|
Post-Ferguson, edhe Lipi mes kandidatėve
Pėr stolin e Manēester Junajted fliten edhe ONill, Hjuxhs, Kueiroz, Kin e Murinjo Sėr Aleks Ferguson do tė ketė njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė pėrzgjedhjen e pasardhėsit tė tij te Manēester Junajted. Mes emrave qė qarkullojnė pėr tė ardhmen e stolit tė "Djajve tė Kuq", ku nuk mungojnė trajnerėt e mirėnjohur nė arenėn ndėrkombėtare, nuk mungon as Marēelo Lipi. Trajneri i rikthyer nė krye tė kombėtares italiane ėshtė njohje e vjetėr e skocezit, i cili nė tė kaluarėn e ka pėrkufizuar me shaka "bastard i mallkuar me pamje tė bukur". Shefi ekzekutiv i Manēesterit, David Gill, ka filluar kėrkimin pėr zėvendėsuesin e Sėr Aleks dhe shpjegoi se trajneri aktual do tė ketė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė zgjedhjen e personit qė do tė zėrė vendin e tij pas tre vjetėsh. Gill shpjegoi se ėshtė e domosdoshme qė njė teknik, i cili ka qėndruar kaq gjatė nė krye tė skuadrės (sezoni i ri do tė jetė i 23-ti pėr tė), tė marrė pjesė nė kėtė vendim delikat, pavarėsisht faktit se Ferguson preferon qė mos tė pėrfshihet nė kėtė ēėshtje. "Unė dhe familja Glejzėr jemi dakord nė kėtė pikė dhe kushdo qė i njeh punėt e brendshme tė klubit e di mirė se njė zgjidhje tjetėr nuk mund tė konceptohet", shpjegoi shefi ekzekutiv. "Normalisht, edhe pronarėt do tė jenė pjesė aktive e zgjedhjes sė trajnerit tė ri dhe do tė thonė fjalėn e fundit, pasi figura e trajnerit ėshtė tejet e rėndėsishme pėr Junajted. Duhet tė jeni tė sigurt se do tė jetė njė ndryshim shumė i madh, por rreth emrit tė drejtuesit tė ri tė stolit nuk ekziston asgjė e pamundur. Trajneri i ri do tė gjendet nė njė klub solid, me njė skuadėr fantastike, njė stadium tė jashtėzakonshėm dhe i rrethuar nga tifozė tė shkėlqyer". Duke u nisur nga kėto fjalė, gazetat britanike kanė "shkrirė" tė gjithė fantazinė, duke publikuar listėn me kandidatėt e mundshėm pėr erėn "post-Ferguson". Madje, nuk ka munguar as kuotimi nga "bookmaker"-sat. Favoriti kryesor pėr kėtė detyrė jepet Martin ONill (fitorja e tė cilit kuotohet 4 me 1), pas tij vjen Mark Hjuxhs (7 me 1), Karlos Kueiroz, ish-krahu i djathtė i Ferguson, qė tashmė ka marrė drejtimin e kombėtares portugeze, Roi Kin, i cili aktualisht drejton Sandėrlendin dhe Stiv Brus, ish-kapiten i Junajted. Por, gazetat "Daily Telegraph" e "Daily Star" kanė "sponsorizuar" edhe Lipin, qė nė tre vitet e ardhshme mund tė perfeksionojė gjuhėn angleze. Tjetėr kandidat potencial vlerėsohet Hoze Murinjo, qė pavarėsisht rivalitetit, mes tij dhe Ferguson ekziston respekti dhe vlerėsimi reciprok.
|


|