. .
  02/09/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Vrasja e tretė nė familjen Saliu, vdes djali i fundit

Durrės, atentat vdekjeprurės ndaj vėllait tė Klodian Saliut

Hakmarrja mes bandave rivale tė Lul Berishės dhe Klodian Saliut merr njė tjetėr jetė. Ndonėse rivalėt kanė pėrfunduar njėri nė pranga dhe tjetri i vrarė prej 3 vjetėsh, ajo qė i ndan dy grupet kriminale tė Spitallės, qė dikur ishin njė, vazhdon tė mbetet e fortė dhe kėrcėnuese.

Arjan Saliu ėshtė ekzekutuar me disa plumba tė derdhur breshėri mbi tė mbrėmjen e kaluar. Viktima ka qenė i dėnuar nė shtetin fqinj, Itali, pėr trafik lėndėsh narkotike dhe prej pak kohėsh ndodhej nė Shqipėri, pranė familjes. Ai ėshtė djali i tretė i familjes Saliu nga Spitalla, qė humb jetėn brenda tre viteve tė fundit. Mbrėmjen e djeshme ėshtė pėrgjakur kėshtu me njė atentat tė tipit mafioz, nė fillim tė muajit tė shenjtė tė Ramazanit, nė Durrės.

Vėllai i rivalit kryesor tė Lul Berishės ėshtė ekzekutuar me armė automatike nė njė nga lagjet e Durrėsit. Viktima ėshtė 37-vjeēari Arian Saliu dhe ka qenė duke udhėtuar me njė automjet tė tipit "Golf 5", sė bashku me shtetasin Denis Hoxha, 35 vjeē, nga Durrėsi, i cili ka mbetur i plagosur gjatė atentatit tė organizuar nė Lagjen Nr.5 tė qytetit bregdetar. Ngjarja ka kthyer krimin e frikshėm nė qytetin port dhe riaktivizimin e elementeve kriminale tė dy bandave qė sipas burimeve policore u goditėn me arrestimet e vitit tė kaluar, gjatė tė cilave ra nė pranga dhe kapobanda, Lulzim Berisha.

Por hakmarrjet s‘kanė tė sosur, duke marrė njė tjetėr jetė. Njė vit mė parė u ekzekutua njė tjetėr vėlla i Klod Saliut, Ndriēimi. Paraprakisht, dyshohet se dy autorėt ende tė paidentifikuar nga policia kanė qėlluar mbi shėnjestrėn e tyre me njė automatik tė tipit "Scorpions". Autorėt lėviznin me njė motor dhe e kanė ndjekur viktimėn e tyre teksa lėvizte me mjetin "Golf", me targa DE566BE, deri sa kanė gjetur momentin e pėrshtatshėm pėr tė qėlluar mbi tė pa kthim.

Ndėrkaq, burime nga kirurgjia e spitalit tė Durrėsit bėnė tė ditur se i plagosuri Hoxha ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Ngjarja e rėndė ndodhi nė afėrsi tė rrugės "Mujo Ulqinaku", qė lidh pallatin e sportit, "Ramazan Njala", me stadiumin e qytetit, nė njė nga udhėkryqet qė ngjitet nė drejtim tė ish-rajonit tė policisė. Sipas burimeve policore, atentati ka qenė i mirorganizuar, duke i shkaktuar vdekjen Saliut dhe lėnė nė jetė njeriun qė e shoqėronte dhe qė s‘ishte objekt i atentatorėve.

Forca tė shumta policie kanė shkuar nė vendngjarje dhe mė pas janė shpėrndarė pėr tė mundėsuar fillimisht identifikimin e autorėve dhe kapjen e tyre. Burimet thanė se shoqėrime tė shumta do tė ketė gjatė natės mes mbėshtetėsve tė bandės rivale tė mbetur jashtė qelive, si dhe anėtarė nė dukje "tė fjetur" tė saj. Larja e hesapeve mes grupeve rivale ėshtė pista kryesore nė tė cilėn janė fokusuar hetimet pėr vrasjen, ndėrsa nuk ėshtė pėrjashtuar dhe pista qė e lidh ekzekutimin me veprimtarinė e viktimės nė Itali, ku dhe ka qenė i dėnuar pėr trafik lėndėsh narkotike.



Policia


Grupi i Spitallės,

familje problematike


Anėtarėt e grupit kriminal tė Spitallės janė nė krye tė listės sė policisė durrsake pėr familjet e identifikuara si me probleme tė natyrės sė rėndė, qė provokojnė hasmėri dhe gjakmarrje, duke ēuar deri nė ngujime. Burime nga Drejtoria e Policisė sė Durrėsit rreth njė vit e gjysmė mė parė patėn bėrė tė ditur pėr "Shqip" se grupi i Spitallės pėrbėhej nga shtetasit Ndriēim Saliu, Arian Saliu (i cili nė kohėn kur u vra i vėllai dhe mė pas ishte nė burg pėr trafik droge nė Itali), Indrit Dokle, Adriatik Ēoli, A.B., Z.K., R.Xh., F.M. dhe E.C. Pas vrasjes sė Klod Saliut nė vitin 2005, u pėrfshinė nė njė konflikt tė ashpėr me grupin e Lulzim Berishės. Konflikt i shumėtensionuar mes dy grupeve pas gjetjes sė braktisur tė njė automjeti me katėr armė, nė afėrsi tė lokalit tė Lulzim Berishės, ku rezultoi se gjurmėt e gjetura nė tė i pėrkisnin shtetasit F.M., anėtar i grupit tė Klod Saliut, i cili u ekzekutua nė superstradėn Tiranė-Durrės, mė 26 shkurt tė vitit 2005, pak kohė pas lirimit si i pafajshėm nga Gjykata e Durrėsit.






Historia


Qė nga shkurti i vitit 2005, anėtarėt e bandave rivale sulmojnė njėri-tjetrin


Atentati ndaj Klodian Saliut,

hapja e serisė sė eliminimeve


Mė 26 shkurt tė vitit 2005 vritet nė njė atentat mafioz njė prej tė fortėve tė Durrėsit, Klodian Saliu, vėllai i vogėl i viktimės mė tė fundit tė njė rivaliteti disavjeēar mes bandave. Nė atentat mbeti i plagosur edhe njė tjetėr person, i cili ndodhej nė tė njėjtėn makinė me Saliun. I riu njihej si njė nga tė fortėt qė vepronte nė zonėn e Spitallės dhe mbėshtetės i krahut tė majtė tė politikės shqiptare, ndryshe nga rivali i tij, dikur mik, Berisha. Atentati ka qenė i mirėpėrgatitur nga autorėt, tė cilėt kanė ndjekur makinėn ku udhėtonte Klodian Saliu. Fillimisht plumbat kanė rėnė mbi gomat e automjetit tip "Mercedz Benz" nė ngjyrė gri tė metaltė, me tė cilin lėvizte viktima dhe i plagosuri tjetėr nė ngjarje. Gjithēka ka ndodhur brenda pak minutash, duke i dhėnė fund njė njeriu qė ishte kthyer pothuajse nė njė mit pėr zonėn e Spitallės, lagje periferike nė veri tė qytetit tė Durrėsit. Klodian Saliu dhe Osman Truma kanė qenė duke udhėtuar nga Durrėsi nė drejtim tė Tiranės, me automjetin "Benz", me targa DR8907C. Vrasja e Saliut ka ndodhur nė superstradė, pranė Maminasit. Njė karikator i tėrė me fishekė ėshtė shkrehur mbi 28-vjeēarin Saliu nė orėt e vona tė natės. E kaluara e viktimės ēoi nė ngritjen e disa pistave dhe njėkohėsisht nė njė listė jo tė vogėl personash tė dyshuar si autorė tė mundshėm tė atentatit. Pista kryesore ku u pėrqendrua hetimi ishte ajo e pėrplasjes mes grupeve rivale nė Durrės dhe e hakmarrjes. Autorėt e njėrės prej vrasjeve mė tė bujshme tė viteve tė fundit nė Durrės, pas asaj tė komisar Gani Malushit, tė ndodhur katėr vjet mė parė, mbetėn tė pazbuluar, ndėrsa hetimet zbardhėn se vrasja ishte kryer nga anėtarė tė bandės sė Lul Berishės. Ndoshta i njėjti fat do tė ndjekė dhe vrasjen e vėllait tė tij dy vjet mė vonė, nė njė natė tė nxehtė korriku.





Kronologji



Krijimi dhe ndarja e bandės sė famshme tė Durrėsit


Aktiviteti i bandės sė Lulzim Berishės dhe Klod Saliut nis para vitit 1994, por e dokumentuar mbetet periudha nga ky vit e mė tutje. Deri nė 1998, banda do tė merrej kryesisht me trafiqe ilegale, pėr tė nisur vrasjet katėr vjet mė vonė, tė paktėn vrasjet e njohura dhe tė pėrfshira nė dosjen e gjerė tė kėsaj bande, qė akuzohet pėr trafik ndėrkombėtar lėndėsh narkotike, prostitucion dhe trafik armėsh.



Viti 1994

Prokuroria e Hamelmit, nė distriktin e Hanoverit, lėshon njė urdhėr-ndalimi ndėrkombėtar pėr Lulzim Berishėn. Sipas saj, ai kishte trafikuar njė sasi shumė tė madhe heroine nė itinerarin Shqipėri-Itali-Gjermani, por pas arrestimit Berisha deklarohet i pafajshėm. Pas Gjermanisė, Berisha u pėrball me akuzat e Prokurorisė sė Barit, por sėrish shpallet i pafajshėm pėr mungesė provash. Pas disa muajsh, Berisha kthehet nė Shqipėri duke vazhduar aktivitetin nga Durrėsi.


17 tetor 1998

Regjistrohet vrasja e parė e organizatės kriminale tė drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Banda akuzohet pėr vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku nga Durrėsi.


29 tetor 1998

Nuk vonon shumė dhe ndodh njė tjetėr vrasje e dyfishtė. Organizata e Berishės dhe Saliut akuzohet se ka realizuar ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja. Nė kėtė ngjarje mbeti i plagosur edhe Marsel Sotiri.


22 gusht 1999

Pa u mbushur njė vit, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 29 tetorit 1998 ekzekutohet nga banda e Lul Berishės nė Plazhin e Durrėsit.


24 maj 2000

Lulzim Berisha arrestohet nė Riēione tė Italisė pėr trafik ndėrkombėtar lėndėsh narkotike. Nė shkurt tė kėtij viti, nė Itali ishte arrestuar shtetasi Erjon Hoxha


9 korrik 2000

Njė tjetėr vrasje rėndon mbi bandėn. Nė atentatin e kėsaj date tė korrikut 2000, vritet nė fshatin Shėnavlash tė Durrėsit shtetasi Dritan Disha.


14 janar 2002

Policia dhe prokuroria vendosin njė tjetėr vrasje nė dosjen e krimeve tė bandės. Banda akuzohet se mė 14 janar tė vitit 2002 ka ekzekutuar shtetasin Ervin Lame nė Lagjen Nr. 3 tė Durrėsit.


Viti 2003

Ky vit shėnon dhe ndarjen e organizatės nė dy banda tė veēanta. Shkak ishin kontradiktat e forta mes dy drejtuesve tė saj. Krijohen bandat rivale tė drejtuara nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Nė fakt, rivaliteti kishte nisur mė herėt, madje duke u pozicionuar dhe politikisht nė kahe tė kundėrta.


26 shkurt 2005

Klodian Saliu, pasi kishte nisur aktivitetin normal tė mundėsuar nga njė vendim i Gjykatės sė Durrėsit, qė e la tė lirė duke e shpallur tė pafajshėm pėr mungesė provash, do tė vihej nė shėnjestėr. Lulzim Berisha dhe banda e tij, nė njė atentat nė autostradė vrasin Klodian Saliun, duke shuar kėshtu njė nga tė fortėt e Spitallės.


5 maj 2005

Policia deklaron se po punon pėr zbardhjen e autorėve tė krimit, ndėrkohė shokėt e Saliut e njohin autorin. Organizohet njė atentat fare pranė ish-fermentimit tė privatizuar nga Lul Berisha, te lokali i tij, "C‘era una volta". Nė kėtė atentat Berisha plagoset nė kėmbė dhe po ashtu shoqėruesit e tij, Isuf Morina dhe Kujtim Haxhia.


13 tetor 2005

8 muaj pas vrasjes sė Saliut dhe 5 muaj pas atentatit ndaj Berishės, organizata e Saliut, e drejtuar nga Indrit Dokle, reagon. Mė 13 tetor vritet Avni Gashi nė Tiranė, trupi i tė cilit mė pas u gjet i flakur nė njė kanal nė fshatin Romanat tė Durrėsit.


30 tetor 2005

Hakmarrja e grupit tė kryesuar tashmė nga Indrit Dokle nuk ėshtė ndalur me kaq. Organizohet vrasja e shtetasit Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishės, mė 30 tetor 2005, pranė stadiumit "Qemal Stafa".


4 dhjetor 2005

Vila e Berishės nė periferi tė qytetit sulmohet me njė predhė antitank. Mbetet i plagosur kunati i Berishės. Ai vetė i shpėton pėr mrekulli edhe kėtij atentati tė dytė brenda disa muajsh.


19 mars 2006

Strukturat e policisė, nė bashkėpunim me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, deklarojnė se kanė bėrė tė mundur shkatėrrimin e njė organizate kriminale tė kryesuar nga shtetasit Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Ky i fundit ėshtė vrarė nė vitin 2005. Lulzim Berisha shpallet nė kėrkim.


6 prill 2006

I forti i Durrėsit, Lulzim Berisha, arrestohet nė njė apartament modest nė Tetovė tė Maqedonisė. Thyhet miti i krijuar rreth tij, ndėrsa drejtėsia ėshtė vėnė nė lėvizje.


23 korrik 2007

Ekzekutohet Ndriēim Saliu, vėllai i Klod Saliut. Vrasja ndodhi nė ambientet e pasme tė lokalit tė tij, "Cavalieri", nė Lagjen 18. Nė ngjarje mbeti i plagosur edhe Sterio Xhani, 22 vjeē, i cili ishte i punėsuar si administrator nė lokalin e Saliut.


29 korrik 2007

Njė javė pas vrasjes sė vėllait tė kapobandės, Klodian Saliu, nė kuadėr tė operacionit "Spitalla 2", policia ndalon 4 tė dyshuar si bashkėpunėtorė tė tė dyshuarit si autor i vrasjes, Indrit Taullaj. Pėrveē Ervin Ēukes, u ndaluan dhe Edmond Taullaj 22 vjeē, Ervis Cėrriku 20 vjeē dhe Gramoz Ago.


21 shtator 2007

I dyshuari si bashkėpunėtor nė vrasjen e vėllait tjetėr tė Klodian Saliut, Ndriēimit, u ekzekutua duke mbajtur tė ndezur historinė e pambyllur tė rivalitetit mes bandave tė Lul Berishės dhe Klod Saliut. 26-vjeēari Ervin Ēukja nga Spitalla, i njohur nga policia si anėtar i grupit tė Lul Berishės, u qėllua me armė nė Lagjen 1 tė qytetit, pranė restorant "Arragostės".




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008