. .
  21/08/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



SHBA-Poloni, pakti pėr raketat

Nėnshkruhet nė Varshavė mes Rajs dhe homologut polak

Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės dhe Polonia
kanė nėnshkruar dje njė
marrėveshje pėr tė vendosur nė
tokėn polake njė pjesė tė mburojės
anti-raketė, njė lėvizje qė
ka ngjallur menjėherė reagimin
e Moskės, qė ėshtė ndjerė
shumė e provokuar. Tė dhjetė
raketat nė Poloni sė bashku me
njė kompleks radarėsh nė Republikėn
Ēeke, do tė formojnė
pjesėn evropiane tė njė sistemi
botėror, qė sipas Uashingtonit
ka si funksionin rrėzimin e raketave
balistike qė mund tė dėrgohen
nga shtetet e rrezikshme,
apo terroristėt e Al Kaedės. Kjo
ėshtė njė marrėveshje qė do tė
na ndihmojė nė lidhje me raketat
me rreze tė gjerė veprimi qė
mund tė dėrgohen nga vende tė
tilla si Irani, Koreja e Veriut", ka
deklaruar Sekretarja amerikane
e Shtetit, Kondolesa Rajs, pas
nėnshkrimit tė marrėveshjes me
homologun e saj polak nė Varshavė.
Pavarėsisht deklaratave
tė vazhdueshme tė Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės se ky
sistem ėshtė vetėm njė sistem
mbrojtės dhe nuk ėshtė aspak
kėrcėnues pėr Rusinė, kjo e fundit
e sheh gjithė kėtė ndėrmarrje
dhe pėrpjekje nė dėm tė saj,
e konsideron si njė pėrgatitje pėr
ndonjė sulm tė ardhshėm. Interceptorėt
do tė vendosen nė ishbazėn
e Paktit tė Varshavės, nė
Redzikovo, nė veri tė Polonisė,
1600 kilometra larg Moskės dhe
300 kilometra nga enklava ruse
e Kaliningradit nė brigjet e Detit
Baltik. Sipas Moskės, Uashingtoni
dhe Varshava ndėrmorėn njė
hap tė nxituar qė mė shumė
duket si njė kundėrpėrgjigje
ndaj asaj qė ndodhi nė Kaukaz.
Tė dy vendet ndėrkohė e mohojnė
njė gjė tė tillė dhe Kryeministri
polak, Donald Tusk, tha se
ngjarjet nė Gjeorgji treguan se
siguria e Polonisė duhet tė merret
seriozisht nga Shtetet e Bashkuara.
Polonia ish-sateliti i
madh i Bashkimit Sovjetik si dhe
vendet baltike e kanė dėnuar
kundėrsulmin rus ndaj Tbilisit.
Komentatorėt politikė tė kėtyre
vendeve e kanė krahasuar atė
me ngjarjet e vitit 1956 nė Hungari
dhe ato tė vitit 1968 nė Ēekosllovaki.
Sipas disa sondazheve tė
fundit, pas ngjarjes nė Kaukaz
publiku polak ėshtė mė nė favor
tė vendosjes sė mburojės antiraketė.
Pas nėnshkrimit tė
djeshėm, marrėveshja duhet tė
aprovohet nga Parlamenti polak,
ēka duket si njė veprim shumė
formal sepse qeveria si dhe partitė
kryesore politike e kanė
dhėnė tashmė aprovimin e tyre.
Pėr sa i pėrket qeverisė ēeke
edhe ajo tashmė e ka dhėnė miratimin
pėr sistemin, por e ka
shumė tė vėshtirė ta miratojė nė
parlament, nė tė cilin ajo ka
vetėm gjysmėn e 200 vendeve.
Analistėt thonė se marrėveshja
e Polonisė pėr t‘iu bashkuar
planit tė Shteteve tė Bashkuara
ishte njė sinjal i rėndėsishėm,
por jo vendimtar pėr ratifikimin
nga ana e Ēekisė. Diskutimi mes
qeveritė tė Polonisė dhe SHBAsė
ka zgjatur 18 muaj me ulje e
ngritje tė ndryshme. Nė korrik
pati disa mospranime nga pala
polake, por kompromisi i munguar
u arrit menjėherė pas ngjarjeve
nė Osetinė e Jugut.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008