|
Shqipėria me "kėmbė tė mbarė", ndal Suedinė nė "Qemal "Stafa" Vetėm barazim 0-0, duke zbehur Ibra&Co nė njė ndeshje ku kuqezinjtė kanė entuziazmuar Shqipėria ndal Suedinė nė njė stadium tė mbushur gati nė kapacitetin e plotė, me njė atmosferė tė zjarrtė, dhe e nis mbarė eliminatoret e Botėrorit 2010. Njė barazim 0-0 nė "Qemal Stafa" ndaj njė prej pretendentėve pėr kualifikim duhet vlerėsuar me nota pozitive. Por kjo kėnaq kur mendojmė se loja e tanėve entuziazmoi, duke neutralizuar pothuajse tėrėsisht tė mėdhenjtė si Ibrahimoviē e Larson. Han i beson skemės sė paralajmėruar 4-2-3-1, me sulmues tė vetėm Salihin. Para portierit Beqaj kishte vendosur dy mbrojtėsit qendrorė, Beqirin e Currin, nė krah tė tė cilėve ishin Dallku e Vangjeli. Lala e Cana kishin detyra mbrojtėse nė mesfushė. Regjinas i ishte besuar Skelės, ndėrsa presionin nga krahėt e mbėshteti te Hyka nė tė majtė dhe Duro nė tė djathtė. Suedia kundėrpėrgjigjet me modulin 3-5-2, ku nė sulm kombinohej ēifti: veterani Larson dhe i frikshmi Ibrahimoviē. Minutat e para kanė tė bukur vetėm atmosferėn e krijuar nga tifozeria nė shkallėt e stadiumit, e cila ndizet edhe mė shumė nė minutėn e 8, kur Hyka depėrton majtas, pason pėr Canėn nė hyrje tė zonės, por gjuajtja e tij pėrfundon nė goditje kėndi. Talenti shqiptar i Maincit ėshtė sėrish protagonist 2 minuta mė vonė, kur pas shpėrthimit nė krah kroson pėr Salihin, i cili godet dobėt me kokė dhe Isakson se ka probleme ta ndalė. Shqipėria duket mė agresive. Qarkullon mirė topin dhe zhvendoset drejt zonės kundėrshtare falė shpejtėsisė sė Hykės e Salihit. "Makina" suedeze e Lagerbak ka vėshtirėsi nė funksionimin e saj. Nuk dalin dot nė lojėn e tyre, mungon presingu, por edhe luan larg portės. Por sinjali i parė i rrezikshmėrisė sė lartė tė tyre vjen pikėrisht nga kėmbėt e yllit tė vetėm tė mbrėmjes sė "Qemal Stafės", Ibrahimoviēit, kur nė minutėn e 15 lėshon njė gjuajtje tė harkuar nė diagonal, e cila ka tronditur shtyllėn e Beqajt. Suedezėt zgjohen dhe falė ekzekutimin pėr manual tė njė goditje dėnimi, numri 4 i miqve gjendet i lirė 5 metra larg portės, gjuan me kokė, por reflekset e Beqajt shpėtojnė njė gol tė sigurt. Shqipėria provon me Salihin, qė nuk devijon njė gjuajtje tė Skelės. Goli mungon, ndėrsa pjesa e dytė ofron lojė mė agresive. Suedezėt provojnė me tė gjitha mėnyra, por pa krijuar raste tė mira, ndėrsa shqiptarėt shijojnė teknikėn e Hykės, por qė jep kros jo tė saktė. Ibrahimoviē lėshon njė tjetėr predhė, por Beqaj duket se ėshtė betuar qė nuk do ta lėnė tė shėnojė. Ndėrsa Melberg bėn gafėn, kur fal Shqipėrinė nė njė rast ideal pėr shėnim: gjuajtja e tij kalon pranė shtyllės. Pėr pėrgjigjen mendon Hyka, i jashtėzakonshėm nė krah, shmang tė parin dhe nis njė predhė nga jashtė zonės, qė Isakson e grushton me vėshtirėsi. Tensioni rritet me kalimin e minutave. Salihi ka vrapuar shumė dhe Han kėrkon tė freskojė sulmin me shpejtėsinė e Berishės, duke lėnė ekipin pa sulmues tė mirėfilltė. Dhjetė minutat e fundit Han mendon pėr barazimin dhe ndryshon vendosjen e skuadrės: del fantazisti Skela, hyn Teli nė tė djathtė pėr njė mbrojtje me katėr. Dallku del para nė krah, Duro merr qendrėn e mesfushės. Ibra me shokė, provojnė tė ndryshojnė fatin e ndeshjes, por ju mungon qartėsia, ndėrsa Shqipėria tenton tė pėrfitojė nga ndonjė shans i fundit, por barazimi ėshtė rezultati pėrfundimtar, pasi tė dyja ekipet nuk dhanė pėr tė merituar mė shumė.
Berisha: Vlen sa njė fitore
Pėrballė Suedisė, barazimi ka vėrtet vlera tė mėdha, madje ka edhe nga ata qė e konsiderojnė si njė arritje tė madhe pėrballė njė kundėrshtari tė madh. "Njė barazim nė ndeshjen e parė, kundėr njė kundėrshtari qė pretendon kualifikimin, ėshtė njėlloj si njė fitore pėr ne", nėnvizon Besart Berisha, i cili ėshtė gjithashtu i lumtur pėr rikthimin e tij nė Kombėtare, pas njė mungesė 1-vjeēare pėr shkak tė njė dėmtimi tė rėndė. "Jam i lumtur pėr rikthimin nė Kombėtare. Kam kaluar shumė kohė tė vėshtirė dhe i falėnderoj tė gjithė tifozėt qė mė kanė mbėshtetur". Ndėrsa uron fitoren e parė ndaj Maltės tė mėrkurėn. Urimit tė Berishės i bashkohet edhe mbrojtėsi Kristi Vangjeli, i cili vlerėson si njė nga pikat e forta nė ndeshjet ndaj Suedisė, pikėrisht tifozerinė e zjarrtė, qė sipas tij ishte "lojtari i 12-tė pėr kuqezinjtė dhe inspiruesi kryesor nė ēdo manovėr".
Trajneri kuqezi pėrgėzon skuadrėn pėr lojėn e mirė
Ari Han: Me nordikėt,
pikė me shumė vlera
Sapo gjyqtari spanjoll Alberto Malenko fėrshėlleu pėr fundin e takimit, Ari Han ngrihet me vrull nga stoli dhe shkon nė tunelin nga ku futesh nė dhomat e zhveshjes. Ashtu si asnjė tjetėr mė parė, holandezi ka pritur qė tė kalonin tė gjithė lojtarėt kuqezi, duke i pėrshėndetur ata pėr barazimin 0-0 me Suedinė. Trajneri ėshtė mjaft i kėnaqur nga starti i kėtyre eliminatoreve, mbi tė gjitha me njė kundėrshtar mjaft tė vėshtirė. "Luajtėm mirė, luftuam nė ēdo moment dhe morėm njė barazim me Suedinė, qė ėshtė mes skuadrave mė tė mirave nė botė. Mendoj se kjo ėshtė njė pikė me shumė vlera pėr skuadrėn tonė", deklaroi Han pėr "Super Sport". "Ėshtė padyshim njė rezultat i mirė dhe e rėndėsishme ėshtė qė skuadra luajti mirė dhe qė mori rezultat pozitiv. Nota dhe lojtari mė i mirė? Nuk dua tė veēoj asnjė nga futbollistėt, por pėr lojėn nė fushė skuadrės do ti jepja njė shtatė ose njė tetė". Nė fund edhe dy fjalė pėr sfidėn me Maltėn pas katėr ditėve nė Tiranė: "Me Suedinė kemi marrė padyshim njė rezultat tė mirė, por me Maltėn duhet tė jemi tė kujdesshėm, qė tė qėndrojmė me kėmbė nė tokė dhe tė marrim maksimumin, pra tri pikėt nga kjo sfidė".
Suedezėt
Henrik Larson: E vėshtirė
tė luash me rivalė tė tillė
Nė "Qemal Stafa", Henrik Larson ka festuar 100 ndeshje me fanellėn e Suedisė. Megjithatė, festa e sulmuesit tė mirėnjohur ėshtė prishur nga Kombėtarja e Ari Han. "Gjithmonė ėshtė shumė e vėshtirė qė tė luash me kundėrshtarė si Shqipėria, qė luajnė shumė tė ngjeshur mbrapa dhe mbrohen me nėntė futbollistė", ishin fjalėt e sulmuesit tė mirėnjohur. Ky mendim ėshtė vazhduar edhe nga mesfushori Sebastian Larson, i cili hyri nė lojė si zėvendėsues vetėm pas 6 minutave. "Shqipėria ėshtė njė skuadėr e vėshtirė dhe mbrohet mirė", tha 23-vjeēari qė luan nė Angli me Birmingam Sitin. "Kanė luajtur tė tėrhequr dhe kjo ka sjellė shumė probleme pėr ne. Edhe Shqipėria kishte lojtarė tė fortė, me tre mesfushorė nė qendėr dhe ėshtė gati e pamundur tė ēahet. Dėshironim ta fitonim ndeshjen, por duhet tė pranojmė rezultatin. Shpresojmė tė paraqitemi mė mirė nė takimet e tjera tė grupit".
|


|