|
Starton Liga Superiore, Partizani nė krye tė tabelės Vllaznia-Tirana ndahen barazim. Kampionėt, nisje e gabuar Kampionati shqiptar i futbollit ka ngritur mė nė fund siparin me javėn e parė tė edicionit futbollistik 2008-2009. Dhe qė nė ditėn e parė nuk kanė munguar surprizat, ku mund tė veēohen fitoret nė transfertė tė Partizanit dhe tė Flamurtarit, por edhe goleada e Peqinit, ku Shkumbini ka shkatėrruar Bylisin. Gjithsesi, bollėku i golave ka munguar: dje janė shėnuar vetėm 7 tė tillė, nga 13 qė u shėnuan nė javėn e parė tė sezonit tė kaluar.
Lushnja - Partizani 0-1
Partizani ka befasuar Lushnjėn nė ndeshjen e mirėseardhjes sė saj nė Superligė. Tė kuqtė, me njė skuadėr qė ende nuk e ka marrė veten nga kaosi pas problemeve financiare, kanė mundur tė triumfojnė me rezultatin 0-1 para syve tė tifozerisė lushnjare. Golin e vetėm e shėnoi Karapici nė 63. Loja nuk u ngjit nė nivelin e kėrkuar.
Besa - Flamurtari 0-1
Njė surprizė tė hidhur i ka rezervuar edhe Flamurtari skuadrės vendase tė Besės, tė cilėn e ka mundur 1-0. Nė pėrballjen mes tyre ėshtė zhvilluar njė lojė thuajse e barabartė, por nė fund fati u ka buzėqeshur vlonjatėve. Nė 80 ka shėnuar Ēaushaj (karton i kuq nė 84), pas njė gabimi fatal tė mesfushės sė kavajasve.
Shkumbini - Bylis 4-1
Njė goeladė e vėrtetė ka qenė ndeshja Shkumbini-Bylis, ku edhe ėshtė fiksuar goli i parė i sezonit 2008-2009. Vendasit kanė triumfuar falė golave tė Norės (51 me rafishatė), Shenaj (70 goditje nga distanca), Ramazani (83 gabimi i Egbo) dhe Mustafaj (88). Nė tė 91-ėn, golin e nderit pėr ballshiotėt e ka shėnuar Nenaj.
Dinamo - Teuta 0-0
Zhgėnjen Dinamo, e cila e pėrkufizuar si pretendentja kryesore me titullin kampion nuk ka mundur tė shkojė mė tej se njė barazim 0-0 ndaj Teutės. Ndeshja ka qenė nėn nivelin e pritur. Kampionėt e kanė provuar me tė gjitha mėnyrat pėr tė arritur te goli, por ka qenė e pamundur. Edhe Teuta ka pasur rastet e saj tė pashfrytėzuara.
Elbasani - Apolonia 0-0
Elbasani nuk e nis mirė sezonin. Njė barazim 0-0 ndaj Apolonisė, ka lėnė tė zhgėnjyer tifozėt e shumtė qė ishin nė shkallėt e stadiumit. Ata kanė kontestuar nivelin e lojės me fėrshėllima, pėr tė arritur deri nė minutat e fundit, ku edhe kanė filluar tė boshatisin shkallėt tė irrituar. Kėsaj ndeshjeje rastet nuk i kanė munguar.
Superndeshja
Njė atmosferė e zjarrtė e "Loro Boriēit" shoqėrohet me njė lojė tė kėnaqshme
Vllaznia e Tirana, emocione
e raste, por mungojnė golat
Njė ceremoni festive, e ndezur nga fishekzjarrėt, por edhe nga kėngėt e Bujar Qamilit dhe Mukades Ēangas, ka paraprirė sfidat mė tė rėndėsishme tė javės sė parė tė edicionit 2008-2009. Nė fushė nuk kanė zbritur tė larguarit pėr te turqit Haxhitepes, Admir Teli, Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika, por ishte rikthyer golashėnuesi mė i mirė i sezonit tė kaluar, Vioresin Sinani, i cili ka luajtur qė nga minuta e parė. Ndėrsa Tirana ėshtė kundėrpėrgjigjur me mė tė mirėt e saj nė dispozicion, ku kishte ndėrthurur edhe dy lojtarėt e Kombėtares, Andi Lila dhe Ansi Agolli. Atmosferė e gėzueshme dhe entuziazėm i madh kanė shoqėruar kėtė sfidė qė nga minutat e para. Kėsaj atmosfere i ėshtė pėrgjigjur edhe niveli i lojės sė kėtyre dy skuadrave, tė cilat nga minuta e parė deri nė tė fundit kanė shpalosur mė tė mirėn e arsenalit tė tyre, por gjithsesi fėrshėllima tri herėshe e gjyqtarit Kridens Meta i ka ndarė nė paqe. Rezultati i barabartė 0-0 ka qenė verdikti i duelit mė interesant tė javės. Ndoshta njė gol do ta zbukuronte edhe mė shumė kėtė takim. Por asnjėra nga tė dyja skuadrat nuk meritonte tė humbiste, kjo pėr hir tė asaj qė demonstruan nė fushėn e lojės. Qė nė minutat e para shkodranėt e zhvendosėn lojėn nė gjysmėfushėn e Tiranės, duke iu afruar disa herė golit. Tifozeria, qė kishte mbushur shkallėt e stadiumit, ka reaguar shpesh ndaj vendimeve tė gjyqtarit tiranas, Kridens Metaj, tė kontestuar qė nė momentin e pėrzgjedhjes sė tij pėr tė drejtuar kėtė ndeshje. Megjithatė, vendimet e tij nuk kanė ndikuar nė lojėn e dy skuadrave. Njė nga mė tė mirėt nė fushė pėr shkodranėt ka qenė korēari Paulin Dhėmbi, i ardhur vetėm pak ditė mė parė nga Partizani. Ai ka qenė protagonist i disa rasteve pėr Vllazninė, ka kėmbėngulur mė shumė pėr golin e avantazhit. Por nė tė gjitha rastet e tij ka qenė portieri Nallbani, i cili me ndėrhyrjet e tij ėshtė shndėrruar nė shpėtimtarin e Tiranės. Pjesa e parė ėshtė mbyllur me rezultatin 0-0. Ndėrsa e dyta ka nisur e shpejtė pėr shkodranėt, tė cilėt provojnė dy herė me Dhėmbin brenda njė minute, por sėrish Nallbani i mohon golin. Trajnerėt bėjnė ndėrrimet, duke kėrkuar tė ndryshojnė edhe rrjedhėn e lojės, qė po shkonte drejt barazimit. Por ka qenė e pamundur edhe pas rasteve tė Daniel Xhafės, qė nuk mundi tė devijonte njė top me portėn bosh, apo dhe ai i Ilir Nallbanit, kur topi i gjuajtur prej tij kalon ngjitur me shtyllėn pingule tė bardhebluve. Nė fund Vllaznia dhe Tirana kanė ndarė nga njė pikė.
Superliga
Rezultatet
Vllaznia - Tirana 0-0
Elbasani - Apolonia 0-0
Lushnja - Partizani 0-1
Karapici 63
Dinamo - Teuta 0-0
Besa - Flamurtari 0-1
Caushaj 80
Shkumbini - Bylis 4-1
Nora 51, Shenaj 70, Ramazani 83, Mustafaj 88 / Nenaj 91
Renditja
N P
Shkumbini 1 3
Partizani 1 3
Flamurtari 1 3
Vllaznia 1 1
Tirana 1 1
Elbasani 1 1
Apolonia 1 1
Dinamo 1 1
Teuta 1 1
Lushnja 1 0
Besa 1 0
Bylis 1 0
|


|