|
Kosova dhe Gjeorgjia, debati pėr precedentin
Kastriot Islami
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka paraqitur rastin e Kosovės si shkak kryesor qė shteti i tij njohu pavarėsinė e rajoneve tė Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė. Sipas tij, kjo ishte nė shenjė "hakmarrjeje", pasi vendet perėndimore e njohėn pavarėsinė e Kosovės pėrkundėr vėrejtjeve tė Rusisė. Pėrpjekjet pėr tė paraqitur tė ngjashme konfliktet e "ngrira" nė Kaukazin Jugor me rastin e Kosovės janė tė hershme. Ato janė kryesisht me origjinė ruse e serbe. Por jo rrallė teza e ngjashmėrive ėshtė pėrdorur edhe nga faktorė tė tjerė tė rėndėsishėm vendimmarrės, duke ndikuar sado pak qė vendimmarrja pėr pavarėsinė e Kosovės, konform planit Ahtisari tė mbetej jokonsensuale. Bile duke penguar vendimmarrjet nga institucionet mė tė rėndėsishme globale pėr ēėshtjet e sigurisė tė tilla si Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė apo Bashkimi Evropian. Ngjashmėritė, ndonėse shumė mė tė pakta nė krahasim me dallimet, janė pėrdorur nga njėra anė pėr tė penguar pavarėsimin e Kosovės dhe nga ana tjetėr janė shfrytėzuar pėr tė nxitur separatizimin nė krahina apo zona tė tjera tė globit; Kaukazi jugor ėshtė njėri prej tyre. Serbėt tė mbėshtetur nga rusėt i kanė pėrdorur ato mė shumė pėr tė frenuar/penguar pavarėsimin e Kosovės, ndėrkohė qė rusėt kėtė tezė e kanė pėrdorur pėr nxitjen e pavarėsimit tė Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė. Dhe mė sė fundi Rusia njeh zyrtarisht pavarėsinė e deklaruar nė mėnyrė tė njėanshme nga autoritet defakto nė Abkhazi e Oseti pėr "tu hakmarrė" dhe pėr tė plotėsuar kuadrin e sjelljes sė saj, gjoja simetrike ndaj Perėndimit, tė cilin e akuzon pėr arbitraritet nė ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Kosova rast unik dhe zgjidhje sui generis
Pėrgjithėsisht komuniteti ndėrkombėtar demokratik ėshtė pėrpjekur tė argumentojė se rasti i Kosovės ėshtė unik dhe zgjidhja sui gjeneris. Njė analizė e thelluar krahasimore tregon se pėrgjithėsisht rasti i Kosovės ėshtė i pakrahasueshėm nė thelb, me asnjė nga rastet e konflikteve tė "ngrira", pavarėsisht se ndonjė element mund tė shfaqet nė pamje tė parė e formalisht i ngjashėm. Diplomacia kosovare dhe shqiptare mund dhe duhet tė artikulojnė aktivisht e me inteligjencė argumentet kundėrshtuese ndaj tezave tė ngjashmėrisė sė ngjarjeve e konflikteve nė Kaukazin Jugor me ato qė lidhen me pavarėsimin e Kosovės. Kjo bėhet akoma mė e rėndėsishme pas zhvillimit tė ngjarjeve nė Kaukazin Jugor, qė mund tė kenė mė shumė ndikim nė pėrshpejtimin se sa ngadalėsimin e procesit tė pavarėsimit tė Kosovės.
Kėshilli i Sigurimit - funksionim problematikā¦
Kjo analizė shfaqet me komplekse e vendosur nė terrenin e vėshtirė tė funksionimit problematik tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB, sidomos nė rastin e konflikteve delikate dhe ku ndėrthuren interesa gjeostrategjike. Kriteri i fitimtarit nė Luftėn e Dytė Botėrore, mbarimi i Luftės sė Ftohtė me rrėzimin e sistemit komunist, qasjet e ndryshme ideologjike tė anėtarėve tė saj, pozicionimi i tyre i ndryshėm ndaj sistemit tė demokracisė liberale dhe aktualisht vizioni i ndryshėm i tyre pėr perspektivėn e vendimmarrjeve globale, uni apo multipolare, e kanė bėrė jo plotėsisht funksional kėtė mekanizėm tė rėndėsishėm global, ndoshta tė vetmin aktualisht pėr ēėshtjet e sigurisė globale, tė paktėn nė rastin e krizave delikate ku pėrfshihen interesa gjeopolitike apo energjetike. Rrjedhimisht rreth 65 vjet pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore shfaqet nevoja e reformimit tė Kėshillit tė Sigurimet, ndėrkohė qė diskutimet e pasuksesshme zhvillohen qė prej 20 vjetėsh dhe zgjidhja duket e largėt.
Analistėt rusė pėr Kosovėn dhe Osetinėā¦
Disa analistė pėrpiqen tė argumentojnė se invazioni i Gjeorgjisė nga Rusia ėshtė shprehje e revanshit tė Rusisė ndaj Perėndimit lidhur me ndėrhyrjen e ushtarake tė NATO-s nė vitin 1999 nė Serbi. Vetė Presidenti rus e ka konsideruar si shenjė "hakmarrjeje" ndaj vendeve perėndimore pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Analistė tė tjerė janė pėrpjekur tė shpjegojnė se po ashtu si NATO nuk pati asnjė vendim nga Kėshilli i Sigurimit pėr tė ndėrhyrė nė Serbi, po nė tė njėjtėn mėnyrė Rusia ndėrhyri ushtarakisht duke e pushtuar Gjeorgjinė. Bile duke e akuzuar Sakashvilin si agresor, i japin tė drejtė Rusisė, dhe duke iu referuar veprimeve tė NATO-s nė Serbi, justifikojnė pushtimin e Gjeorgjisė. Disa tė tjerė qė e kritikojnė pushtimin e Gjeorgjisė nga rusėt tentojnė tė neutralizojnė qėndrimin kritik tė Perėndimit ndaj Rusisė me argumentin se vetė Perėndimi ka vepruar nė tė njėjtėn mėnyrė nė Kosovė. Bile ka analistė qė e konsiderojnė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės si "poshtėrim tė Rusisė". Analistėt rusė thonė se "Rusia do tė tregohej impotente nė rast se nuk do ti pėrgjigjej sulmit gjeorgjian mbi Osetinė"; duke shtuar se "pushtimi i Irakut dhe bombardimi i Serbisė demonstruan se forca ėshtė i vetmi burim i legjitimitetit nė ēėshtjet ndėrkombėtare". Bile me njohjen e pavarėsisė sė Osetisė e tė Abkhazisė autoritetet ruse kėrkojnė ti kthejnė mbrapsht "poshtėrimin" Perėndimit pėrmes njė "hakmarrjeje".
Qėndrimet e lidershipit osetian e serb....
Teza e ngjashmėrisė sė rastit tė Kosovės me atė tė dy krahinave separatiste nė Gjeorgji pėrdoret intesivisht edhe nga lidershipi de facto i kėtyre dy krahinave. Njė numėr liderėsh osetianė gjatė kėtyre ditėve kanė thėnė se "i mbėshtesin pretendimet e tyre pėr pavarėsi bazuar nė precedentin e Kosovės". Tanimė qė situata nė Oseti e Abkhazi duket e pėrkeqėsuar dhe autoritetet e tyre de facto nuk kanė vetėm mbėshtetur ndėrhyrjen ushtarake tė Rusisė nė Gjeorgji, por edhe shpallėn pavarėsinė, duke pasur edhe mbėshtetjen e shpejtė e direkte tė Rusisė, e cila e mbėshteti dhe e nxiti tezėn e tyre "pėr pavarėsi", duke iu referuar edhe pavarėsimit tė Kosovės. Por kjo tezė ėshtė rimarrė intesivisht gjatė kėtyre ditėve edhe nga figura politike nacionaliste serbe. Sekretari i Shtetit, Oliver Ivanovic, ėshtė shprehur gjatė kėtyre ditėve se "konflikti aktual nė Gjeorgji ndodhi pėr shkak tė precedentit tė krijuar pas ndėrhyrjes ushtarake nė Kosovė", duke shtuar se "rasti i Kosovės ėshtė njė precedent qė mund tė pėrdoret si justifikim nga Rusia pėr sulmin ushtarak mbi Gjeorgjinė".
Dallimet thelbėsore midis Kosovės dhe Osetisė e Abkhazisėā¦
Nė pamje tė parė duket se ndėrhyrja ushtarake e Millosheviēit nė Kosovė nė vitin 1999 ėshtė e ngjashme me atė tė Shakashvilit nė Osetinė e Jugut, pra njė ndėrhyrje ushtarake e njė shteti nė njė krahinė separatiste nė emėr tė mbrojtjes sė sovranitetit territorial apo principit tė mosndryshimit tė kufijve tė tij nga separatistėt. Nė thelb ndryshimet midis tė dy rasteve janė tė konsiderueshme dhe raste janė tė pakrahasueshme. Ndėrkohė qė Gjeorgjia ėshtė njė vend qė synon tė demokratizohet, regjimi i Millosheviēit pėrfaqėsonte komunizmin nacionalist. Nėse Gjeorgjia e shkėputur nga Bashkimi Sovjetik qė filloi tė zbėrthehet nė vitin 1991 kėrkon tė konsolidojė pavarėsinė e sovranitetin e saj, Millosheviēi pas tragjedive nė Kroaci e Bosnjė kėrkonte tė pengonte zbėrthimin e plotė tė ish-Jugosllavisė pėrmes masakrės mbi kosovarėt. Nėse pėr tė penguar masakrėn e regjimit komunist-nacionalist tė Millosheviēit ndėrhyri nė Serbi NATO, aleanca e vendeve demokratike, qė nuk kishte asnjė interes aneksimi tė Serbisė, pėrkundrazi me demokratizimin e saj do tė hapte dyert pėr anėtarėsimin e saj, sulmin ushtarak mbi Gjeorgjinė e realizoi Rusia, njė vend qė ende cilėsohet jodemokratik e autoritar dhe pėr mė tepėr ka interesa influence direkte mbi Osetinė e pse jo edhe mbi Gjeorgjinė.
Rusia shkeli rezolutėn e OKB-sė "mbi integritetin e Gjeorgjisė" tė miratuar prej sajā¦
Edhe lidhur me ngjashmėrinė qė kėrkohet tė vendoset nė aspektin formal tė "ndėrhyrjes ushtarake", e cila ka ēuar nė "cenimin e sovranitetit e tė integritetit territorial" tė Serbisė nga NATO dhe tė Gjeorgjisė nga Rusia, situata nuk ėshtė aspak simetrike. Ndėrkohė qė vendet kryesore tė NATO-s u pėrpoqėn pėr njė kohė tė gjatė, diplomatikisht, nė takime direkte me Millosheviēin dhe pėrmes misionarėsh tė ndryshėm, deri edhe rusė, pėr ta bindur tė ndėrpriste veprimin ushtarak brutal mbi Kosovėn dhe u pėrpoqėn maksimalisht nė Kėshillin e Sigurimit tė gjenin njė qėndrim tė pėrbashkėt, ishte pikėrisht Rusia qė paralajmėronte veton, gjė tė cilėn e vazhdoi edhe pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ndėrkohė qė do tė ishte po Rusia, pa kryer asnjė veprim paraprak negocimi me Gjeorgjinė dhe pa tentuar asnjėherė nė Kėshillin e Sigurimit pėr gjetjen e njė zgjidhjeje pėr Osetinė e Abkhazinė, por pėrkundrazi duke tentuar tė kundėrtėn, qė do tė ndėrhynte ushtarakisht, nė befasi tė plotė e me njė shtrirje e intensitet tė konsiderueshėm. Pra edhe nėse do tė analizohej pėrse Kėshilli i Sigurimit nuk ka mundur tė gjejė zgjidhje alternative, qoftė pėr rastin e Kosovės, qoftė pėr atė tė Osetisė e tė Abkhazisė, qė ndoshta do tė mund tė shmangnin ndėrhyrjet ushtarake, pėrgjegjėsia qėndron asimetrikisht mė shumė nė anėn e vetos ruse. Dhe sė fundi Rusia, e cila ka miratuar tė gjithė rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB "mbi integritetin territorial tė Gjeorgjisė", nė mėnyrė tė "papranueshme" ka bėrė njohjen e pavarėsisė sė dy krahinave separatiste.
|


|