|
Nesėr, takimi historik me Bush
Pas takimit me Sekretaren Rajs, Presidenti dhe Kryeministri i Kosovės do tė priten edhe nga Presidenti i SHBA
Nesėr, Presidenti dhe Kryeministri i Kosovės do tė priten nė njė takim vėrtet historik dhe shumė domethėnės nga Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi, pas takimit tė dy ditėve mė parė me Sekretaren e Shtetit, Kondolesa Rajs, do tė jenė tė ftuarit e Presidentit Bush, i cili pritet tė theksojė edhe njė herė mbėshtetjen e fuqishme tė shtetit tė tij pėr Kosovėn, si shtetin mė tė ri nė botė.
Mė parė, drejtuesit e lartė tė Kosovės u takuan me Sekretaren Rajs, e cila shprehu angazhimin dhe mbėshtetjen amerikane pėr shtetin e ri. "Kosova ka njė tė ardhme tė ndritur dhe pavarėsinė e saj do ta njohin edhe shtete tė tjera", ka deklaruar ajo.
Me takimin me Sekretaren Rajs, liderėt kosovarė kanė filluar vizitėn e parė zyrtare nė shtetin qė ka pėrkrahur mė shumti lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Por vizita e tyre nė SHBA do tė kulmojė me takimin nė Shtėpinė e Bardhė, me Presidentin amerikan, Xhorxh Bush. Gjatė sė premtes, Sejdiu dhe Thaēi janė pritur edhe nė Departamentin Amerikan tė Mbrojtjes.
"Isha e nderuar tė takohem me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaēi, nė vizitėn e tyre tė parė nė Uashington, si liderė tė njė Kosove tė pavarur", ka thėnė Rajs, nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr media nė Departamentin e Shtetit, ku ishin vendosur edhe flamuj tė Kosovės. "Teksa u fotografuam si delegacion, thashė qė ky ėshtė njė moment historik, dhe me tė vėrtetė ėshtė njė moment historik. Jam shumė e gėzuar qė jam kėtu me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovės sė pavarur", ka theksuar Sekretarja amerikane. Ajo ka pėrgėzuar udhėheqėsit kosovarė "pėr progresin nė Kosovė, nė muajt e parė tė pavarėsisė, pėrfshirė mbrojtjen pėr komunitetin serb dhe zbatimin e Planit tė Ahtisarit".
Sekretarja Rajs ka theksuar qėndrimin amerikan se pavarėsia e Kosovės nuk mund tė zhbėhet, megjithėse ka tė pakėnaqur me lindjen e shtetit tė ri. "Ata qė nuk kanė dėshiruar tė shohin njė Kosovė tė pavarur do ta kuptojnė se do tė ketė dhe ka Kosovė tė pavarur, dhe do tė vazhdojė tė jetė (e pavarur)". Ajo ka thėnė se mbi 40 shtete kanė njohur zyrtarisht Kosovėn, shumica e Bashkimit Evropian, shumica e NATO-s, shumica e Kėshillit tė Sigurimit, por po ashtu edhe shtete tė Azisė dhe Lindjes sė Mesme. "Dhe e di se do tė ketė mė shumė. Ka shtete qė nuk e kanė njohur Kosovėn zyrtarisht, por kanė marrėdhėnie shumė tė mira me Kosovėn, veēanėrisht shtetet nė rajon, shtetet fqinje", ka thėnė ajo.
Pasi ka pėrmendur ndihmėn e SHBA-sė pėr Kosovėn, me mbi njė miliard dollarė ndihma gjatė dekadės sė fundit, dhe me 400 milionė dollarė nė Konferencėn e Donatorėve, diplomatja amerikane ka premtuar se ndihma amerikane nuk do tė mungojė as nė tė ardhmen. "SHBA do tė vazhdojnė tė ndihmojė Kosovėn", ka thėnė Sekretarja Rajs, duke shtuar se Kosova do tė ketė njė mik tė fuqishėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. "E ardhmja e Kosovės do tė jetė shumė e ndritshme. Ka njė popull tė vendosur, njė udhėheqje tė vendosur, dhe ka miq tė vendosur". Rajs ka shprehur besimin se Kosova do tė vazhdojė tė pėrqendrohet nė ndėrtimin e demokracisė shumetnike, nė mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave, nė mbrojtjen e lirisė fetare, nė ndėrtimin e institucioneve qė mund tė sigurojnė mirėqenie ekonomike pėr tė gjithė qytetarėt. "Popullin e Kosovės e pret njė rrugė e gjatė pėr ndėrtimin e shoqėrisė demokratike", ka theksuar Rajs.
Sekretarja amerikane ka porositur Beogradin se SHBA dėshiron tė ketė marrėdhėnie tė mira me lidershipin serb, duke theksuar se "e ardhmja e Serbisė dhe Kosovės ėshtė nė Evropė, nė identitetin e tyre evropian, nė shtėpinė e tyre evropiane, nė zbatimin e reformave tė nevojshme dhe arritjen e stabilitetit pėr tė qenė pjesė e tė ardhmes sė Evropės". Dy liderėt kryesorė tė vendit - Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi - nė fjalėn e tyre nė konferencėn e pėrbashkėt kanė falėnderuar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr ndihmėn e madhe dhėnė Kosovės nė tė gjitha proceset ku ka kaluar vendi. Presidenti ka thėnė se roli i SHBA-sė ka qenė vendimtar nė arritjen e lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa Kryeministri ka thėnė se kosovarėt pėrulen pėrpara qeverisė dhe popullit amerikan.
|


|