|
Peshkimi, nafta do ndahet me tollona
Furnizimi i peshkatarėve do tė bėhet nė varėsi tė fuqisė motorike dhe orėve tė lundrimit. Pėr abuzuesit, nafta do lyhet me ngjyrė
Hyn nė fuqi ligji qė u jep tė drejtėn anijeve tė peshkimit tė furnizohen me karburant pa paguar akcizė. Bashkė me ligjin, Ministria e Financave dhe Ministria e Ujėrave ka paraqitur edhe udhėzimin se si do tė veprohet nga ana e kėtyre subjekteve, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė karburant pa akcizė, ku ndryshe nga herėt e kaluara, ēdo dalje nė det duhet tė jetė e matur mirė, deri nė minuta. Kjo, pasi konsumi i karburantit pėr peshkimin ėshtė pėrllogaritur nė varėsi tė fuqisė motorike dhe orėve tė lundrimit. Nė kėtė pikė, anijet e peshkimit do tė kenė tė matur ēdo veprim, nė mėnyrė qė karburanti tė jepet ashtu sikurse e parashikon ligji, me tollona. Pėr tė shmangur abuzimet, ekspertėt e ministrisė kanė menduar tė pėrdorin njė lloj ngjyre, e cila do tė identifikojė naftėn qė ėshtė shpėrndarė pa akcizė.
Peshkimi
Nė radhė tė parė, subjekti privat duhet tė jetė i pajisur me leje peshkimi, duke iu referuar ligjit 8450, kurse lidhur me TVSH-nė, kjo pikė ėshtė tepėr e rėndėsishme qė tė merret nė konsideratė, pasi furnizimi nga magazinat doganore do tė bėhet vetėm nė rastet kur paraqitet fatura e shitjes. Para se tė arrihet nė kėto dy hallka, subjekti i peshkimit duhet tė regjistrohet te tatimet, nė rast tė kundėrt nuk pėrfiton naftė pa akcizė. Pėr sa i pėrket ēmimit, do tė pėrllogaritet ajo vlerė nė ditėn kur ėshtė furnizuar subjekti, pa akcizė, por me TVSH, e cila do tė jetė e kreditueshme pėr anijen e peshkimit qė blen naftė. Furnizimi i kėtyre tė fundit me karburant do tė bazohet mbi normativat e konsumit tė naftės sipas anijeve dhe llojit tė peshkimit, por qė nė asnjė rast vlera e pėrgjithshme e karburantit tė furnizuar, gjatė njė 6-mujori, nuk mund tė jetė mė e madhe se 80 pėr qind e vlerės sė pėrgjithshme tė produktit tė peshkimit, shitur me faturė tatimore, me TVSH. Nė rast tė kundėrt, degėt e tatim-taksave njoftojnė subjektin pėr ndėrprerjen e furnizimit me karburant.
Ngjyra
Policia tatimore ka tė drejtė tė kontrollojė serbatorėt e automjeteve, pikat e tregtimit me pakicė tė karburanteve, si dhe tė gjitha subjektet qė nuk pėrfitojnė karburant me ngjyrosės fiskal. Ky ngjyrosės fiskal do tė ketė standardin e BE-sė (solven yellow_124), me emėr shkencor N-etil, ndėrsa niveli i ngjyrimit ėshtė jo mė pak se 6 mg/litra karburant dhe jo mė shumė se 9 mg/litra. Vendimi ka hyrė dje nė fuqi dhe ėshtė gati pėr tu zbatuar si nga ana e subjekteve private, ashtu edhe tė strukturave tatimore, si dhe tė inspektoratit tė peshkimit.
Fatura
Nė asnjė rast vlera e pėrgjithshme e karburantit tė furnizuar gjatė njė 6-mujori nuk mund tė jetė mė e madhe se 80% e vlerės sė pėrgjithshme tė produktit tė peshkimit, tė shitur me faturė tatimore
Norma e konsumit
Peshkim fundor - Pellagjik
a-anije peshkimi 150 hp,
konsumi maksimal 29,3 litra/orė dhe konsumi mesatar 20,5 litra/orė
b-anije peshkimi 300 hp,
konsumi maksimal 58,2 litra/orė dhe konsumi mesatar 40,8 litra/orė
c-anije peshkimi 400 hp
konsumi maksimal 78,4 litra/orė dhe konsumi mesatar 54,9 litra/orė
d-anije peshkimi 600 hp
konsumi maksimal 117,6 litra/orė dhe konsumi mesatar 82,3 litra/orė
e-anije peshkimi 1000 hp
konsumi maksimal 196 litra/orė dhe konsumi mesatar 137 litra/orė
Peshkim me rrethim
a-anije peshkimi 80-600 hp
konsumi maksimal 58 litra/orė dhe konsumi mesatar 29 litra/orė
Peshkim selektiv
a-anije peshkimi 80 hp
konsumi maksimal 17 litra/orė dhe konsumi mesatar 12 litra/orė
b-M/Flluga peshkimi 40 hp
konsumi maksimal 8 litra/orė dhe konsumi mesatar 5,6 litra/orė
c-M/lanca peshkimi 20 hp
konsumi maksimal 4 litra/orė dhe konsumi mesatar 2,8 litra/orė
d-M/lanca peshkimi 10 hp
konsumi maksimal 2 litra/orė dhe konsumi mestar 1,4 litra/orė
Shembujt
Si bėhet llogaritja
Nė pėrllogaritjen e konsumit faktik tė karburantit pėr anije dhe varka tė ndryshme peshkimi janė marrė nė konsideratė njė sėrė alternativash. Kėshtu, gjysmė ore kėrkohet pėr ndezje motori nė bankinė para nisjes pėr tė arritur parametrat teknikė tė punės, si dhe praktikė nisjeje. Nė Durrės dhe Vlorė, dy orė ecje e lirė deri nė zonėn e peshkimit dhe dy orė kthim nė port, ndėrsa nė Shėngjin dhe Sarandė, njė orė ecje deri nė zonėn e peshkimit dhe njė orė kthim nė port. Sipas pėrllogaritjeve tė bėra nga Ministria e Financave, nė bashkėpunim me Ministrinė e Ujėrave, del se 20 pėr qind e kohės nė peshkim llogaritet pėr lėshimin e veglave tė peshkimit, ndėrsa 10 pėr qind ecje e lirė, me motor nė minimum, grisje e karikim trate, kolaudim, pajisje peshkimi etj. Pjesa e mbetur ėshtė kohė pune efektive. Po ashtu janė marrė edhe rastet e kthimit nė port pa peshkim, pėr shkak tė kohės sė keqe apo defekteve. Tė gjitha kėto pėrllogaritje kanė si qėllim tė pėrcaktojnė vetėm konsumin orar tė karburantit, e pėr rrjedhojė sasia e karburantit qė do tė rimbursohet del nga koha e punės faktike nė det tė anijes, shumėzuar me konsumin e aprovuar nė orė tė paraqitur te tabela.
|


|