. .
  30/08/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



PD, ligj tė ri pėr Ina Ramėn

Opozita: Nuk japim konsensusin

Ligji pėr Prokurorinė ėshtė "shashka" e parė qė do tė hidhet nė lojė me fillimin e sesionit tė ri parlamentar. Mazhoranca ka pėrgatitur ligjin e ri pėr Ina Ramėn dhe miratimi i tij kėrkon 84 vota. Lajmi ėshtė konfirmuar nga numri dy i PD-sė, Astrit Patozi.

Ndryshimet nė projektligjin pėr prokurorinė janė hartuar nga ekspertė tė disa fushave, mes tyre edhe pėrfaqėsues tė zyrės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe misioneve ndėrkombėtare qė asistojnė sistemin e drejtėsisė nė vend. Drafti i hartuar nga Ministria e Drejtėsisė, drejtpėrdrejtė nga zėvendėsministri Viktor Gumi, dhe pėrfaqėsuesi i zyrės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Kujtim Lulaj, parashikon ndryshimin e 30 neneve tė Ligjit pėr Prokurorinė, kryesisht pėr rregullimin e karrierės sė prokurorėve, ndryshimin e masave dispiplinore, promovimin e prokurorėve dhe neni pėr kompetencat e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Burime nga Partia Demokratike bėjnė tė ditur se Prokuroria e Pėrgjithshme parashikon jo ngushtim tė kompetencave tė tij. "Nuk ka asnjė ligj qė vė nėn kontroll punėn e organit qendror tė akuzės, madje Prokuroria e Pėrgjithshme ka pasur dy pėrfaqėsues tė saj nė komisionin qė u mor me ndryshimet pėrkatėse, qė prej janarit 2008, nė kohėn kur nisi edhe diskutimi", tha ish-ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi. Ministri i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, do tė bėjė tė ditur sot nė njė konferencė pėr shtyp qėndrimin e tij mbi kompetencat e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Ministri Alibeaj i cilėson ndryshimet si domosdoshmėri nė kuadėr tė reformimit tė Prokurorisė dhe harmonizimit tė praktikave mė tė mira tė legjislacioneve tė vendeve tė BE-sė. Ndryshimet nė Ligjin pėr funksionimin e Prokurorisė pritet tė diskutohen nė kėtė sesion parlamentar.

Ligji pėr Prokurorinė

Miratimi i ligjit pėr Prokurorinė kėrkon 84 vota nė Kuvend, ndėrkohė qė kreu i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi, kėrkon konsensusin e opozitės pėr kalimin e kėtij ligji.

"Ky ėshtė njė nga ligjet e rėndėsishme tė reformės nė drejtėsi dhe ne kemi gjithė angazhimin dhe prirjen pėr ta ēuar kėtė reformė deri nė fund. Pra jo vetėm pėr ligjin e Prokurorisė por dhe ligje tė tjera qė vijnė mė pas", u shpreh Patozi. Duke i lėnė rrugė tė hapur bashkėpunimit me opozitėn, Patozi u shpreh se

"kjo ka nevojė dhe pėr angazhimin e opozitės dhe kontributin e saj. Ka ndryshim tė madh mes dy ēėshtjeve, ne kemi pasur mundėsinė qė disa prej reformave tė mėdha, atė zgjedhore dhe nė drejtėsi, tė gjenim numrin magjik 84 vota, por nuk e kemi kėrkuar asnjėherė atė, pra nė kėto reforma ku kemi rėnė dakord bashkėrisht qė t‘i miratojmė me konsensus, ne do vijojmė tė kėrkojmė konsensusin e opozitės".

Sesioni i ri

Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi, theksoi se "miratimi i ligjit ‘Pėr hapjen e dosjeve pėr ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit‘ dhe Kodi i ri Zgjedhor janė dy prioritetet e punės sė Kuvendit me fillimin e sesionit kuvendor mė 1 shtator". Sipas Patozit, dje u mblodh Konferenca e Kryetarėve tė grupeve parlamentare, e cila miratoi kalendarin trijavor tė punimeve tė Kuvendit. "Shpresojmė qė tė paktėn nė dy javėt e para tė muajit shtator tė kalojmė bashkėrisht me opozitėn ligjin e ashtuquajtur tė ‘dosjeve‘", u shpreh Patozi. Ndėrsa pėr sa i takon prioritetit tjetėr, Kodit Zgjedhor, ai tha se "kjo ėshtė njė punė nė proces, e cila nuk ka ndalur edhe gjatė muajit gusht, por ai qė do ta thotė fjalėn e tij do tė jetė Komisioni i Posaēėm, i cili do tė nisė menjėherė axhendėn e tij me miratimin e ligjit tė ri zgjedhor". Pas njė ndėrprerjeje njėmujore tė aktivitetit parlamentar, tė hėnėn nis nga puna sesioni i ri i Kuvendit. Janė komisionet e pėrhershme parlamentare ato qė do tė rifillojnė veprimtarinė e tyre tė parat, ndėrsa seanca e parė plenare e Kuvendit pritet tė mbahet mė 8 shtator. Tė hėnėn, mė 1 shtator, nis punimet sesioni i ri parlamentar i Kuvendit tė Shqipėrisė. Konferenca e Kryetarėve tė Grupeve Parlamentare, vendosi qė data 1 shtator tė shėnojė edhe fillimin e punės sė institucionit mė tė rėndėsishėm legjislativ nė vend. Aktiviteti parlamentar pritet tė nisė fillimisht me punėn e komisioneve tė pėrhershme tė Kuvendit, ndėrsa seanca e parė plenare pėr kėtė sesion do tė mbahet mė 8 shtator.

PS: "Jo" konsensus pėr ligjin mbi organin e akuzws


Braēe: Nuk u njoftuam se kishte konferencė kryetarėsh


Opozita nuk tregohet e gatshme tė japė konsensus pėr projektligjin mbi prokurorinė. Nėnkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braēe, deklaroi nė njė prononcim pėr gazetėn se kjo nismė ėshtė ndėrmarrė nė mungesė transparence. Sipas tij, opozita nuk ka qenė prezentė nė asnjė nga etapat e hartimit tė draftit pėr ligjin nė fjalė. "Ne e kemi marrė vesh nga ndėrkombėtarėt kur paralajmėruan se mazhoranca po ndėrmerr njė hap tė tillė", theksoi Braēe. Ai vlerėsoi se e djathta, gjithsesi, ėshtė e lirė tė kėrkojė bashkėpunimin e opozitės pėr kėtė ligj, por kjo nuk ėshtė detyruese. Duke u ndalur nė aq sa bėhet publike pėr draftin, Braēe argumenton se ky ėshtė njė sulm mbi prokurorinė, kur ajo po heton korrupsionin e qeverisė. Pėr sa i takon ligjit tė "spiunėve", drejtuesi socialist mendon se qėndrimi i socialistėve ėshtė bėrė mė se i qartė. "Pėr sa kohė Partisė Demokratike i kujtohet kjo nismė nė vitin e fundit tė qeverisjes, duket se nuk pėrbėn mė prioritet pėr tė", nėnvizoi Braēe. Qėndrimi i selisė rozė, tha ai, ėshtė nė pėrputhje tė plotė me rezolutėn e miratuar nė Kėshillin e Evropės pėr kėtė ēėshtje. Shumica, insiston Braēe, ėshtė e lirė ta miratojė nismėn me votat e saj, por tė paktėn nuk do tė ketė me vete si bashkėfajtore opozitėn. Numri dy i socialistėve denoncon se edhe sesioni i ri kuvendar po fillon me shkelje kushtetuese dhe tė rregullores sė kėtij institucioni. Partia Socialiste thotė se nuk ėshtė njoftuar se kishte mbledhje tė konferencės sė kryetarėve nė ditėn e djeshme. "Asnjė prej nesh nuk u njoftua pėr mbledhje kur duhet tė ishim pjesėmarrės", u shpreh Braēe. Teksa shtoi se kjo ka ndodhur me porosi tė Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit, nė vlerėsimin e Braēes, po e nis punėn nė sesionin e ri me ēizmen e djathtė, me tė cilėn e mbylli atė tė fundit. Partia mė e madhe e opozitės thotė se kalendari i punės nuk mund tė quhet i miratuar nėse nuk kalon pėr miratim nė seancė. Vetėm pas kėtij momenti, sqaron Braēe, mund tė zbatohet dhe tė procedohet me kalendarin. Njė tjetėr shkelje e vėnė re prej tij ka tė bėjė me faktin se sesioni nuk fillon me mbledhje komisionesh, por me mbledhje seance. "Duhet tė ishin ofruar tre seanca nė javėn e ardhshme dhe nė fakt s‘ka asnjė", ngulmon Braēe. Kėto veprime, nė konstatimin e tij, kryhen nga Topalli pėr t‘i ardhur nė ndihmė Kryeministrit Berisha tė kalojė kėtė moment tė vėshtirė, "kur ai ėshtė i sulmuar nga raporte ndėrkombėtare, arrestime tė shumta dhe kur dyshohet pėr lidhje me trafiqe", u shpreh Braēe. Zoti Patozi, shtoi ai, ka tė drejtėn tė merret me axhendėn e punės sė grupit tė tij parlamentar, por nuk mund tė shkruajė atė tė Partisė Socialiste. PS nėnvizon se kėto dy axhenda janė krejt tė ndryshme nga njėra-tjetra pėr shkak se opozita nuk mund tė merret me ēėshtje qesharake. Prioriteti i parė i opozitės shfaqet ndėrhyrja nė Kodin Zgjedhor, diēka pėr tė cilėn ėshtė ndėrmarrė angazhim tė mbyllet brenda muajit shtator. Edhe kėtė, Braēe e shikon me dyshim teksa thotė se "nė deklaratat e zotit Patozi vihet re mungesė angazhimi".




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008