|
Superiore, starton futbolli "i madh" Sot, nė orėn 17:00, fėrshėllima e fillimit pėr ndeshjet e sezonit 2008/09
Starton Kategoria Superiore. Pas tre muajve pushim, nė Shqipėri rikthehet futbolli i madh. Elitarėt zbresin sot nė fushėn e lojės, duke regjistruar edhe fillimin e betejės pėr titullin kampion. Topi i parė do tė luhet nė orėn 17:00 nė pesė prej stadiumeve kryesore nė vend, ndėrkohė qė vetėm nė Shkodėr ndeshja do tė zhvillohet me drita. Atmosferė festive dhe prozhektorė ėshtė mėnyra sesi kuqeblutė do tė presin sezonin e ri, mbi tė, kur kundėrshtari quhet Tirana.
Shkodėr - Mes kėngėve tė Bujar Qamilit e Mukades Ēangės dhe shkelmimit tė topit tė parė nga veterani Ferit Borshi, Vllaznia synon qė ta fillojė kampionatin me fitore. Edhe pse humbi nė finalen e Superkupės, tė besuarit e Agim Canajt e kanė tė qartė se janė njė prej skuadrave mė tė forta tė kampionatit. Dhe kėtė dėshirojnė ta tregojnė kundėr njė tjetėr pretendenteje pėr titull, si Tirana. Megjithėse u janė larguar afro 10 lojtarė, ku mė kryesorėt ishin padyshim Delain, Lika, Teli e Sukaj, kuqeblutė kanė plotėsuar "gropat" dhe Paulin Dhėmbi pritet ti japė mė shumė frymėmarrje mesit tė fushės. Lajm i mirė ėshtė edhe rikuperimi i plotė i Sinanit, qė pas tre muajsh jashtė fushave pritet tė aktivizohet si titullar. Nė anėn tjetėr, Tirana vjen nė kėtė sfidė shumė e uritur, e pas dėshtimit nė sezonin e kaluar vėshtirė se do ti lejojė vetes hapa fals qė nė fillim. Pas afrimeve "me peshė" tė Memellit, Agollit, Devollit apo edhe tė venezuelianit Kazanova, bardheblutė e drejtuar nga Slishkoviē presin edhe firmėn e portierit maqedonas, Tomislav Paēovski, ndėrkohė qė shpresohet edhe blerja "in extremis" e Bledi Shkėmbit.
Tiranė - FSHF ka parashikuar qė tė zhvillojė nė kryeqytet ceremoninė e hapjes sė kėtij edicioni. Fillimisht ishte menduar qė urimi pėr njė kampionat sa mė tė suksesshėm tė bėhej nė Shkodėr: ide qė mbėshtetej nga sfida Vllaznia-Tirana dhe fakti se tifozeria shkodrane ėshtė e jashtėzakonshme dhe di tė festojė. Megjithatė, nė fund, ėshtė vendosur qė nderi ti lihej Dinamos, kampione e vendit nė fuqi, qė sot nė "Selman Stėrmasi" do tė presė Teutėn e drejtuar nga Starova.
Tė tjerat - Nė ndeshjet e tjera, Partizani nėnkampion i vendit, do tė udhėtojė nė Lushnjė. Interesant ėshtė fakti se si do tė reagojnė tė kuqtė pas "hemorragjisė" sė verės, ku janė larguar tetė titullarė. Mungesė e rėndė pėr Likėn ėshtė edhe ajo e Elis Bakajt. Besa pret nė fushėn e saj Flamurtarin, Elbasani do tė ketė si kundėrshtar tė parė Apoloninė, ndėrsa Bylis do tė udhėtojė drejt fushės sė vėshtirė tė Shkumbinit.
Kategoria Superiore / Java 1
Sot ora 17:00
Dinamo-Teuta
A. Janku, Pregja-Maloku
Shkumbini-Bylis
S. Jareci, Biēaku-Qirici
Besa-Flamurtari
B. Pashaj, S.Avdo-Rexha
Elbasani-Apolonia
S. Ēekaj, Lama-Agaraj
Lushnja-Partizani
L. Jemini, Elezi-Salaj
Vllaznia-Tirana ora 19:00
K. Meta, Doda-Miho
|


|