|
Uest Hem prezanton Behramin
Mesfushori kosovar: Premiershipi, ėndėrr qė u realizua Valon Behrami ėshtė zyrtarisht futbollist i Uest Hemit. Mesfushori kosovar, i natyralizuar si zviceran, do tė luajė nė kampionatin anglez pėr pesė sezonet e ardhshme. Lajmi u konfirmua edhe nga faqja zyrtare nė internet e klubit, qė saktėsoi se Behrami ka kaluar vizitat mjekėsore dhe firmosi kontratėn 5-vjeēare. Pėr tė siguruar shėrbimet e mesfushorit qė kėrkohej edhe nga shumė klube evropiane, mes tė cilave Totenhem, Sevilja e Bajern i Mynihut, Uest Hemi i ka paguar Lacios rreth 6.3 milionė euro. Drejtuesit e skuadrės italiane pretendonin tė paktėn 20 milionė euro pėr kartonin e tij, por ulja drastike e ēmimit ka ardhur pasi lojtari mund tė shfrytėzonte nenin 17 tė FIFA-s pėr tu larguar (ai nuk e pranoi ofertėn pėr rinovim me Lacion). "Jam shumė i lumtur qė firmosa pėr Uest Hemin", ishin fjalėt e para tė Behramit, qė me Zvicrėn luajti edhe nė Euro 2008. "Pėr mua, tė luaj nė Premierligė ėshtė njė ėndėrr qė realizohet. Po pres me padurim momentin qė do tė bėhem pjesė e kėsaj skuadre".
|


|