
Edhe pse nuk i njohin mėsueset,
u kanė pėrgatitur atyre tufa
me lule, urime dhe madje kanė
mėsuar tė bėjnė njė prezantim
tė shkurtėr pėr veten, apo njė
tregim se ku i kaluan pushimet
verore. Jo vetėm pėr klasat e para,
por edhe pėr nxėnėsit e tjerė, ky
vit shkollor do tė ketė ndryshime.
Duke nisur nga klasa e 9-tė,
mė pas cikli 3-vjeēar dhe duke
arritur kėshtu nė njė nga pikat e
reformės aq tė pėrfolur nė arsim.
Rreth 433 mijė nxėnės tė arsimit
parauniversitar nė rang kombėtar
do tė fillojnė sot vitin e ri shkollor
2008-2009, i cili pėr herė tė parė
do tė funksionojė me strukturėn
e re arsimore 5+4+3, e ngjashme
me shumė vende tė Rajonit dhe
Evropės.
Si pasojė e kėsaj strukture,
kėtė vit nė 376 shkolla tė mesme
nuk ka regjistrime nė vitin I,
ndėrsa pritet qė mė 15 shtator,
nė 1749 shkollat e mesme, nė
bankat e klasave tė para fillore
tė ulen rreth 50 mijė nxėnės
dhe nė klasat IX rreth 55 mijė tė
tjerė. "Libri dhe interneti do tė
jenė shokėt tuaj tė pėrditshėm,
jo vetėm nė qytete, por shumė
shpejt edhe nė fshatrat mė tė
humbur tė Malėsisė. Kėtė vit
shkollor, shkolla do tu japė krahė
tė panumėrt ėndrrave dhe fantazisė
suaj, asnjė kufi tokėsor nuk
do ta pengojė mė lundrimin tuaj
nė botėn e pafund tė internetit;
ju do tė jeni pjesė e bashkėsisė
sė moshatarėve tuaj nė tė gjithė
globin; do tė mund tė lidheni me
ta, tė mateni me ta, tė fitoni garat
me ta", tha ministri Beja. Ministri i
Arsimit dhe Shkencės, Fatos Beja,
ka deklaruar se nxėnėsit nė ditėn
e parė tė shkollės, mė 15 shtator,
do tė kenė nė duar tė gjitha tekstet
shkollore. Pėrpara fillimit tė
vitit shkollor, 36 librari tė Tiranės
janė furnizuar me mbi 405 tituj
tekstesh, nga 30 shtėpi botuese.
Me reformėn e teksteve, Ministria
e Arsimit nuk ėshtė mė zotėruese
e sė drejtės pėr tė pėrzgjedhur nė
mėnyrė pėrfundimtare tekstin
qė do tė vendoset nė bankėn e
nxėnėsit. Kjo e drejtė u ka kaluar
mėsuesve, qė e pėrdorin tekstin
me nxėnėsit e tyre. Pėr kėtė
qėllim, lejohet qė, nė vend tė njė
teksti tė detyruar nga ministria,
mėsuesit ti paraqiten variante
tė ndryshme tė pėrgatitura nga
botues privatė, prej tė cilėve ai
pėrzgjedh ata qė quhen tekste
alternative. Gjithashtu fondet e
subvencionit shtetėror pėr tekstet
shkollore nuk shkojnė pėr tė
financuar prodhuesit e teksteve,
botuesit dhe kompanitė e shtypshkrimit.
Kėto fonde kalojnė nė
dorėn e pėrdoruesve tė teksteve,
prindėrve dhe nxėnėsve. Dje, ministri
i Arsimit dhe i Shkencės ka
uruar tė gjithė nxėnėsit pėr ēeljen
e vitit tė ri akademik. "Nė mėnyrė
tė veēantė uroj vogėlushėt dhe
vogėlushet qė, pėr herė tė parė,
hyjnė nė udhėn e bukur e tė pafund
tė diturisė. Ata qė janė sot
shpresa, krenaria dhe dashuria e
prindėrve dhe gjyshėrve tė tyre,
por njėkohėsisht edhe e ardhmja,
tėrėsisht evropiane, pėr Atdheun
tonė Shqipėrinė", tha nė mesazhin
e tij ministri.
|


|