|
Partizani, nėn presionin e tifozėve nė derbi
Fansat e tė kuqve paralajmėrojnė "revoltė" pas njė humbjeje tė mundshme "Count-down" po bie. Tirana e Partizani bėhen gati pėr sfidėn e madhe mes rivalėve historikė, derbin numėr 132. Kjo pėrballje ka dhuruar gjithmonė emocione tė mėdha, tė cilat do tė jenė tė garantuara edhe kėtė herė, edhe pse palėt duket se nuk ndeshen nė pozita tė barabarta, pėr shkak tė zhvillimeve nė muajt e fundit. Skuadrat para vuajnė ankthin e pragndeshjes, ndėrsa nė fund vuajnė emocionet e kundėrta qė prodhon kjo sfidė: fituesi gėzon dhe humbėsi ikėn kokulur dhe i zhgėnjyer. Jo mė pak e vuajnė fatin e derbit edhe tifozėt tė "armiqėsuar" sportivisht deri nė maksimum. Tė dyja tifozeritė janė tė uritura pėr fitore. Pėr shumė prej tyre, mė shumė vlerė ka kjo ndeshje se fitimi i titullit kampion tė Shqipėrisė, prandaj presioni i tyre ndaj skuadrave tė preferuara ėshtė i madh. Parashikohet njė "Selam Stėrmasi" i mbushur plot e pėrplot, aq sa ditėt e fundit edhe tifozeritė pėrkatėse e kanė quajtur "tė vogėl" pėr tė mbajtur peshėn e kėsaj ndeshjeje. Por njė presion shumė herė mė i madh do tė rėndojė mbi shpatullat e Partizanit. Tifozeria e tij, e etur pėr njė skuadėr pretendente, mbėrrin nė kėtė pragndeshje me shumė pakėnaqėsi. Situata nė kampin e kuq nuk duket premtuese, kjo pėr shkak tė problemeve tė mėdha qė prekėn gjatė verės klubin e drejtuar nga presidenti Albert Xhani. Kriza financiare ishte shkaktari kryesor i njė shkatėrrimi total tė atij ekipi, qė nė sezonin e kaluar (tė vetmit nė 10 vitet e fundit), bėri tifozerinė "Demat e Kuq" tė besojė se mund tė fitojnė njė titull. Edhe pse e humbėn atė nė ndeshjen e fundit, ajo skuadėr tregoi se kishte potencialin pėr tė pretenduar. Por tashmė prej saj ka mbetur vetėm Hallaēi, Bakaj, Babamusta e portieri Shehi. Tė tjerėt i pėrpinė klube tė ndryshme. Dhe kėtė tifozėt nuk ia kanė harruar presidentit tė tyre. Madje, tre prej tyre (Osmani, Devolli, Muzaka), me dorėn e vetė Xhanit, iu dhanė rivalit historik dhe sot tė jenė kundėr ish-skuadrės. Tifozėt e kuq, fitoren 4-1 ndaj bardhebluve duket se e kanė harruar, por nuk u hiqet nga mendja shpėrbėrja e ekipit. Rezultatet nė dy ndeshjet e para kanė qenė zhgėnjyese: njė fitore nė Lushnje dhe njė humbje ndaj njė rivali direkt si Vllaznia nė "Qemal Stafa". Dhe kjo u shtohet pakėnaqėsive tė fansave, tė cilėt nuk do ta braktisin Partizanin sot nė derbi, por kanė premtuar se nuk kanė ndėrmend tė tolerojnė dėshtimin ndaj bardhebluve. Madje, burime pranė tyre zbulojnė se e kanė gati "revoltėn" ndaj drejtuesve tė klubit, por i kanė dhėnė edhe njė "shans" tė fundit: derbin. Megjithatė, futbollistėt premtojnė se do ta shfrytėzojnė nė maksimum kėtė "shans". Nga kampi i kuq theksohet se nuk ekziston frika. Lika, edhe pse nuk do tė jetė nė stol pėr shkak tė pezullimit, e ka pėrgatitur me njė synim tė vetėm fitoren. Ai pritet tua besojė kėtė brazilianėve tė ardhur sė fundmi: Roma, Bruno e Kastelani, por edhe ish-sulmuesin e Kievos, Xhulian Rrudho. Duhet tė mposhtin "ish"-ėt, atė qė nga kampi i kundėrt betohen se mezi presin ta shohin Partizanin "tė vuajė si njė bishė plagosur".
|


|