|
TRE REFLEKSIONE MBI NJOHJEN E KOSOVES
MENTOR NAZARKO
Nėse do tė arsyetonim si reporterė, vera nuk ishte aq pa lajme qė lidheshin me njohjen ndėrkombėtare tė Kosovės. Kriza e Gjeorgjisė bėri qė emri Kosovė tė rihynte nė axhendėn ndėrkombėtare. Ndėrkohė, Serbia pretendon se do tė investojė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė nė lidhje me ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Dhe sė fundi: njė aktivitet i intelektualėve kosovarė diskutoi pėr Kosovėn dhe botėn arabe. Janė tre momente interesante, filli lidhės i tė cilave ėshtė beteja e Kosovės pėr njohjen ndėrkombėtare tė saj, nė njė terren global qė ndryshon papritmas, diku pėr mirė apo pėr keq, sa i takon impulseve qė merr kjo njohje. Dhe kohės qė do tė kėrkojė ajo. Po i shqyrtojmė me radhė kėto tre momente nė njė sforco mė shumė reflektive, qė lejon analiza tė tjera mė tė plota tė secilės prej temave. Veē e veē, apo tė tria bashkė.
Ēėshtja e Gjeorgjisė
Pas konfliktit nė Gjeorgji, kanė qenė tė shumta analizat krahasuese tė Osetisė me Kosovėn, refleks i prononcimit tė Presidentit rus Medvedev, qė justifikonte njohjen e pavarėsisė sė saj, dhe Abkhazisė me veprimin perėndimor pro ekzistencės sė Kosovės si shtet. Interesante duket tani tė kuptohet sesi do tė ndikojė koniunktura aktuale e marrėdhėnieve Rusi-Perėndim, apo trendi i tyre nė legjitimimin e pavarėsisė sė Kosovės nėpėrmjet aktit final - rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Pa rezolutė nuk ka jetė me tė drejta tė plota tė Kosovės si shtet i pavarur nė familjen ndėrkombėtare. Nė njė shikim tė parė, nisur nga vėshtirėsitė nė tė cilat kaluan projektrezolutat e para qė kėrkonin miratimin e Planit Ahtisari, nga pritshmėria qė krijonin takimet Bush-Putin, etj., mund tė mendohet se njė rezolutė e tillė do tė kishte sukses vetėm kur marrėdhėniet Rusi-SHBA do tė pėrmirėsoheshin. Sipas kėtij arsyetimi tė shėndoshė gjithsesi, me kohėrat qė po kalojmė, ndoshta duhet tė presim ca kohė derisa kėto marrėdhėnie tė pėrmirėsohen. Gjithmonė duke llogaritur se nė pėrmirėsimin e tyre nuk ndikojnė pėr fat tė keq prononcimet humoristike tė Kryeministrit tonė qė i tregon munxėt Rusisė edhe publikisht si dikur Enver Hoxha.
Nuk ėshtė pėr tu neglizhuar ama njėlloj efekti bumerang i veprimit rus. Nėse Rusia njohu nė kushte tė pakrahasueshme pavarėsinė e Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė, praktikisht ajo nuk ka mė alibi pėr tė ofruar nė rastin e Kosovės. Po kėshtu dhe Serbia. Por ama tė dyja kėto drejtime diskutimi, tė ēojnė nė pėrfundimin se tashmė tė dyja ēėshtjet kanė pėr tu shtruar njėkohėsisht pėr diskutim nė forumet ndėrkombėtare si Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, etj. Dhe ku vetėm shkėmbimet e favoreve tė tipit "mė jep kėtė, qė tė jap atė", do tė ēonin nė njė zgjidhje tė mirė pėr Kosovėn. Por a vlen Kosova sa Osetia? Si pėrmasa sigurisht Kosova vlen mė shumė, por a mund tė thuhet e njėjta gjė pėr peshėn gjeopolitike? Pa u ngutur tė japim pėrgjigje qė sot, mund tė thuhet se loja pėr Kosovėn bėhet mė e ngatėrruar dhe se rėndėsia e saj ndėrkombėtare duket mė e rritur se mė parė. Duke kėrkuar mė shumė kohė. Ngushėllim mund tė jetė se Shqipėria shton shanset e anėtarėsimit nė NATO nė samitin e ardhshėm.
Kėrkesa serbe Gjykatės sė Hagės
Pėr pak kohė, mediat shqiptare u morėn me njė skenar optimist, sipas tė cilit nėse Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė do tė shprehej pro ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, atėherė Serbia do ta njihte atė. Skenari shikuar kaq trashė, madje dukej edhe mė optimist: njė prononcim pozitiv i Hagės do ti ofronte mė shumė argumente pro njohjes shteteve tė pavendosura. Duke e pėrshpejtuar procesin e njohjes nė pėrgjithėsi. Por ama kėta skenarė janė aq tė rėndėsishėm sa nuk duhen parė trashė. Janė disa pyetje tė cilat duan pėrgjigje tė vėshtira, sot pėr sot kur nuk kemi informacion se cila do tė jetė procedura e zgjedhur nga Serbia pėr tė investuar kėtė Gjykatė.
Nėse procedura e zgjedhur do tė jetė ajo e konfliktit gjyqėsor, cilėn palė do tė padisė Serbia nė Gjykatė? Nė kėtė lloj procedure, vetėm shtetet mund tė jenė palė. Kosova nuk mund tė jetė, por nėse jo Kosova, cilat shtete do tė paditen? Ato qė e kanė njohur? Nėse po, a janė tė gatshėm ato shtete tė pranojnė tė marrin pjesė nė njė gjykim tė tillė sipas nenit 35 tė Statutit tė Gjykatės? Kjo Gjykatė zhvillon gjyq vetėm nėse shteti i paditur e pranon juridiksionin e saj pėr atė ēėshtje specifike. Dhe sa do tė zgjasė procesi? Nėse do tė kishim vėrtet njė proces tė tillė, pra palėt e paditura do tė pranonin vendimin e Gjykatės, atėherė ai do tė ishte i detyrueshėm. Edhe pėr Serbinė.
Nė shtypin e paspecializuar pėr tema tė tilla flitej se Serbia kishte ndėrmend vetėm ti kėrkonte njė opinion kėsaj Gjykate. Kjo Gjykatė ndėrmerr procedurėn konsultative, vetėm nėse atė ia kėrkojnė Organizatat dhe jo shtetet. E cila organizatė ka ndėrmend tia kėrkojė opinionin Gjykatės pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės?
Flitet ndėrkaq se Serbia ėshtė duke kėrkuar mbėshtetje te vendet anėtare tė Asamblesė sė OKB-sė pėr tė siguruar njė rezolutė me dy tė tretat e votave tė kėsaj Asambleje kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Duket skenar i vėshtirė, diēka e ngjashme me pėrpjekjen pėr tė kthyer rrotėn e rėndė tė historisė mbrapsht dhe ndėrkohė serbėt nuk po flasin mė pėr kėtė skenar legal nė dukje. Por ama tė gjitha pėrpjekjet e saj, qoftė drejt Hagės, qoftė pėr rezolutė tė Asamblesė vonojnė procesin.
Kosova dhe bota arabe.
Aktiviteti i paradokohshėm i forumit 2015 nė Kosovė ishte me tė vėrtetė i gjetur, dhe dėshmi e pjekurisė tė organizatave tė caktuara tė shoqėrisė civile nė Kosovė. Sigurisht, ka njė lloj pikėpyetje se a do tė ishte mė mirė qė ky aktivitet tė bėhej mė parė, por kush di ritmet e funksionimit tė donatorėve, apo njėlloj inercie tipike tė NGO-ve, e justifikon vonesėn nė emėr tė idesė. Por ndėrsa ke vlerėsim pozitiv pėr organizatorėt, nuk u duk shumė i arsyeshėm reagimi i Kryeministrit Thaēi se "Kosova shkon drejt Brukselit dhe Uashingtonit dhe jo drejt adresave tė papėrcaktuara". Nuk ka asnjė arsye qė Kryeministri i njė vendi tė vogėl qė pret njohje nga gjithė konstelacioni apo konstelacionet e vendeve arabe, tė shprehė injorim si ky qė gjendet nė kėtė frazė. Euforia e qenies sė Kosovės nė qendėr tė botės, apo e takimeve tė nivelit tė lartė si ai me Bushin, nuk mund tė jetė gjithė kohėn dominante pėrmbi realizmin nė politikėn e jashtme. Ndėrkohė ky gabim i Thaēit nuk i jep tė drejtė tė gjithė ata kritikėve qė mundohen tė gjejnė apo ti japin peshėn kryesore tė fajit, palės kosovare qė nuk ka bėrė gjithēka pėr njohjen e republikės sė re nga vendet arabe. Arsyet kryesore tė mosnjohjes lidhen me vetė vendet arabe, me mbivendosjen nga ana e tyre tė interesave lokale, kombėtare, mbi ato panislamike, arsye qė nuk kapėrcehen me lobime shqiptare. D.m.th, kėto vende nisur nga frymėzime tė ndryshme si antiamerikanizmi, probleme tė ngjashme me pakicat nė territorin e tyre, konsiderojnė si tė papėrshtatshėm njohjen nė kėtė moment tė pavarėsisė sė Kosovės. Frymėzimi panislamik, sipas tė cilit do tė duhej tė njihej ekzistenca e njė shteti tė ri me shumicė myslimane nė qendėr tė Europės, duket jo domethėnės, duke zhgėnjyer tė gjithė ata qė besonin nė kėtė. Dhe sigurisht duke i hequr njė atu tė gjithė atyre individėve apo qarqeve nė botėn shqiptare qė besojnė nė frymėzime globale myslimane, ndėrsa flasin pėr komb mysliman. Ajo qė mund tė kuptohet gjithsesi, dhe me njohjen sipėrfaqėsore tė problemeve tė veēanta tė vendeve tė botės myslimane, ėshtė se bindja e tyre pro pavarėsisė nuk mund tė ndodhė njėkohėsisht te tė gjitha vendet. Pra, duhet tė imagjinojmė vonesa dhe tek "adresat e papėrcaktuara".
Epilog
Faktori kohė, nė fund tė fundit, ėshtė shqetėsimi kryesor qė lidh reflektimet tona mbi kėto tre momente: sa vonojnė procesin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, tė marrė veē e veē, apo tė marrė tok, mėdyshjet e botės arabe, precedenti i Osetisė sė Jugut dhe pėrpjekjet serbe pėr ta futur ēėshtjen nė kanale gjyqėsore ndėrkombėtare. Nė njė shikim tė parė duket se tė tria do ta vonojnė. Pa futur nė analizė efektet e proceseve tė tjera si zgjedhja e Presidentit nė SHBA, etj., etj.
|


|