|
Daniel Godeli, tri medalje ari nė Evropianin U-17 tė Peshėngritjes
Arritje e shkėlqyer e peshėngritėsit nga Shtėrmeni, qė dominon nė peshėn 62 kg nė Amiens tė Francės Peshėngritja vazhdon tė jetė sporti mė cilėsor nė Shqipėri. Rezultati mė i fundit i jashtėzakonshėm ka ardhur nga Daniel Godeli, qė nė Kampionatin e 11 Evropian tė Peshėngritjes pėr U-17 ka fituar tri medalje ari. Sportisti nga Shtėrmeni ka dominuar totalisht garėn nė peshėn 62 kg nė Amiens tė Francės dhe nė fund u shpall kampion kontinental. Godeli la pas 51 konkurrentė tė tjerė, duke u ngjitur tri herė nė vendin mė tė lartė nė podium. Megjithatė, gara e tij nuk ishte aspak e thjeshtė. Kjo mbi tė gjitha nė stilin e shkėputjes, ku triumfoi pasi ngriti 118 kg, ndėrkohė qė ndjekėsi i tij mė i afėrt ka ngritur vetėm 1 kg mė pak. E kundėrta ka ndodhur nė shtytje, ku Godeli dominon, madje tenton tė regjistrojė edhe rekord evropian pėr 17-vjeēarė. Nė provėn e parė ai ngre me sukses 140 kg, e po kaq e suksesshme ėshtė edhe prova e dytė, me 145 kg. Duke qenė se prova e dytė i kishte siguruar medaljen e artė nė shtytje dhe nė dygarėsh, peshėngritėsi nga Komuna e Elbasanit provon edhe "goditjen e madhe". Nė tentativėn e tretė ai kėrkon peshėn 154 kg, duke synuar tė thyente rekordin kontinental, por nuk ia ka arritur. Godeli kryesoi edhe klasifikimin nė dygarėsh, me peshėn e pėrgjithshme 263 kg. Presidenti i Federatės sė Peshėngritjes, Esat Ademi, qė ka shoqėruar nė Francė ekipin e tė rinjve kuqezi, u shpreh mjaft entuziast. "Ėshtė njė arritje e jashtėzakonshme kjo e Godelit", tha ai nėpėrmjet linjės telefonike pėr "Shqip". "Tri medalje tė arta nė Kampionatin Evropian shėnojnė njė tjetėr majė tė peshėngritjes shqiptare". Mė tej Ademi shtoi: "Gara ishte relativisht e vėshtirė, mbi tė gjitha nė stilin e shkėputjes, ku me 118 kg tė ngritura Godeli fitoi arin vetėm pėr 1 kg, pasi rivali i tij turk ngriti 117. Jemi shumė tė lumtur, pasi kishim shpresa te ky sportist. Pėr tu vlerėsuar ėshtė edhe puna e mirė e trajnerit tė Godelit, Ali Lunaxhiu. Njė tjetėr peshėngritės, tek i cili shpresojmė shumė nė kėtė aktivitet, ėshtė edhe Xhulio Prroni". Paraqitja e sportistit tė talentuar ėshtė ndjekur nga afėr edhe nga ambasadori shqiptar nė Francė, Ylljet Aliēka. Madje, ka qenė kreu i pėrfaqėsisė diplomatike ai qė i ka varur nė qafė Godelit medaljet e fituara me meritė.
|


|