|
Strategjia, Tirana forcohet duke i dobėsuar rivalėt
Duhen 4-5 lojtarė cilėsorė, nė shėnjestėr pikat e forta tė kundėrshtarėve Qė Tirana tė arrijė tė shpallet kampione, asaj i duhet njė strategji e mirrėfilltė. Dhe kjo gjė duket se nuk i mungon, edhe pse zyrtarisht askush nga drejtuesit nuk e pohon. Kjo strategji ka nė themelet e saj njė filozofi tė njohur, atė tė "pėrforcimit duke dobėsuar rivalėt". Pėrveē blerjeve nga jashtė vendit, drejtuesit e klubit bardheblu kanė vėnė nė shėnjestėr edhe lojtarėt mė tė mirė tė konkurrentėve nė luftėn pėr titull, duke synuar qė "me njė gur tė vrasė dy zogj": Forcohet duke u marrė kundėrshtarėve lojtarėt e konsideruar si pikat mė tė forta dhe njėkohėsisht i dobėson ata. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, aplikimi i planit strategjik tashmė ka filluar. Nga stafi i trajnerėve mėsohet se duhet ende kohė pėr tu quajtur ekip i kompletuar. Janė tė domosdoshėm edhe 4-5 lojtarė cilėsorė. Kjo ėshtė njė kėrkesė e trajnerit kroato-boshnjak, Blazhe Slishkoviē, qė ėshtė konfirmuar dje edhe nga vetė presidenti Refik Halili. Sipas tij, pėrveē lojtarėve nga kampionati shqiptar, do tė ketė edhe futbollistė tė huaj. Por, megjithatė, nėn rrogoz tashmė, lėvizjet pėr tu rrėmbyer rivalėve pjesėt mė tė ēmuara, kanė filluar. Sipas burime pranė klubit, nė listėn e pėrforcimeve janė dy futbollistė tė kampiones sė Shqipėrisė, Dinamos. Emrat zyrtarė mungojnė, por sipas tė gjitha gjasave, ėshtė e sigurt qė njėri prej dinamovitėve qė synohet ėshtė Arjan Pisha, i cili gjithsesi do ta ketė tė vėshtirė largimin e tij nga blutė. Nuk i shpėton kėsaj strategjie as Partizani, i cili ka nė gjirin e tij dy lojtarė shumė tė lakmuar nga Tirana, qė pėlqejnė Bajn dhe Muzakėn, qė synojnė tė luajnė nė ndonjė kampionat tė huaj. Besa tashmė ėshtė dorėzuar para bardhebluve, tė cilėve nuk ua mbajti dot mbrojtėsin i Kombėtares U-21, Andli Lilėn. Ky i fundit ka firmosur kontratėn me kryeqytetasit. Njė tjetėr rival pėr titull i klubit tė drejtuar nga presidenti Halili ėshtė edhe Vllaznia. Shkodranėt kanė rritur njė futbollist, tė lakmuar edhe nė kampionatet perėndimore, nga ku ai sė fundmi mėsohet se ka oferta. Bėhet fjalė pėr talentin e ri, Gilman Likėn, i cili prej disa javėsh kėrkon leje nga Vllaznia pėr tu provuar nė njėrin nga klubet qė i ka bėrė ofertė. Mėsohet se kontaktet me tė nuk kanė munguar. Por arritja e njė marrėveshjeje ėshtė kushtėzuar edhe nga fakti se futbollisti i ri kėrkon shumė. Pėr momentin nuk ka akord, por shpresat qė situata tė ndryshojė janė tė mėdha. Sigurisht, drejtuesit e Tiranės njė sy e mbajnė hapur edhe nė merkaton e futbollistėve tė huaj. Prej kohėsh janė nė pritje tė stoperit kroat, Stanisha Nikoliē, i cili ėshtė njė futbollist i premtuar nga vetė trajneri Slishkoviē. Nikoliē ėshtė njė njohje e vjetėr e trajnerit kroato-boshnjak, pasi ai e ka stėrvitur vetė atė pėr dy vjet, kur drejtonte njė skuadėr boshnjake. Po ashtu Slishkoviē ka marrė viston pėr tė sjellė te bardheblutė edhe dy futbollistė ballkanas, tė cilėt, me shumė mundėsi, do tė jenė kroatė. Por Slishkioviē kėrkon domosdoshmėrisht njė mesfushor, qė tė jetė nė gjendje tė bėjė ndryshime.
|


|