|
Ronaldinjo: Kėtė vit, titulli ėshtė i Milanit
Braziliani ka besim tė plotė te forca e kuqezinjve
Pasi fitoi medaljen e bronzit nė Lojėrat e Pekinit, Ronaldinjo e ka kthyer vėmendjen te titulli kampion i Serisė A. Mesfushori brazilian, i afruar gjatė kėsaj vere te Milani, ka rifituar besimin pas grumbullimit me kombėtaren. Ai po pret me padurim qė tė luajė pėr skuadrėn e re dhe beson se nė maj 2009 do tė ngrejė trofeun mė tė rėndėsishėm nė Itali. Pas dėshtimit nė sezonin e kaluar, edhe nė fazėn pėrgatitore tė edicionit tė ri, Milani nuk ėshtė paraqitur si njė ekip i fortė, por ish-mesfushori i Barcelonės mendon se kuqezinjtė do tė shkėlqejnė. "Ndjehem gati dhe dėshiroj tė luaj kundėr Bolonjės", tha Ronaldinjo pėr "Corriere Dello Sport". "Edhe Pato ėshtė nė rregull, Milani do tė fitojė titullin kampion. Kjo skuadėr e ka potencialin qė ta realizojė kėtė objektiv. Kemi kontingjentin mė tė mirė pėr tė fituar dhe e ndjejmė se jemi favoritė. Gjithsesi, kėtė duhet ta tregojmė edhe nė fushėn e lojės". Triumfi nė kampionat ėshtė edhe objektivi kryesor i Milanit nė kėtė sezon.
|


|