|
Dorėzohet flamuri, Shqipėria gati pėr Olimpiadėn
"Mijėra zemra shqiptarėsh do tė jenė kurdoherė me ju pėr tju dhėnė kurajė" Shqipėria ėshtė gati pėr Lojėrat Olimpike Pekin 2008, eveniment qė do tė nisė pas 15 ditėsh nė Kinė. Akti i fundit ishte ceremonia e zhvilluar dje nė Pallatin e Brigadave, ku Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i ka dorėzuar ekipit olimpik, mė saktėsisht mundėsit Sahit Prizreni, flamurin kombėtar. 26-vjeēari i lindur nė Kukės do tė kryesojė delegacionin kuqezi nė Olimpiadė. Nė ceremoninė e zhvilluar, pas fjalės pėrshėndetėse tė rastit tė ministrit tė Sporteve, Ylli Pango, dhe presidentit tė KOKSH, Hysen Domi, Presidenti Topi i ka uruar sportistėve njė pėrfaqėsim sa mė dinjitoz. "Jam i lumtur qė, si President i Republikės, mė jepet rasti sot ti dorėzoj flamurin Ekipit Olimpik shqiptar, i cili do tė konkurrojė nė Lojėrat e Pekin 2008", tha ai pėrpara pjesėmarrėsve tė shumtė. "Kjo nuk ėshtė njė ceremoni e thjeshtė zyrtare, por njė ngjarje e veēantė sa simbolike dhe domethėnėse. Njė botė, njė ėndėrr, ky ėshtė slogani i kėtyre Lojėrave. Dhe ne, si tė gjitha shtetet, jemi pjesė e kėsaj bote dhe kemi tė njėjtėn ėndėrr. Ky slogan fton mbarė botėn qė ti bashkohet shpirtit olimpik pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr njerėzimin. Vajzat dhe djemtė sportistė olimpikė tė Shqipėrisė, bashkė me flamurin dhe krenarinė, do tė marrin sot mbi supet e tyre pėrgjegjėsinė e madhe morale pėr tė pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht atdheun e tyre, Republikėn e Shqipėrisė nė Lojėrat e 29-a Olimpike". Mė tej, kreu i shtetit vazhdoi: "Ky flamur, qė do tė shpaloset hijshėm nė ceremoninė e hapjes, pėr ti dėshmuar botės praninė e njė populli tė vogėl, por me njė shpirt tė madh gare. Do tė jetė ky flamur, i cili gjatė gjithė ditėve tė Olimpiadės me valėvitjen e tij, do tju kujtojė se mijėra e mijėra sy, mijėra e mijėra zemra do tė jenė kurdoherė me ju pėr tju dhėnė kurajė, pėr tju kujtuar se ju jeni nė gjendje tė bėni mė tė mirėn tuaj. Besoj se ju do tė dini tia shpėrbleni popullit tuaj. Natyrisht medaljet kanė vlerėn e tyre tė veēantė, por mė e rėndėsishme se sa njė ose disa medalje, ėshtė pėrfaqėsimi me dinjitet, ėshtė shpirti i garės, ėshtė krenaria qė bart secili prej jush nė pėrfaqėsimin e Shqipėrisė. Merreni kėtė simbol tė krenarisė sonė dhe bashkė me tė, nė emėr tė popullit shqiptar, mė lejoni tju jap urimin: Dalshi faqebardhė!".
Nga ana e tij, mundėsi Prizreni e falėnderoi Presidentin pėr nderin qė iu bė, dhe nė emėr tė sportistėve tė tjerė pjesėmarrės nė Pekin 2008 premtoi se do tė bėjnė maksimumin pėr ta ngritur sa mė lartė flamurin shqiptar. "Ėshtė mjaft emocionuese qė do tė mbaj flamurin nė ceremoninė e hapjes", ishin fjalėt e tij tė para. "Ndjehem gati pėr kėtė pėrgjegjėsi, edhe pse e kam tė qartė se ky nder mund ti ishte rezervuar kujtdo prej sportistėve tė ekipit. Do tė bėjmė mė tė mirėn qė tė ngremė lart emrin dhe flamurin tonė". Rreth objektivave personalė, Prizreni tha se do tė luftojė tė hyjė nė zonėn e medaljeve: "Shkoj nė kėtė eveniment si fituesi i medaljes sė bronzit nė Botėror dhe natyrisht qė do tė synoj medalje. Njė tjetėr bronz? Objektivi kryesor ėshtė tė marr medalje, nėse do tė fitoja argjend ose ar, ky do tė ishte njė rezultat i jashtėzakonshėm". Nė zonėn e medaljeve synon tė futet edhe qitėsja Lindita Kodra, e cila shkon nė Lojėrat Olimpike si kampione e Evropės.
Delegacioni Olimpik shqiptar nė Pekin 2008
1. Fidel Ylli Shef Misioni
2. Kliton Muēa Staf
3. Muhamet Ostreni Mjek
4. Klodiana Shala Atletikė
5. Dorian Ēollaku Flakje ēekiēi
6. Vaso Selenica Trajner
7. Taulant Stėrmasi Trajner
8. Rovena Marku Not
9. Sidni Hoxha Not
10. Dashamir Bregu Trajner
11. Sahit Prizreni Mundje
12. Elis Guri Mundje
13. Besnik Shehu Trajner
14. Sylejman Shala Trajner
15. Viron Bezhani Teknik
16. Romela Begaj Peshėngritje
17. Gert Trasha Peshėngritje
18. Erkand Qerimaj Peshėngritje
19. Genc Barkiēi Trajner
20. Hektor Shaqiri Trajner
21. Ilir Ēelaj Trajner
22. Lindita Kodra Qitje
23. Diana Nallbani Trajnere
24. Edmond Topalli Xhudo
25. Labo Capo Trajner
26. Ornela Ēuko Kampi Rinor
27. Albi Sorra Kampi rinor
|


|