. .
  20/07/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Basha pėrshėndet takimin Rajs-Sejdiu-Thaēi

Ministria e Punėve tė Jashtme pėrshėndeti takimin e Sekretares Amerikane tė Shtetit, Kondolesa Rajs, me liderėt mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės, Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaēi dhe e konsideron atė si historik. Ky takim ėshtė njė shprehje e qartė e vlerėsimit dhe miratimit tė punės sė institucioneve tė Kosovės, tė progresit tė dukshėm tė saj, nė procesin e kosolidimit tė demokracisė, tė shtetit tė sė drejtės dhe zbatimit rigoroz tė ligjit.

Ministria e Punėve tė Jashtme pėrshėndeti gjithashtu edhe angazhimin konstant tė mikut tė madh tė Republikės sė Kosovės, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė rrugėn e saj drejt lirisė dhe pavarėsisė dhe nė fazėn e ndėrtimit tė shtetit demokratik, me vision tė qartė europian, nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, si dhe pėr ndihmėn financiare, pėrfshirė edhe shumėn prej 400 milionė dollarėsh tė ofruar nė Konferencėn e Donatorėve.

Ky dikaster ndan tė njėjtin vlerėsim me Sekretaren Rajs se udhėheqja e Kosovės ėshtė e aftė dhe e pėrkushtuar dhe pėr tė ardhmen evropiane tė vendit. Kosova e pavarur ėshtė tashmė njė realitet i pakthyeshėm dhe njohja e saj ndėrkombėtare, e pandalshme. Perspektiva e saj, sė bashku me Shqipėrinė, Maqedoninė, Malin e Zi, Serbinė dhe Bosnje -Hercegovinėn, ėshtė nė familjen evropiane e euroatlantike, duke hequr ēdo shpresė tė atyre qė nuk e kanė dashur e as nuk e duan Kosovėn e pavarur, Ballkanin e qetė dhe stabil.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008