|
Betohen anėtarėt e rinj tė KQZ-sė
Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka emėruar anėtarėt e Komisionit Qendror Zgjedhor. Ata janė: Zait Xhemajli (kryetar), Xhelil Pajaziti (PDK), Betim Gjoshi (PDK), Florian Dushi (LDK), Sabit Rrustemi (LDD), Fadil Maloku (AKR), Blerim Burjani (AAK), Goran Zdravkoviq (SLS), Bajram Latifi (Koalicioni VAKAT), Vehibe Karahoda (PDT), Albert Kinolli (PRB). Anėtarėt e sapoemėruar tė komisionit sot dhanė betimin para Presidentit Sejdiu, i cili u kėrkoi ta respektojnė ligjin dhe tė jenė tė paanshėm e profesionalė. "Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ata tė prezantojnė profesionalizėm, tė prezantojnė paanshmėrinė dhe tė vėrtetėn. Pra, tė bėjnė luftė pėr tė vėrtetėn, gjatė verifikimit tė rezultateve, bėrjen e punės mė tė mirė tė mundshme nė mandatin qė do tė kenė", theksoi ai. Presidenti Sejdiu tha se shumica e anėtarėve tė KQZ-sė kanė pėrvojė nė pėrgatitjen e procesit zgjedhor. Kryetari i KQZ-sė, Zait Xhemajli, tha se komisioni do tė marrė tė gjitha masat pėr pėrgatitjen e zgjedhjeve tė lira dhe demokratike. "Ne, si anėtarė tė KQZ-sė, do tė pėrpiqemi tė realizojmė detyrat qė shtrohen para nesh", tha Xhemajli. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė organ i pėrhershėm qė pėrgatit, mbikėqyr, drejton dhe verifikon tė gjitha veprimet qė kanė tė bėjnė me procesin e zgjedhjeve e referendumeve dhe i shpall rezultatet e tyre.
|


|