|
Misha Gleni, konsulent i disa qeverive perėndimore Kush ėshtė publicisti i njohur qė zbuloi prapaskenat e krimit ballkanik Misha Gleni ėshtė njė gazetar dhe historian i njohur. Si gazetar i mediumeve britanike tė njohura, "Guardian" dhe BBC pėr Evropėn Qendrore, ai ka dhėnė informacione pėr rėnien e komunizmit dhe luftėrat nė ish-Jugosllavi. Laureat i shumė ēmimeve, midis tė cilėve edhe i ēmimit "Sony" pėr kontributin nė gazetarinė elektronike, pėr informimet mbi Jugosllavinė e atėhershme, ai ka shkruar tre libra pėr Evropėn Lindore dhe Ballkanin (nė gjuhėn serbe janė botuar nė botimin "Samizdat B92" - "Rėnia e Jugosllavisė" dhe "Ballkani mes viteve 1804 dhe 1999"). Po ashtu, ai ka shėrbyer si konsulent i qeverive tė disa shteteve evropiane dhe tė SHBA-sė lidhur me ēėshtjet politike tė rajonit. Gjatė kohės sė krizės dhe shpėrbėrjes sė bashkėsisė shtetėrore jugosllave, ai ka shėrbyer si gazetar i shėrbimit botėror tė BBC-sė nga Evropa Qendrore. Libri "Rėnia e Jugosllavisė" i dha atij reputacionin e njė njohėsi kompetent tė problematikės sė komplikuar tė rajonit ballkanik. Libri i tij pėr Ballkanin, nė tė njėjtėn kohė pėrbėn, krahas pėrpjekjes qė botės dhe mjediseve jashtėballkanike tua afrojė dhe tua shpjegojė mė mirė Ballkanin nė njė kontekst tė gjerė, njė kontribut mjaft tė vlefshėm pėr studimin e Ballkanit, tė shteteve qė e pėrbėjnė dhe tė popujve qė jetojnė atje. Gjatė tre vjetėve, z. Gleni ka drejtuar njė OJQ dhe ka kontribuar me projekte pėr rindėrtimin e Serbisė, Maqedonisė dhe tė Kosovės. Tani ai jeton nė Londėr. Libri i Misha Glenit, "MekMafia - kriminaliteti pa kufi" do tė dalė nė qarkullim nė botimin e "Samizdat B92" nė fund tė muajit gusht.
|


|