. .
  20/07/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Shtypi i Prishtinės

Vizita nė SHBA, kryetitujt e gazetave

Tė gjitha gazetat e djeshme tė Prishtinės kanė pėr titull tė parė vizitėn e delegacionit tė lartė tė Kosovės nė SHBA dhe fjalėt e besimit tė sekretares amerikane tė Shtetit, Kondoleza Rajs se e ardhmja e Kosovės "do tė jetė shumė e shkėlqyer". Shtypi i Prishtinės e vlerėson si "shumė tė rėndėsishme" dhe "historike" vizitėn e udhėheqėsve mė tė lartė tė Kosovės nė SHBA, vendi qė e ka njohur ndėr tė parėt si shtet tė pavarur, dhe i bėn jehonė tė gjerė kėsaj vizite.

Nė komentin e faqes sė parė, nėn titullin "Rrėfimi pėr flamujt", gazeta "Zėri" komenton nė veēanti "njė detaj" - nė sfondin e foltores ku sekretarja e Shtetit, Rajs, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeminstri Hashim Thaēi, iu pėrgjigjėn gazetarėve. "Nė tė dy anėt e flamurit tė Kosovės qėndronte flamuri i SHBA-sė. Edhe simbolikisht, nė kėtė mėnyrė, mund tė kuptohej se kush e mbron mė shumė pavarėsinė e Kosovės, kush ka merita mė tė mėdha qė kemi arritur ku jemi", shkruan gazeta, e cila mė tej shton: "Pa dyshim, kėtu menjėherė duhet shtuar rėndėsia e partneritetit tė SHBA-sė me Evropėn Perėndimore".

"Rajs premton njohje tė reja" ėshtė kryetitulli i gazetės "Koha Ditore", e cila nė veēanti, po nė faqen e parė, nėnvizon fjalėt e sekretares amerikane tė Shtetit: "‘Unė mendoj se e ardhmja e Kosovės do tė jetė shumė e shkėlqyer, sepse ka njė popull tė vendosur, miq tė vendosur dhe qeveri tė vendosur". "Amerikanizim dhe eurointegrim" - ėshtė titulli i komentit nė krye tė ballinės sė gazetės "Kosova Sot", ku vlerėsohet se "takimi me sekretaren amerikane tė Shtetit "i ka paraprirė me sukses shtrėngimit historik tė duarve nė Shtėpinė e Bardhė me presidentin Xhorxh Bush".

"Lidershipi kosovar ka prekur majėn e suksesit diplomatik me kėtė vizitė nė Shtetet e Bashkuara, duke marrė mbėshtetje pėr mėkėmbjen e shtetit", thekson gazeta. "Duke pasur nė krah njė superfuqi si SHBA-ja, qė natyrshėm ka interesat e veta gjeostrategjike nė Kosovė dhe nė rajon, si dhe duke qenė pragmatike nė ndėrtimin e raporteve shtetėrore me Bashkimin Evropian, Kosova mund tė pėrshpejtojė forcimin e saj", thuhet nė koment.

Gazeta "Bota Sot" konstaton se vizita "me tė drejtė ėshtė cilėsuar nga opinioni si vizitė historike" dhe citon sekretaren amerikane tė Shtetit nė fjalėt ku ajo thekson rėndėsinė qė ka fakti se Kosova edhe mė tutje do tė jetė "njė vend i lirė e sovran, qė i prin paqes dhe sigurisė nė Ballkan, rajon e mė gjerė."

"Epoka e Re" thekson nė faqen e parė se "krerėt mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės kanė filluar vizitėn e tyre historike nė SHBA" dhe se nėpėrmjet sekretares sė Shtetit, Rajs, SHBA "konfirmon dhe njė herė mbėshtetjen e fuqishme pėr Kosovėn". Sipas gazetės, "vizita arrin kulmin tė hėnėn, kur delegacioni i lartė shtetėror i Kosovės do tė takohet me presidentin Xhorxh Bush".

"Lajm" shkruan se takimi i udhėheqėsve tė Kosovės me presidenin Bush dhe tre nga zyrtarėt mė tė lartė amerikanė nė Uashington, ėshtė vlerėsuar "historik" dhe "ndėr ngjarjet e rėndėsishme nė historinė mė tė re tė Kosovės pas shpalljes sė pavarėsisė".

"Express" thekson si dy momente shumė tė rėndėsishme premtimin e shefes sė diplomacisė amerikane, Rajs, se "SHBA do tė vazhdojė ta mbėshtesė Kosovėn" dhe pohimin e saj se "pavarėsia nuk mund tė zhbėhet". Gazeta nėnvizon edhe njė detaj, duke cituar sekretaren e Shtetit, Rajs: shefja e zyrės amerikane nė Kosovė, Tina Kaidanov, "do tė jetė ambasadorja e parė e SHBA-sė nė Republikėn e Kosovės".




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008