|
Kuqezinjtė nė kor: Ndaj Maltės, 3 pikė
Objektivi i vetėm i Shqipėrisė nė sfidėn kundėr maltezėve ėshtė vetėm fitorja Barazimi kundėr Suedisė sė konsideruar si njė nga pretendentėt pėr vendin e parė nė grupin 1 tė eliminatorėve, ka lėnė njė vello kėnaqėsi te kombėtarja shqiptare. Pėr mė tepėr, ai ka lėnė pas edhe njė moral tė lartė tė kuqezinjve, njė gjė e domosdoshme dhe i bėn vetėm se mirė futbollit.
Malta
Por kohė pėr festė nuk ka, pasi distanca pėr takimin e radhės ėshtė e shkurtėr. Nė derė ka mbėrritur Malta dhe Shqipėrinė e pret njė objekti i vetėm: fitorja. Toleranca kėtu nuk ka aspak vend. Bėhet fjalė pėr njė jo i nivelit tė Suedisė, por nėnvlerėsimi mund tė shembė gjithēka tė ndritur deri tani. Skuadra e trajnerin Dusan Fitzel nuk duket se i trembet pėrballjes me ne, edhe pse do tė ketė mungesėn e mbrojtėsit Ian Azopardi, pėr motive familjare. Kapiteni Gilbert Agius ka deklaruar: "Do tė luajmė, ashtu siē dimė. Vetėm kėshtu ne mund tė arrijmė rezultate. Duhet tė kujdesemi vetėm pėr veten tonė". Kundėr Portugalisė, maltezėt demonstruar njė lojė tė dobėt, duke mos u bėrė pėr asnjė moment problem pėr "brazilianėt" e Evropės. Pėsuan njė humbje tė thellė 0-4 nė shtėpi. Megjithatė nuk duhet paragjykuar nga kjo. Ambiciet e Maltės nuk janė tė mėdha, por njė nga objektivat e saj ėshtė tė lėrė pas nė renditjen e grupit njėrin nga kundėrshtarėt e grupit. Dhe shpresat mė tė mėdha tė tyre janė tė pėrfitojnė diēka nė pėrballjen ndaj nesh.
Tri pikėt
Ndėrsa ne, nėse kemi objektiv tė pėrmirėsojmė veten tonė nė krahasim me tė kaluarėn, ėshtė mė shumė se detyrim qė ti shfrytėzojmė nė maksimum ndeshje tė tilla. Edhe pse duhet tė ruhen nga euforia dhe vetė kuqezinjtė e dinė mirė njė gjė tė tillė. Tė gjithė nė kor e kanė bėrė tė njohur se synimin e vetėm tė kėsaj ndeshjeje dhe ka njė seriozitet nė vlerėsimin e kėsaj ndeshjeje. Mes fjalėve tė tyre shikohet dėshira pėr ta mbajtur lart entuziazmin e post-Suedisė. Duke filluar qė nga trajneri Hari Han, i cili vendin qė gjeti nė zemrėn e shqiptarėve pas Suedisė duhet ta mbajė gjithmonė, vetėm duke e merituar. "Pėr ne festa mbaron kėtu, pasi festa e madhe ėshtė Malta, tha tekniku holandez. Po ju them qė do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, shumė e vėshtirė. Do tė jetė njė takim tjetėr pėr nga natyra se si do ta interpretojmė lojėn. Mund tė ndryshojmė edhe nė formacionin titullar". Por Han nuk ėshtė i vetėm. Si ai mendojnė edhe protagonistėt kryesorė, qė duhet ta realizojnė atė, duke filluar nga kapiteni Altin Lala, apo zėvendėsi i tij, Lorik Cana. "Mendoj se do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė", thotė Lala. "Duhet tė japim maksimumin, pasi vetėm fitorja ėshtė rezultati qė na kėnaq", mbėshtet Cana. Skela kėrkon pėrqendrim: "Nuk duhet nėnvlerėsuar asnjė kundėrshtar. Duhet tė marrim tri pikė medoemos". Dhe sigurisht, pasi ēdo gjė pėrveē tri pikėve do tė ishte vetėm njė dėshtim.
Kundėrshtari
Malta, mbrėmė vonė nė Tiranė
Ndeshja e tė mėrkurės ėshtė shumė pranė. Kundėrshtari i tė mėrkurės, Malta, na ka mbėrritur nė derė. Pikėrisht nė orėt e vona tė natės sė tė dielės ata kanė zbritur nė aeroportin ndėrkombėtar "Nėnė Tereza". Mė pas i janė drejtuar kryeqytetit shqiptar, ku dhe janė akomoduar nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm nė ambientet e hotel "Rogner". Sikurse ėshtė bėrė e njohur, holandezėt kanė nxituar tė mbėrrijnė nė tokėn shqiptare pėr tu ambientuar para ndeshjes, jo vetėm me klimėn tonė, por edhe me fushėn ku do tė zhvillohet takimi i tė mėrkurės, "Qemal Stafa". Nė ndeshjen e parė tė luajtur nė shtėpi tė shtunėn nė mbrėmje, kundėr Portugalisė, Malta pėsoi njė humbje tė thellė 0-4. Sot dhe nesėr ata kanė parashikuar nga njė seancė stėrvitore nė ditė, pėr tė qenė tė gatshėm tė mėrkurėn ndaj kuqezinjve nė "Qemal Stafa".
Pėrgatitja
Shqipėria e ka
seriozisht ndaj Maltės
Vetėm pak orė liri kanė pasur nė dispozicion kuqezinjtė, pėr tė shijuar "pa frerėt" e trajnerit Ari Han festėn e atij rezultati, tė konsideruar premtues ndaj Suedisė. Kjo pėr faktin se pas lejes sė dhėnė menjėherė pas largimit nga "Qemal Stafa", atyre u ėshtė dashur tė grumbullohen nė mesditėn e djeshme, pėr tė nisur pėrgatitjet pėr sfidėn e tė mėrkurės kundėr Maltės. Kundėrshtari vėrtet ėshtė inferior, por megjithatė pėrgatitja e kėsaj ndeshjeje meriton seriozitetin e duhur pėr tė pėrmbushur qėllimin qė Shqipėria i ka vėnė vetes: marrjes sė tri pikėve. Pasditen e djeshme futbollistėt janė vėnė nėn urdhrat e trajnerit holandez dhe i janė drejtuar fushės "Skėnder Halili" pėr tė zhvilluar stėrvitjen e parė. Lajmi i mirė ėshtė se tekniku ka tė disponueshėm tė gjithė lojtarėt e grumbulluar. Nuk ka asnjė tė dėmtuar edhe pse ndeshja ndaj suedezėve ishte jo pak e ashpėr. Pėr fat tė mirė edhe Dallku njoftohet se nuk ka asgjė dėmtim.
Shpėrblimi
Suedia e Malta, nėn njė premio
Fitorja e mundshme me Maltėn do tė mbushė xhepat e kuqezinjve. Kjo pasi FSHF, si nė ēdo kompeticion tė kėtyre viteve tė fundit, ka parashikuar edhe premiot pėr ndeshjet pėrkatėse. Dhe barazimi pėr Suedinė e meriton njė tė tillė, pasi rezultati ishte shumė mė pozitiv se njė barazim, kur mendon se kundėrshtari ishte i nivelit qė tremb shpesh edhe tė mėdhenjtė e kontinentit. Por nė rastin konkret ai ka munguar, por vetėm pėr pak kohė. Ose mė mirė ėshtė shtyrė pėr tu dhėnė nė festėn e madhe, atė tė fitores kundėr Maltės, ku do tė bėheshin bashkė dy premio. Kėtė e konfirmon shefi i marrėdhėnieve me median nė FSHF, Dritan Kokona. "Sigurisht qė do tė ketė premio pėr barazimin me Suedinė, pohon Kokona, por futbollistėt do ti marrin nė dorė vetėm pas ndeshjes me Maltėn, tė mėrkurėn". Ndėrkohė qė sipas Kokonės ende nuk ėshtė publikuar se sa do tė vlerėsohet barazimi me Suedinė dhe sa fitorja e mundshme me Maltėn. Gjė qė ngelet pėr tu verifikuar nė ditėt e ardhshme.
|


|