|
Basketboll femrash, grushte në parket
Detroit Shock, skuadra e femrave, që mban rekordin në ligën profesioniste amerikane (WNBA), do të kujtohet edhe për një tjetër episod: sherrin me grushte në fund të ndeshjes së humbur 84-81 me Los Anxhelos Sparks. Gjithçka ka filluar pas një faulli të Sheril Ford (vajza e Karl Malones), ndaj Kendis Parker (motra e Antoni Parker që luan te Toronto). Por, sherri ka degjeneruar pas një tjetër kontakti: ndërhyrja e Planet Pierson ndaj Parker, ku të dy pankinat dhe trajnerët hynë në fushë.
|


|