|
Shpėrthen avioni: digjen tė gjallė 150 pasagjerė Tragjedia ndodhi nė aeroportin Barajas, nė Madrid Njė avion spanjoll qė ishte nisur nė
drejtim tė Ishujve Kanarie ėshtė pėrfshirė
nga flakėt dhe ėshtė ndarė nė disa
pjesė, ndėrsa po tentonte tė shkėputej
nga pista pėr tė nisur fluturimin. Tragjedia
ndodhi nė aeroportin madrilen, Barajas.
Sipas shifrave tė para mendohet se
150 vetė kanė vdekur dhe ata qė mund
tė ketė shpėtuar nga 166 personat qė
ndodheshin nė bord duhet tė jenė nė
gjendje shumė tė rėndė. Sipas njė oficeri
policie, trupat e pasagjerėve ishin aq tė
nxehtė saqė skuadra e ndihmės sė shpejtė
e ka pasur shumė tė vėshtirė qė ti
prekte. Nė vendin e ngjarjes kanė mbėrritur
menjėherė e me urgjencė ambulancat
e para pėr tė shpėtuar sa mė shumė
persona qė tė ishte e mundur. Kryeministri
i vendit ka ardhur me tė shpejtė nga
pushimet nė jug tė Spanjės dhe ka nxituar
drejt Madridit, drejt e nė aeroport. Sipas
disa burimeve mendohet se kanė
mundur tė shpėtojnė 26 persona, por
gjendja e tyre ėshtė shumė e rėndė. Avioni
i Spainair, fluturimi JK 502 i nisur pėr
nė Ishujt Kanarie qė ndodhen nė perėndim
tė Afrikės, ka pasur njė ngritje tė
shqetėsuar, ėshtė pėrfshirė nga zjarri dhe
ėshtė ndarė copash. Nga informacionet
e aeroportit, avioni u nis njė orė me
vonesė, pėr shkak tė njė defekti qė ka
pasur. Nuk dihet ende se pėr ēfarė lloj
defekti bėhet fjalė. Sapo janė vėnė re
shenjat e para tė anomalisė nė vendngjarje,
veē ambulancave e skuadrave tė
shpėtimit kanė mbėrritur edhe shumė helikopterė.
Avioni "Boeing" MD-82 do tė
nisej nga Madridi dhe sipas disa burimeve
pjesa mė e madhe e pasagjerėve
nė bord ishin turistė dhe familjarė.
|


|