|
Kapllani, rekord golash nė miqėsore
Forma e mirė e Edmond Kapllanit nė kėtė fillim sezoni konfirmohet nga golat qė sulmuesi shqiptar ka shėnuar nė miqėsoret e luajtura deri mė tani me Karlsruhen. Nė gjashtė ndeshje miqėsore skuadra nga Baden-Baden ka realizuar 51 rrjeta, dhjetė prej tė cilave mbajnė firmėn e lojtarit tė Kombėtares shqiptare. Goli mė i fundit ishte ai i sė mėrkurės, nė sfidėn me amatorėt e Kupenheimit, ku nė tė 21-ėn shėnoi golin e parė nė fitoren 6-1, megjithatė gjashtė minuta mė pas Kapllani u duk i nervozuar dhe u ndėshkua me karton tė kuq. Moment tė mirė po kalon edhe Ervin Skela, i cili shėnoi dy gola nė fitoren 3-0 qė Energie Kotbus arriti pėrballė skuadrės sė Kategorisė sė Parė ēeke, FK Jablonec. Loja e fantazistit vlonjat u vlerėsua mbi tė gjitha pėr veprimet e bukura nė fushė dhe formėn e jashtėzakonshme nė kėtė fillim sezoni. Tė premten Kotbus do tė ndeshet me Erzgebirge Aue nga Bundesliga 2, klub ku militon sulmuesi shqiptar Skerdilajd Curri. Ndėrkohė, dje skuadra e Premiershipit, Uest Hem, ka anonēuar blerjen e parė tė madhe tė verės: Valon Behrami. 23-vjeēari qė luan me kombėtaren zvicerane ka pranuar termat personale me drejtuesit e klubit. Tashmė mbetet gjetja e marrėveshjes me Lacion: italianėt pretendojnė afro 5 milionė euro pėr kartonin e Behramit, ndėrsa Uest Hem shpreson tė paguajė 2,5 milionė.
|


|