. .
  23/08/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Hallaēi, gati ta braktisė Partizanin

Do tė bėjė prishje tė njėanshme tė kontratės, pas mosshlyerjes sė detyrimeve financiare

Edhe pse Partizanit i ėshtė afruar njė tjetėr sponsor, gjė e cila mendohej se do tė pėrmirėsonte gjendjen financiare tė klubit, kriza ekonomike te tė kuqtė njeh edhe njė tjetėr "viktimė", ose thėnė ndryshe njė tjetėr "rebel". Ai ėshtė mesfushori i tė kuqve, Rrahman Hallaēi. Divorci mes tij dhe skuadrės sė Partizanit ėshtė mė pranė se asnjėherė. Lajmi ėshtė bėrė i njohur nga burime pranė vetė lojtarit, tė cilat sigurojnė se "sot pritet vendimi pėrfundimtar i tij, nė lidhje me tė ardhmen".

Kontrata

Largimi i tij i mundshėm ėshtė pėrfolur shumė nė ditėt e kaluara, ndėrkohė qė dita e sotme pritet tė zyrtarizojė edhe prishjen e njėanshme tė kontratės nga lojtari kuksian, i cili militon nė radhėt e tė kuqve qė nga sezoni 2000-2001. Shkaku ėshtė ai i mosshlyerjes sė detyrimeve financiare. Sikurse ėshtė bėrė e ditur, Hallaēi nuk ka marrė ende rrogėn e gjashtė muajve. Dhe njė gjė e tillė e ka shtyrė atė drejt mendimit pėr t‘u larguar. Edhe pse ishte shprehur ditė mė parė pėr mundėsinė e largimit, ai i ka lėnė kohė presidentit Albert Xhani pėr tė shlyer tė gjitha detyrimet deri ditėn e djeshme. Por deri nė orėt e para tė mbrėmjes asgjė nuk ėshtė konkretizuar.

Divorci

Pėr kėtė arsye, mėsohet se ai tashmė shikon si tė vetmen zgjidhje divorcin me klubin, i cili e bėri tė njohur nė nivelet e larta tė kampionatit shqiptar tė futbollit. Mėnyra e zgjedhur pėr tė konkretizuar kėtė divorc ėshtė ajo e prishjes sė kontratės sė njėanshme, qė vjen si pasojė e mosrespektimit tė kontratės nga ana e klubit. Pėr njė gjė tė tillė, ai duket se ka ndėrmend t‘i drejtohet Komisionit tė Disiplinės, nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Ndarja me tė kuqtė pritet tė bėhet realitet qė nė stėrvitjen e sotme, ku me shumė mundėsi nuk do tė jetė nėn urdhrat e trajnerit Hasan Lika.

I fundit

Nėse njė gjė e tillė do tė bėhet realitet, Hallaēi do tė jetė lojtari i radhės, qė largohet nga tė kuqtė nė kėtė sezon pėr shkak mosshlyerjes sė detyrimeve tė parashikuara nė kontratė nga ana e klubit. Ai do t‘i bashkohet grupit tė tė larguarve pėr tė njėjtėn arsye, Paulin Dhėmbi (te Vllaznia), Blendi Shkėmbi (te Skėnderbeu), Tefik Osmani (Tirana), Bledar Devolli (Tirana), Arbėr Abilaliaj (Besa). Mes tė larguarve llogaritet edhe kapiteni Ardit Beqiri, edhe pse pėr momentin ēėshtja e tij ėshtė nė shqyrtim nga Komisioni i Disiplinės nė FSHF. Po ashtu edhe sulmuesi Gjergj Muzaka nuk ka ndėrmend tė rikthehet nė skuadėr, pas incidentit me presidentin Xhani, pas ndeshjes sė humbur 1-3 ndaj Shiroki Brijeg.

Bakaj

Largimet e shumta kanė bėrė qė nga skuadra, e cila u shpall nėnkampione e Shqipėrisė, tė mbeten vetėm dy tė rikthyerit, Orges Shehi dhe Dritan Babamusta, por edhe mesfushori Elis Bakaj. Edhe ky i fundit ka shprehur dėshirėn pėr tė lėnė Partizanin, por presidenti Xhani ka vėnė si kusht njė dėmshpėrblim shumė tė majmė pėr kartonin e tij. Pėr momentin, Bakaj vuan njė dėmtim, dhe nė ndeshjen e tė dielės, nė Lushnje, nuk do tė jetė nė dispozicion tė trajnerit. Nė ekip ėshtė afruar i riu Marlota, ish-futbollisti i Besėlidhjes, por edhe i ekipit tonė Shpresa, i cili ka dalė nė stėrvitje me pjesėn tjetėr tė skuadrės.





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008